Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta kantautori Kujtim Prodani, mesazhi i ndjerë i këngëtares Myfarete Laze

Humb betejën me Covid-19, kantautori i njohur shqiptar, Kujtim Prodani. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spital, si pasojë e komplikacioneve nga Covid-19. Lajmin se ndodhej i shtruar në spital i prekur nga koronavirusi, Prodani e dha vetë, ndërsa postoi në rrjete sociale foto nga shtrati i spitalit me maskë oksigjeni, ndërsa e konsideronte virusin, një flamë të keqe, ‘flamë’ e cila i mori jetën. Mes lotësh në një komunikim me News24, këngëtarja Myfarete Laze tha se nuk e besonte dot humbjen e kantautorit të njohur, Kujtim Prodanit, të cilin u shpreh se e njihte që fëmijë, kur bashkëpunonte me babain e tij. Laze thotë se ai ishte një artist i vërtetë që nuk bënte kurrë kompromis me antivlerat. “Nuk e imagjinoj dot me atë vullnet, me atë kurajo që kishte për jetën. E kam njohu që kur bashkëpunoja me babain e tij. Ishte tamam qytetar, artist edhe në shpirt. I besueshëm, vizionar, e kapte momentin. Jepte mesazhe për jetën. Nuk i pranonte antivlerat. Nuk ma mori mendja që do ndodhte kjo. I kam shkruajtur por s’mora përgjigje. Sot më dhëmbi shumë ky lajm…”,- thotë ajo mes lotësh.

Please follow and like us: