Ibrahim Emiri: In memoriam, Odhise Paskali!
117 vjet më parë, më 22 dhjetor 1903, lindi në Përmet skulptori i popullit Odhise Paskali.
Ai mund të cilësohet si themeluesi i skulpturës shqiptare, si dhe një nga personalitetet më të rëndësishem të artit shqiptar.
Skulptori i Popullit është i njohur për rreth 600 vepra në skulpturë, gjithashtu edhe në fushën e publicistikës, në estetikë dhe kritikë arti. Për të gjithë ata që e kanë vlerësuar, vepra e tij mbetet një shkollë e vërtetë arti.
Në vitin 1969, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë, unë projektova e punova për realizimin e ‘Varrezave të Dëshmorëve’, kurse në vitin 1974 punova për realizimin e monumentit të ‘Kongresit në Përmet’.
Pata nderin e fatin e veçantë të bashkëpunoj me skulptorin e popullit Odhise Paskali për harmonizimin e veprës së tij skulpturore “Ndihma e shokut” me obeliskun simbolik në ‘Varrezat e Dëshmorëve’, si dhe për monumentin e ‘Kongresit të Përmetit’.
Odhise Paskali, skulptori që skaliti historinë e shqiptarëve