Vargje poetike nga Altin Sh. Kajtazi
Sy
Dua t’flas
t’bërtas
arsyeja është e fortë
pasha këta dy sy!
Për fjalën e dhënë jetoj verbërisht
diell nuk shoh, e miqtë nuk i lëshoj!
Klithi
jam njeri
sytë s’mund t’i çel, po shoh brendësi
buzëqeshi symbyllazi
n’zemër veç bardhësi!
Sot nuk shoh,
por do të shoh në përjetësi!
Mblidhe mendjen, padron!
Tërbohem si një qen i çartun
t’kafshoj pa mëshirë kur m’kërcënohesh
mblidhe mendjen, padron
çdo qenie mbi këtë dhe mbrohet më kthetra:
këmbë për këmbë e dhëmbë për dhëmbë.
Po, për fundin, pse t’vijë çudi
si mendon padron: ti t’lëpihesh, e unë t’marrë lakimi
mblidhe mendjen, padron
edhe unë jam njeri,
por i kënaqur me fatin tim
kur shoh përmbysjen tënde.
S’është për t’u habitur e as për t’u çuditur
të ligjtë thonë kanë shpirt t’gjorë
mblidhe mendjen, padron
asgjë mbi dhe s’qëndron përgjithmonë
veç veprave t’mira hyjnishumë ndriçojnë.
Please follow and like us: