Albspirit

Media/News/Publishing

Xaki Asllani: Mërgimtarë, mirë se vini në Kosovë!

Departamenti i Diasporës së Institutit të Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare i mirëpret mërgimtarët tanë me gëzim të madh.

Bërja e gjithë asaj rruge me shumë vështirësi dhe në kohë pandemie tregon afërsinë me vendlindjen dhe familjet tuaja. Kjo thotë shumë. Mërgimtarët janë infuzioni i lirisë së Kosovës, burim i rëndësishëm i mirëqenies së atdheut të tyre dhe janë një instrument i rëndësishëm i Kosovës në arritjen e objektivave të saj në arenën ndërkombëtare!

Kosova është atdheu i tyre, nuk ka mandat askush të na përçajë, të gjithë kemi mandat të shërbejmë, të jemi sa më të bashkuar me mërgatën tonë!

Mirë se vini mërgimtarë të respektuar në atdheun tuaj, Kosovë!

Xaki Asllani, Drejtoreshë e Departamentit të Diasporës së Institutit të Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Please follow and like us: