Natasha Lako: Zbërthim në fund viti
Zbërthehet ndonjëherë bota,
Zbërthehet ndonjëherë viti,
Ndodh.
Po njeriu nuk e ka të lehtë shfaqjen,
E të papyetshmëve fytyra,
Që enden gjithandej,
Si të duan të fshehin maskat.
Ishte një kohë që ishte një vit,
Që edhe zhveshjen e trupit e vuri në ferr,
Ku edhe lamtumirat janë të papërqafuara,
Dhe çfarë mund të jetë bota më e përbindshme,
Se sa të jetojë me puthjet e braktisura.
Gjithnjë ndodh kjo në luftë, por jo më përtej,
Luleve që çelin në zemër si dritë semaforësh,
Ndodh, ndodh edhe kjo, po përse ta them,
E lakuriqtë është bota dhe më e bukur kur e pyes,
Me kë po bën dashuri ti, moj zemër?!
29 dhjetor 2020.
Please follow and like us: