Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Lërmi sytë…

 
Lërmi sytë, tek më shohin kështu
Tërë dritë, tërë yje, tërë “mos më lër”.
Por unë do të rri, ta dish,
Si s’kam ndeenjur askund.
Vdekshmërinë time do ta masin lotët e tu
E përjetësinë time lumturia jote do e masë –
Po ashtu
Si shtrati i djersitur i netëve,
Si dritat e pemëve varur mbi pasqyrë,
Si shtrati i ngrohtë i mëngjeseve
Ku shiu shkrihet dritareve prej rrezesh dielli
E diell kthehet kraharori im
Plot fytyrën e të qeshurën tënde.
Aty mbi diell shtrihesh ti
I bukur e plot jetë
Sa frymën ma merr e qindrafish ma kthen.
Ka shijen e paqes çdo grimë e jotja,
Shijen e çajit të zi e të nxehtë
E plot biskota vanilje goja – aty –
Me sytë poshtë mjekrës më fle
Sy plot forcë e shkëlqim me jetë.
Lërmi sytë, tek më shohin kështu
Unë jam e tëra në ty.
Please follow and like us: