Albspirit

Media/News/Publishing

Kina vë në zbatim Diellin e vet artificial

Kina ka ndezur “Diellin” e saj artificial, raportoi të premten media shtetërore kineze. Ky veprim shënon fillimin e një kronologjie, që Kina shpreson të jetë e ngjashme me atë të planifikuar nga projekti global i Reaktori Eksperimental Termonuklear Ndërkombëtar (ITER).

Tokamaku HL-2M, është një projekt i përsëritur që nga viti 2006, por aktivizimi i djeshëm përfaqëson rrugëtimin e ekipit eksperimental drejt krijimit të super-përcjellësit Tokamak (EAST) dhe realizimit të reaksioneve të vërteta të shkrirjes, si ato që ndodhin aktualisht brenda Diellit të sistemit tonë planetar.

Në vitin 2018, EAST bëri xhiron e botës kur tokamak arriti temperaturën 180 milion gradë. Në 2019, EAST e përmirësoi më tej pajisjen, dhe njoftoi planet për të dyfishuar atë temperaturë në vitin 2020, duke e çuar temperaturën kryesore të funksionimit të tokamakut në 360 milion gradë.

Kjo gjë nuk ka ndodhur ende, dhe Covid-19 ka ndikuar në të gjithë përparimin shkencor të botës këtë vit. Ashtu si shumë nga eksperimentet me tokamak në botë, EAST ka arritur edhe më parë shkrirjen në temperatura të larta. Brenda përmbajtjes të një tokamaku, plazma e nxehtë në Diellin artificial vërtitet në një rreth, që mbahet i fiksuar nga elektromagnetët me super-ftohje.

Kjo fushë magnetike, është e vetmja gjë që lundron midis plazmës 360 milionë gradëshe dhe një tufe materialesh të prodhuara nga njerëzit, që padyshim nuk mund ta përballonin dot atë temperaturë. Plazma që prodhohet nga shkatërrimi i bërthamave të ndryshme, i shkrin në vend se t‘i ndajë ato.

Please follow and like us: