Albspirit

Media/News/Publishing

Donila PIPA: PROBLEMET JANË MIQTE TANË, SI NJË EKSPERIENCË JETE!

 

Problemet jane miqtë tanë, ku ne rritemi, mësojmë, biem dhe nuk harrojmë të ngrihemi përsëri!

Ndonjëherë e nisim ditën me një buzeqeshje, duke i menduar situatat e jetës sonë, si një mësim dhe ndonjeherë dhe një vesh  i përveshur, por tani jemi të rritur dhe veshin ia tërheqim vetes, jo si bënin prindërit ndonjeherë me ne, kur ishim të vegjël dhe bënim ndonjë gabim.

Ndonjëherë, në ato ditë me shi të shpirtit tonë, problemet na duken si armiqtë tanë, të betuar që nuk do t’i falim për eksperiencat e  këqija që na dhanë, çdo ditë, në çdo situatë apo nga ata që na rrethojnë, apo që kemi besuar verbërisht.

Ndodh ndonjëherë që i  vetmi problem jemi ne, pasi besuam shumë tek të tjerët, sa harruam sa shumë vlejmë, që jemi gjëja më e rëndësishme që kemi në këtë botë, një shpirt me ndjenja të pastra dhe të vërteta

Harrojmë e ndonjëherë, që çdo gjë shitet dhe blihet në këtë botë, për interesa, për para, për egon e pushtetit, apo…

Por, gjithmonë duhet të kuptojmë që pa u rrëzuar, pa mësuar, nuk mund të rritemi, pasi në çdo situatë ne jemi si ai fëmija, që bie, qan, rrëzohet, vritet, por përsëri qesh dhe ecën përpara!

Problemet janë si miqtë tanë, disa mbeten mësime jete, disa janë për një çast shuplakë, disa janë si fotot e një albumi, që mbeten në memorie… dhe përsëri në çdo situate JEMI NE, ne si një qënie njerëzore që rritet duke mësuar dhe besuar tek e ardhmja dhe vetvetja!

 

3.1. 2021

 

Please follow and like us: