Xhoi Jakaj: Disa këshilla të thjeshta, por shumë të vlefshme në ditët e fundit të një viti të vështirë!
1-Mos uroni askënd me gife, pemë, ushqime, lule, në rrjete sociale e as në telefon, por përdorni fjalën, atë fjalë ose fjali të thjeshtë që të del nga kujtesa jote dhe shpirti yt, jo të gatshme nga interneti, fjala qoftë dhe shumë e shkurtër jep emocion dhe u tregon miqve ose të afërmve se ke shpenzuar për ata 30 sekonda kohë e vemendje; kjo i gëzon më tepër, ju siguroj!
2-Dhuro diçka një të varfëri, ose të pamunduri fizikisht, gjeje kohën, mos mbush shtëpinë tënde me ushqime të tepërta, ndaj ato sepse ky është veprimi më pozitiv që mund të bësh këtë fundvit, zgjidh hallin e një personi se kjo të mbush shpirtin edhe ty!
3-Ndaj dhurata brenda rrethit tënd të ngushtë, të thjeshta, por me dedikim, një bllok me stilolaps, një libër, një kornizë për një foto, një pikturë që mbetet sepse kanë më tepër vlerë se asgjë në këtë vit të vështirë!
4- Mos harro, nëse je jashtë vendit tënd të kujtosh prindërit me një ndihmë financiare që të kalojnë festat sepse pensioni nuk mjafton asnjëherë, shto këtë vit edhe vitaminat, medikamentet, antibiotikët që ishin të domosdoshëm për shkak të pandemisë e cila jo pak e ka vështirësuar jetën e tyre?
5-Dhuro dashuri, fjala e mirë e shkruajtur në një kartolinë ose e thënë bukur në formën tënde nuk kushton asgjë, por lumturon shumë…
Gëzuar…
Shëndet e qetësi për 2021!
Endrro dhe shpreso vazhdimisht, kjo e bën jetën tuaj më intersante!