Trump kopjon politikanët shqiptarë: Nuk largohem nga Shtëpia e Bardhë!
Presidenti në detyrë Donald Trump duket se kopjon politikanët shqiptarë duke thënë se nuk do të largohet nga pallati presidencial. Sic dihet politikanët shqiptarë janë të vetmit në Ballkan që po e zunë një vend deputeti, ministri apo anëtar kryesie e lëshojnë atë vetëm kur vdesin.
Lajmi është publikuar nga CNN duke cituar burime pranë presidentit në largim që tregojnë se si pjesa më e madhe e këshilltareve zyrtarë janë shumë të shqetësuar për lëvizjet e tij të ardhshme.
Në rrjetet sociale, Facebook më shumë se 60 mijë persona u shprehën se do të marrin pjesë në eventin “Donald Trump, ceremonia e dytë e inaugurimit”. Organizatorët e kësaj ceremonie alternative prezantohen si një grup prej 350 mijë njerëzish të zakonshëm të cilët tregojnë mbështetje për presidentin Trump.
Ceremonia në fjalë është parashikuar në mesditën e 20 janarit, kur do të betohet Biden