Albspirit

Media/News/Publishing

Polici lë radion ndezur kur bënte akt intim, pritet reagimi i konspiracionistëve shqiptarë

Një zëvendës Sherif në Los Angeles të SHBA-se ka pësuar një incident gjatë orës së punës. Ai kishte harruar radion ndezur ndërkohë që ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua. Sipas New York Post, gjithçka u dëgjua live nga kolegët e tij. Menjëherë pasi u dëgjuan zërat, operatorja e stacionit të policisë i tërhoqi vëmendjen sherifit të policisë, por ai nuk e dëgjoi pasi ishte i zënë. Regjistrimi ka qarkulluar fillimisht mes kolegëve, por më pas është shpërndarë edhe në media. Pritet reagimi nga konspiracionistët e shkarë që e lidhin këtë ngjarje me masonerinë, shoqëritë e fshehta që drejtojnë botën dhe marrëzira të tjera.

Please follow and like us: