Albspirit

Media/News/Publishing

Laura Skënderas: Jemi të huaj…

Ne jemi të huaj në kalldrëme,
asgjë më shumë, asgjë më pak.
Në rrugë i japim përshëndetjet,
dy hapa afër, dy shekuj larg.
Ne jemi të njohur bulevardit,
asgjë më shumë, asgjë më pak.
Paçka se ti je dielli im,
e unë Hëna që i vjen qark.
Ne jemi miq në udhë të gjata,
asgjë më shumë e as më pak.
Tetoreve ndodh të ndajmë një çadër
edhe një stol parkut vjeshtak.
Ne jemi dy në ditë të ftohta,
kur perëndimi qiellin përflak.
Një përqafim dhe njëmijë puthje,
asgjë më shumë, asgjë më pak.
Please follow and like us: