Një sqarim për popullin që nuk kupton plotësisht ngërçet në sistemin e drejtësise dhe Gjykatat Shqiptare
Xhoi Jakaj
Nuk është formuar Gjykata Kushtetuese pasi duhen 9 antarë jo 6 antarë. Me 6 antarë nuk merren dot vendime, me këtë numër askund në botë nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sepse me 6 antarë nuk bëhet kuorumi i nevojshëm për vendime gjykate. Edhe këta antarë janë politikë, sepse i ka zgjedhur Parlamenti, i cili është me 120 deputetë, po në shkelje të ligjit e nuk janë aspak të paanshëm për të marrë vendime të drejta.
Gjithçka është e pabalancuar për të dhënë vendime të drejta e për ta vënë para drejtësisë shtetin kur shkel ligjet që në fakt po e bën për ditë e më shumë.
Në një bisedë me një gjyqtar klasi dhe të pakorruptuar asnjëherë në sistemin e drejtësise sepse jeton në nje pallat të thjeshtë si ne pedagogët e njerëzit rrogëtarë të këtij vendi, më rrefeu këto ditë me dhimbje, që sistemi i drejtësisë në gjithë historinë e saj, nuk ka qenë në një pikë më kritike, gjykatat janē pa gjyqtare sepse u larguan me veting, ndërkohë që janë dhjetra e mijra magjistratë të diplomuar pa punë që nuk i pranojnë në sistem me pretekste të ndryshme; dosjet me vite jane kapicë në dollapet e gjykatave të mbledhura e të pa shqyrtuara, në gjykatat e rretheve ka amulli, vonesa, pengesa dhe shumë korrupsion. Tani e gëzofshi Gjykatën Kushtetuese që u triumbetua si fitore Drejtësia lëngon e nuk ka gjyqtarë në gjykata për ta vënë atë vend edhe sikur të jetë i gjithë sistemi korrekt!