Biden certifikohet si fitues i zgjedhjeve presidenciale
Joe Biden është zyrtarisht i certifikuar nga Kongresi i SHBA si fitues i zgjedhjeve presidenciale. Pritet që Biden, më 20 janar të 2021, në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë të betohet si Presidenti i ri i SHBA. Duket se gjithë protesta e djeshme e dhunshme që shkaktoi plot 4 viktima, 14 efektivë të plagosur dhe 52 të arrestuar nga mbështetësit e Trump vetëm sa shtyu me disa orë verdiktin final. Madje demokratët e Biden tashmë për herë të parë nga 2009 do të kenë në dorë Senatin, Kongresin dhe Presidentin në Shtëpinë e Bardhë. Gjithsesi Trump dje deklaroi se nuk do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve pasi ato u manipuluan dhe vodhën.
Please follow and like us: