Albspirit

Media/News/Publishing

Izet SHEHU: LËRJA KOHËS…

Lërja erës… lërja kohës,
Mbase i shërojnë plagët.
Përmes ngricës, përmes llohës
Ndjekim shkëlqimin e largët.
Mbase shpëtojmë nga kthetrat.
Që na sulen or’ e çast.
Na u thyen zemrat, eshtrat
Ndrydhur, strukur në kafaz.
Lërja erës… lërja kohës,
Mbase i nxjerrin në shesh,
Ligësitë, kurthet e botës,
Që molepsen midis nesh.
Please follow and like us: