Ilir Levonja: Çudi më vete ne shqiptarët
Sot shqiptarët janë plot mllef karshi një performance në festivalin e këngës në televizionin shqitar. Po sillen në atë farë feje sa të krijohet përshtypja sikur nuk kanë parë kurrë llokume me sy. Në fakt nuk është kjo. Se, janë më shumë nga ajo që hiqen, kanë e parë e shohin ditë e natë. Janë më pak shenjtorë nga ajo çfarë tregohen. I njohin njëri-tjetrit ato që nuk duken, por indinjohen nga ato që shohin. Eshtë një absurditet ashti ynë. Habiten edhe për faktin se e konsiderojnë televizionin shqiptar, si kombëtar. Por vetëm e konsiderojnë, se numrin rendor janë kanë harruar. Dhe megjithëse e konsiderojnë të tillë, nuk e shikojnë fare. Shikojnë privatet. Madje kombëtarin e kanë varrosur për së gjalli. Ta thonë sysh, kush po e shikon TVSH-në. Madje TVSH-në e dikurshme e kanë zëvendësuar me tvsh taksë. (Taksa, tatimi mbi vlerën e shtuar). Dhe ajo që është më banalja, festivalin vjetor të këngës, e konsiderojnë zhele. Ca për ideologjinë e djeshme, ca për hatërmbetjet, ca për mungesën e kulturës në raport me brezat. Ca për shijet globale dhe suksesin e kërkuar në skenat e huaja. Madje mund të thuash pa frikë se, shqiptarët më shumë ndjekin Sanremon e Italisë se Festivalin Kmbëtar të Këngës në RTSH. Shqiptarët ndjekin më shumë Këngën Magjike, se sa atë në RTSH, si festivali tradicional i shqiptarëve për më shumë se gjysmë shekulli.
Pra është një indinjatë e kot, një indinjatë bajate për faktin se RTSH-së ia kemi bërë të gjithë në kokë. Cilado parti që vjen e ka dashnore. Dhe më e neveritshmja është se kushdo gjoja intelektual që vjen në krye, me gjoja kulturën e integrimit, ja lëron nënën RTSH-së, mallkuar tradita, i lëpijnë koqet e shefit në qeveri se i dha punë. Po mund të përfitojnë edhe ndonjë fond nga i cili edhe bëjnë gjoja punë, por nxjerrin edhe ndonjë lekë. Bota e përqindjeve është magji më vete. Të gjen agu i herët me vilë në Golem a gjirin e Lalzit. Të kesh bindje politike nuk është krim, krim është bësh si do shefi në krye. Dhe të argumentosh me gjoja kulturë për të drejtën e fortë të shefit për të bërë krime. Pavarësisht statutit tënd, të institucionit apo Kushtetutës së vendit. Por edhe ashtit të intelektualit. Dhe Shqipëria e gjorë i ka me shumicë intelektualët e tillë. RTSH-ja nuk ka faj, po e mbysni. Do vëmendje. Nuk mbahen festivalet kombëtare ndryshe. Nuk justifikohen pagat e vogla në raport me ato në Klan apo Top Channel. E sa të tjerë që të shqyejnë. Nuk mbahen lajmet me lukun e Dhimitër Gjokës. Mos bëni sikur u turpëruat. Se jo të gjithë e keni ndjekur festivalin. Po ta kishit ndjekur do kishit reaguar me kohë. Kanë vdekur institucionet kombëtare. Sot komb për ju janë veç Berisha, Rama, Meta, Basha dhe një zhigolo ekranesh si lali Eri. Po ta donit kombin nuk e shembnit Teatrin Kombëtar. E ruanit, e ndërtonit dikur tjetër një të ri. E ruanit për t’i ruajtur kujtimin korifeut shqiptar, ta zëmë Sul Pitarkës a Drita Pelingut. Por nuk e bëtë. Kështu që, nuk u ka faj RTSH. Do vëmendje. Madje për më tepër që shefi është i zëmeruar me Europën, që nuk i sjell vaksinën, me botën, me Kosovën. As ajo këngëtarja. Më mirë shikoni llokumen e saj se sa gojën e Taulantit. Ja keni bërë RTSH-së në kokë, tani ju tmerron lakuriqësia e një këngëtareje. U doli Edi Rama cullak dhe nuk u tmerruat, madje e bëtë kryeministër. Ju del një këngëtare dhe vetëm e pështyni.
Çudi më vete ne shqiptarët.
Please follow and like us: