Albspirit

Media/News/Publishing

Popullore nga Çamëria: Dolla ditën e Shëmitrit…

Dolla ditën e Shëmitrit:
në divan të Arvanitit,
pashë një radhë me vajza.
Njera qe thëllëzë mali,
që më doq, si djek behari,
theretiu e allonari.
Atë thëllëzë manare,
dua që ta kern për fare,
t’i bij jelek me çapare.
Çapare të sgetullës,
të keqen e vetullës,
dhe të sive që shajtojnë!
Pa dil pak, o moj shqiponjë,
të potisç vasilikonë!
Tej penxheres përmbi udhë,
piva dhe s’u ngopa ujë!
Ç’t’u them sot u fukaraja?
Po më djek, shokë, sevdaja,
brenda, mu në funt të shpirtit,
për vajzën e Arvanitit,
q’atë ditën e shëmitrit.
Gravë – Gumenicë
(Këngë Popullore nga Çamëria)
Në foto: arvanitsja Irini Lelekou/ Irene Papas me kostumin e vajzës arvanitase.
Please follow and like us: