Albspirit

Media/News/Publishing

122 ushtarë shqiptarë të vrarë në APJ-jugosllave, në periudhën 1981-1990

Të gjithë jemi në dijeni se në Kosovë ka ndodhur gjenocid, këtë e ka bërë Serbia. (Turpin e ish ushtrisë Jugosllave dhe eprorëve serbe, për skenimin e vrasjeve të ushtarëve shqiptare dhe gjenocidit ndaj tyre, nuk mund ta lajë as Danubi). Me themelimin e gjykatës speciale, Kosova duhet uregjentisht të shtroj padi ndaj ish ushtrisë jugosllave, gjegjësisht shtetit Serb dhe eprorëve të saj, për 122 ushtarë shqiptarë të vrarë në APJ/Jugosllave, në periudhën 1981/1990.

Tani, si President i këtij vendi, z. THaçi, duhet trajnuar të gjithë mësojë qytetarët e Kosovës dhe në ato katër letrat e juaja, nuk përmendet gjenocidi ndaj 122 ushtarëve shqiptarë të vrarë në APJ-Jugosllave, në në periudhën 1981-1990.

Oficirat serbë në emër të ish- APJ-së, vranë dhe masakruan 122 ushtarë shqiptarë të periudhave që cekëm më lartë, pasi kishin pushtuar në numër oficerësh serbë, APJ-në dhe e kishin kapur në dorë gjithë ushtrinë, kuptohet edhe me ndihmën e Rusisë, u sollën në arkivole 122 ushtarë shqiptarë familjeve të tyre në Kosovë, të gjithë të ekzekutuar nga oficer serbë dhe shumica nga këta në territorin e Serbisë.

Tani dëshmi ke, fakte po, bile edhe me kufoma, tani vepro, z.President..

Emrat e të vrarëve në APJ-periudha 1981-1990

1. Asllan Ukë Gashi, lindur në Suharekë më 17. 09. 1969. Rekrut në APJ më 12 shkrut 1980, në VP nr. 1266/20, Vipavë, Slloveni. Transfer më 3 korrik 1980 në VP nr. 2950, në Snezhanë. U vra më 9. 11. 1981. Arsyetimi: Ka bërë vetvrasje!

 2. Agron Haxhi Ferizi, u lind më 1957 në Deçan. U mobilizua në Ushtrinë Jugosllave më 6 janar 1984 në Novi Sad. Më vonë e transferojnë në Baçka Topollë, ku vritet më 25 gusht 1984. Arsyetimi: Ka bërë vetvrasje!

3. Aziz Sadik Kelmendi u lind më 15 janar 1967 në Kraçicë të Lipjanit. Më 1986 mobilizohet në Ushtrinë Jugosllave në Leskovc të Serbisë. Emri i Aziz Kelmendit lidhet me inskenimin e Masakrës së Paraqinit të bërë nga sigurimi Jugosllav, në shenjë të krijimtit të urrejtjes mes popujve të federatës jugosllave kundër popullit shqiptar. Për Azizin u tha se ditën e fundit të lirimit nga armata kishte vrarë dhe plagosur disa ushtarë të nacionaliteteve të ndryshme. Megjithëse dhoma ishte plotë nuk doli asnjë dëshmitarë, prandaj u akuzua Azizi dhe u vra pas shpine në të njëjtën ditë më 3 shtartor 1987 jashtë kazerme.

4. Abedin Sahit Krasniqi, u lind në Bardh të Madh të Fushë Kosovës më 1970. Më 15 qershor 1991 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Manastir të Maqedonisë. Më 14 shtator 1991 e dërgojnë në VP 13-18/6 në Knin të Kroacisë. Abedinin e dërgojnë në logoret e luftës, por pasi ai nuk ishte i sigurtë që të dërgohej në fronte sepse nuk pranonte të shkonte u vra nga Radolub Danoviç, i biri i komandantit të garnizonit të Shkupit Aleksandër Danoviç, më 11.02. 1992. Në shtëpi ju thanë se është vrarë në frontin e luftës kroate.

5. Agim Salih Gllareva u lind më 7 korrik 1971 në Vërbovc të Glogovcit. Në Armatën Jugosllave shkon më 1990 në Kërçovë të Maqedonisë. Prej këtu e transferojnë në Dvor në Uni të Kroacisë. Aty vritet më 14 tetor 1991. Nuk ka shënime. U vra në luftë.

6. Besim Xhemë Bajraktari u lind më 1958 në Junik të Deçanit. Më 1980 mobilizohet në Kazermën e Bihaçit (Bosnje e Hercegovinë). Më 5 gusht 1981 pranë Aeroportit të Ri të Banjallukës e vrasin eprorët e tij. Familjes së tij iu tha se ishte vrarë në një aksident komunikacioni, por pas hapjes së arkivolit u pa se trupi i tij ishte i mbushur me plumba automatiku.

7. Fadil Selim Berdynaj lindi më 1973 në Radavc të Pejës. Më 7 maj 1985 mobilizohet në Armatën Jugosllave në Prilep të Maqedonisë. Më 23 qershor 1985, nga presioni psikik e fizik, thuhej se Fadili bëri vetvrasje, por fjala ishte për një vrasje me dhunë, sepse nuk kishte shenja të tjera.

8. Jetullah Haxhi Desku u lind më 15. 05. 1970 në Siçevë të Klinës. Më 18 mars 1990 mobilizohet në ushtrinë jugosllave VP 5920/12D të Suboticës (Vojvodinë). Pas dy muajve vritet në Kazermën “14 vojvigjanska divizija”, më 18 maj 1990.

9. Nazmi Abdullah Muja lindi më 25 maj 1962 në Gradicë të Gllogovcit. Në Armatën Jugosllave shkoi në shtator 1981, në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, VP 7394/15. Më 25 maj 1982 oficerët e KOS-it e hodhën nga kati i tretë dhe thanë se bëri vetvrasje. Vrasës të tij ishin oficerët: Kapiteni Ante Allajbeg (VP 73-94 Mostar), nënkolonel Simeon Tumanoviç (VP 3945 Sarajevë), dhe nënkolonel Aleksandër Vasilieviç (VP 945 Sarajevë).

10. Raif Adem Isufi u lind më 5 maj 1960 në Kotorr të Skënderajt. Në tetor të vitit 1986 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Bileçe të Bosnje Hercegovinës. U aktivizua komandant reparti në Bohinjsko Bello të Sllovenisë. Më 5.12. 1987 në ora 22 e njoftojnë se gjoja ushtarët shqiptar në Kazermën e Bohinjsko Bello po rrahen me ushtarët tjerë. Raifi gjendej në kazermën e Bledit. E urdhërojnë të shkoj atje por veturë nuk i japin. Niset këmbë me dy shokë të tjerë. Rrugës e sulmojnë me një xhip ushtarak dhe e mbysin ndërsa plagosin rënd një ushtar tjetër nga Koshutova e Mitrovicës, i cili mbetet invalid i përjetshëm dhe me plagë më të lehta ushtari nga Presheva.

11. Shaban Sadik Prushi u lind më 1961 në Prush të Gjakovës. Në ushtrinë jugosllave u mobilizua në postkomandën e Garnizonit të banjallukës, VP 6372/3. Në vitin 1981 u soll i masakruar nga ushtria dhe u varros pa dhënë asnjë informat për familjen.

12. Osman Hajdar Ismajli lindi më 20 gusht 1968 në Gërbavc të Medvegjës. Në armatën Jugosllave në kazermën “Marshali Tito” në Titograd të Malit të Zi. Më 8 korrik 1988 u gjet i masakruar në lumin Moraça. U tha se kishte bër vetvrasje!

13. Setar Mustafë Ramadani u lind më 1972 në Osek Hilë të Gjakovës. Më 1991 u mobilizua në Armatën Jugosllave, të cilin e dërguan në frontin e luftës serbo-kroate. Nga mbrapashpina u vra më 1 shtator 1991 në Trebinje të Kroacisë, “sepse nuk kishte zbatuar urdhërat serbe”!

14. Yzeir Rrustem Sadiku u lind në fshatin Rahovicë të Preshevës më 25 janar 1957. Në vitin 1981 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, garnizoni “Lora” të Splitit. Më 12 prill 1982, sipas një informate të tërthortë të oficerit Franjo Tot, oficeri i lartë i shërbimit ushtarak Frane Dobravqiç e ka thirrur Izeirin në raport dhe e ka hedhur nga kati i tretë, ku ka pësuar lëndime për vdekje.

15. Haki Rexhep Shatri, u lind më 9.07.1958 në Tomoc të Istogut. Më 2 shkurt 1985 mobilizohet në Armatën Jugosllave. Ishte stomatolog në VP 2667/9 të Novi Sadit. Pastaj e transferojnë në Garnizonin Ushatrak të Sarajevës. Ditën e fundit të shërbimit e vrasin në pabesi. U tha se bëri vetvrasje në gjendje të rënd nervore!

16. Hamit Jahë Haxhiu u lind më 1. 5. 1957 në Batushë të Gjakovës. Ishte kapiten i klasit të parë në Garnizonin e Nishit. Më 1.2.1990 një ekspeditë tankiste nga Nishi pa pjesëmarrjen e Hamitit ishte hyrë në Podujevë dhe kishte vrarë një qytetar para shtëpisë (Fadil Tallën). Në shenjë aktiviteti për të mbuluar reagimin e mëvonshëm të Hamitit, atë e helmojnë dhe vdes më 22 qershor 1990.

17. Ejup Fejzë Sahiti u lind më 2.2. 1961 në Papaz të Ferizait. Më 1984 mobilizohet në shërbimin ushtarak në Valevë të Serbisë VP 2666. Disa ditë pa mbaruar ushtrinë, me të marrë rrobet civile vritet. Nuk kishte asnjë shpjegim nga ushtria. Edhe gjyqi ushtarak u mbajt por nuk u dhanë informacione për familjen.

18. Rasim Ramadan Zeka lindi më 1.5.1961 në Metërgofc të Podujevës. Më 4 nëntor 1981 mobilizohet në Garnizonin e Komandës Ushtarake të Sinjit (Kroaci), në VP 2427/12. Më parë familja kishte informata se ai po torturohej nga sigurimi ushtarak dhe shkojnë ta vizitojnë por nuk u lejohet. Në natën në mes të 6 dhe 7 prillit 1982 ushtarakët Kapiteni Filipoviç, koloneli Zdravko Barac, majori Janko Janko Milobratiq dhe kapiteni Ivan Kovaqeviç e varën në kabllon e rrymës në kuzhinën e kazermës.

19. Xhavit Alush Berisha u lind më 16. 11. 1967 në Prugovc të Prishtinës. Më 17 shtator 1989 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, në Sombor të Kroacisë, VP 3065/4-3. Vetëm dy muaj më vonë e dërgojnë në klinikën ushtarake të Beoradit. Më 12.12.1989 vdes dhe dërgohet pa asnjë shënim për varrim. U helmua.

20. Sami Daut Shabani u lind më 21..1961 në Zaskok të Ferizajit. Në maj të vitit 1985 shkon ushtar në Kazermën ushtarake të Koprivnicës (Kroaci), VP 3790/42. Më 9 janar 1986 vritet pas shpine. U varros pa asnjë dëshmi dhe nën mbikqyrje ushtarake.

21. Ismet Muharrem Bojku lindi më 3 prill 1962 në Gjakovë. Jetonte në Deçan. Më 8 tetor 1981 e dërgojnë urgjentisht në shërbim në Garnizonin Ushatarak të Shtipit VP 444/4 VE-1, në Maqedoni. Më 19 shtator 1982 është helmuar nga komandanti Zvonimir Kostiq dhe me të ardhur në shtëpi vërejti pasojat e helmimit. Komanda ushtrake nuk pranoi rishikimin as Spitali i Shkupit. Vdiq në përjekje për të jetuar më 7 tetor 1982 në spitalin e Pejës.

22. Sami Ali Gashi u lind më 1961 në Prishtinë. Në Armaten Jugollave është mobilizuar në shtator 1980, Garnizonin e Kikindes (Vojvodinë), e pastaj është transferuar në garnizonin Ushtarak të Vërshacit (Vojvodinë). Pas disa ditë bisedash në sigurimin ushtarak më 8 gusht 1981 vritet duke marrë një breshëri plumbash në gjoks.

23. Ali Nazif Sahiti lindi më 1971 në Komogllavë të Ferizait. Më 15 mars 1991 është mobilizuar në armatën jugosllave në Garnizonin e Shtipit(Maqedoni) VP 6381/3 ndërsa më 22 mars 1991 në VP 6381/22. Më 14 shtator 1991 e transferojnë në frontet e luftës në Sllunj të Kroacisë VP 7260/5. Ali e ndiente rrezikun nga Brenda më shumë se nga jasht dhe për këtë i shkruante edhe familjes dy muaj më pare. Më 19. 12. 1991 një ushtar nga Rashka (Serbi) e vret në mes të poligonit të kazermes por ushtria e mbajti në morg 26 ditë me radhë pa e njoftuar familjen.

24. Sefer Bislim Çukoci lindi më 1976 në Cërnillë të Ferizait. Në vitin 1993 organet shtetrore e kërkojnë ushtarë për ta dërguar në frontet e luftës, por Seferi nuk përgjigjet dhe del në ilegalitet. Më 23 gusht 1993 policia dhe ushtria rrethojnë fshatin e tij të lindjes dhe e vrasin Seferin ende pa i veshur rrobet ushtarake.

25. Fahrush Emrush Emini lindi më 1.12.1971 në Zhiti të Vitisë. Më 16 mars 1991 mobilizohet urgjentisht në ushtrinë jugosllave në Derventa të Bosnje Hercegovinës, VP 8840/10. Më vonë e transferojnë në banjallukë. Nga Banjalluka e dërgojnënë frontet e luftës në Staragradishka. Më 16 shtator 1991 goditet me një predhë nga mbrapa në kokë dhe vdes. Në shtëpi u dërgua pa shjegime.

26. Bedri Nimon Bajgora lindi më 5.3.1959 në Vushtrri. Më 1986 mobilizohet ushtar në Garnizonin ushtarak të Pirotit (Serbi) VP 8297/39. Në tre muajt e fundit Bedriu merret vazhdimisht në biseda informative. Më 14 janar 1987 gjendet i varur në parkun e makinave.

27. Halil Halim Binaku lindi më 1952 në Gllobar të Gllogovcit. Më 1981 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Shibenik të Kroacisë. U tregua shumë i zoti në ushtri dhe mori graden edhjetarit. Në mesnatën e 26 nëntorit 1982 u vra në tradhëti.

28. Tahir Azem Gashi lindi më 25. 7. 1971 në Vërbovc të Gllogovcit. Më 16 qershor 1991 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Osjek të Kroacisë, VP 5530/10. Vetëm një javë pas fillimit të ushtrimeve dërgohet në frontet e luftës kundër forcave çlirimtare të kroate, por ushtria jugosllave humb luften dhe fortifikohet në kazermë duke i detyruar vetëm ushtarët shqiptarë që të bëjnë roje. Më 16 shtator Tahiri plagoset rëndë dhe pas tri ditë vuajtje vdes në një veturë, kue gjejnë ushtarët kroat dhe e varrosin në varrezat qëndrore të Osjekut.

29. Tafil Zahir Hyseni lindi më 7. 5. 1962 në Lumbardh (Velikorekë) të Podujevës. Më 3 dhjetor 1984 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, por i dërmuar nga jeta në burgje lirohet përkohësisht . Më 17.12.1986 regrutohet në Ajdovqinë të Slolovenisë VP 1266/8B. Nuk e lejojnë të vizitohet asnjëherë nga familja, prandaj më 4 shtator 1985 largohet nga kazerma pa leje drejt shtëpisë. Sigurimi ushtarak e kap dhe e kthen në kazermë ku ushtrohet dhunë deri në vdekje. U tha se bëri vetvrasje.

30. Afrim Bahtir Hyseni lindi më 1. 7. 1970 në Lumbardh (Velikorekë) të Podujevës. Më 17 mars 1991 mobilizohet dhunshëm në armatën jugosllave në Vernik të Vojvodinës. Në ndërkohë në kazermë kupton se do t’i dërgojnë në luft në fronton e Vukovarit. Në fillim të prillit heq uniformen ushtarake dhe ik nga kazerma dhe vjen në vendlindje. Dy javë qëndron në ilegalitet por pas dy javësh policia rrethon fshatin dhe ekzekuton Afrimin me refal automatiku në mes të fshatit duke e lënë kështu dy ditë për ta parë të gjithë.

31. Shefqet Avdyl Prekazi lindi më 1952 në Prekaz të Gllogovcit. Më 1982 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Novi Sad. Më 22 tetor 1982 në vizitë i shkon i vëllau dhe vendosen në Hote “Novi Sadi”. Më 24 tetor 1982 policia speciale e godet Shefqetin në lift me një mjet të fortë dhe e hedh në gropen e liftit.

32. Ibrahim Isuf Kastrati lindi më 1962 në Turjakë të Rahovecit. Më 1984 mobilizohet në Garnizonin e Suboticës. Pas një perleshje ushtarësh Ibrahimi intervenon dhe shuan rrahjen por pasi kjo rrahje mes ushtarësh ishte e programuar nga policia sekrete Ibrahimi denohet me pesë vjet burg të rëndë. Më 30 shtator 1987 vritet në qelinë e burgut në Pozharevc.

33. Miftar Sylë Tali lindi më 15.2.1965 në Babaj të Bokës, Malsia e Gjakovës. Më 20 qershor 1986 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Garnizonin e Pazinit në Istri të Kroacisë, VP 6116/11, ndërsa më 15.1.1987 transferohet në VP 4969 të Pazinit. Për shka se ishte familje kufitare në Miftarin bëhet presion që të bashkëpunoj për nevoja ushtarake kundër popullatës kufitare. Miftari nuk pranon dhe e njofton familjen se ka kaq shumë presion sa nuk beson të kthehet gjallë në shtëpi. Qëndon më shumë në burgje e spitale se sa në ushtri. Më 23 prill 1987 e njoftojnë familjen dhe e lëshojnë Miftarin me shumë plagë në trup. Në trenin Zagreb – Beograd Miftari ishte bashkë me vëllaun Haxhiun. Policia speciale u hodhi sprej syve dhe tërhoqi Mitarin duke e hedhur për dritare nga treni afër qytetit të Kutinës (Kroaci). Haxhiu e kupton këtë vetëm pasi arrijnë në Beograd, por policia ushtarake nuk e lejon ta kërkoj as në kupetë e tre! nit dhe e urdhërojnë që të shkoj në shtëpi. Vetëm tri ditë më pas trupi i shkatrruar i Miftarit kthehet në shtëpi.

34. Adem Binak Osmanaj lindi më 29. 12. 1963 në Turbuhovc të Istogut. Më 9. Tetor 1982 mobilizohet në Garnizonin e Lublanës (Slloveni). Me të arritur në kazermë fillon dhuna mbi te. Në një letër familjes, i njofton se nuk e di a do të mund të kthehem i gjallë në shtëpi. Në natërn 5 qershorit 1983 e hedhin në hekurudhen e trenit dhe e vrasin.

35. Abedin Selman Bala lindi më 30. 12. 1960 në Korreticë të Gllogovcit. Ishte mnjeri me një intelektualitet të jashtëzakonshëm Njihte shumë gjuhë. Më 4. 1. 1981 mobilizohet në Maribor të Sllovenisë VP –3672/1. Më vonë e dërgojnë në Postonje (Slloveni) VP 1427. Ditën që lirohej u organizua një proces policor dhe u arrestuan 15 shqiptar gjoja të organizuar të cilët pas nëntë muajve u dënuan nga 3 deri në 13 vjet burg të rëndë. Abedini mbajti burgun në disa vende të Jugosllavië, deri në natën ndërmjet 11 e 12 janarit 1985 kur policia ushtarake hyri në qelnë e burgut dhe e mbyti përdhunshëm. U tha se bëri vetvrasje!

36. Afrim Muhamet Lushtaku lindi më 21 janar 1966 në Prekaz të Skënderajt. Më 14 qershor 1998 mobilizohet në Kranj të Sllovenisë VP 1098. Më 28 qershor 1998 në poligonin e Kazermes fshehtas u sulmua me thikë nga mbrapa. U tha se vdiq nga infrakti!

37. Ali Sinan Rrustemi u lind më 1972 në fshatin Reznik të Vushtrrisë. Më 16 qershor 1991 u mobilizua në Garnizonin ushtarak të Treninjes (Bosnje e Hercegovinë), VP 6143/8. Më tej e transformojnë në Prevllakë. Pastaj në nëntor 1991 shkon në Knin VP-1318/31. U vra nga prapa (oficeri i tij) në fshatin Puhin Han të Kluçit të Bosnje e Hercegovinës.

38. Besim Hashim Fazliu u lind më 15 janar 1967 në Prishtinë. Më 19. 1. 1987 u mobilizua në Garnizonin ushtarak të Lublanës, VP 50028. Më 13. 12. 1987 u dërgua për të ngrënë më heret se gjoja kishte punë në magazinë. Me të ngrënë lugët e para të gjelles kuptoi se ishte helmuar, ndërsa arriti t’i shoh edhe sigurimin ushtarak që po e përcillte. Vdiq më 31 dhjetor 1987.

39. Enver Salih Maksutaj lindi më 12 shkurt 1970 në Orrobërd të Istogut. M{ 18 nëntor 1990 mobilizohet në Garnizonin e Gjakovës (Kroaci) VP-6318/18. E detyrojnë të qëndrojë roje tek porta e garnizonit. Më 15 shtator 1990 e godet një predhë nga forcat e armatorura kroate dhe vdes.

40. Fadil Xhafer Gashi lindi më 21 dhjetor 1965 në fshatin Dobërdol të Podujevës. Në gusht të vitit 1984 mobilizohet në Garnizonin e Kralevës (Serbi), VP 8977/6. Më 7 maj 1985 e dërguan roje në Ratina, afër Vërnjaçka Banjes ndërsa mbrapa e ndoqen dhe e vranë pas shpine. U tha se bëri vetvrasje!

41. Florim Adem Kasumi lindi më 25 mars 1971 në Tuxhec të Kamenicës. Më 25. 12. 1990 mobilizohet dhunshëm në ushtrinë jugosllave në Karllovc të Kroacisë VP 3293/23. Më 23 qershor 1991 vritet në luftë në afërsi të qytetit slloven Novo Mesto.

42. Gëzim Sefer Hasani lindi më 11 nëntor 1971 në Strofc të Vushtrrisë. Më 15 qershor 1991 shkon ushtar në Bërçko të Bosnje e Hercegovinës VP-9840/6. Më vonë e transferojnë në Bllazhuj të Sarajevës, VP-9785. Më 9 prill 1992 plagoset për vdekje. Vdes më 16 prill 1992, në Zagreb.

43. Haki Dinë Morina lindi më 26 nëntor 1970 në Gllarevë të Klinës.Më 19 mars 1991 mobilizohet në Garnizonin ushtrak të Tivarit, VP-6330-20/4. Më pastaj e transferojnë në Trebinje (Bosnje e Hercegovinë) VP-6143/6. Më 23 tetor 1998 e nxoren npë vijen e parë të luftës dhe e vranë pas shpine. U tha se shkeli në minë, por kur u hap arkivoli u gjetën plumbat në trup nga mbrapa.

44. Inajet Fuad Istrefi lindi më 1966 nëç Veleshtë të Strugës (Maqedoni). Në janar 1986 mobilizohet në armatë në Kazermen e Petrovaradinit afër Novi Sadit (Vojvodinë). Më 12 qershor 1986 deri sa ishte në roje një dorë e fshehur zbrazi një karikator plumbash u zbraz në trupin e tij.

45. Izet Sadri Bushi lindi më 1971 në Pustenik të Kaçanikut. Më 28 qershor 1990 regrutohet në armatë, në Çupri të Serbisë, VP 4418/7. Natën e vitit të ri, 31 dhjetor 1990 papritmas e detyrojnë të shkoj në roje në një vend të pazakonshëm. Mbrapa, në mëngjesin e 1 janarit i shkon ushtari kriminel Predrag Nikoliq i cili gjuan në te. Izeti ashtu i plagosur arrin ta kap, por mbrapa Nikoloqit terroristi tjetër shpraz një karikatori plumbash mbi te.

46. Lulzim Faik Rexhepi lindi më 19 shtator 1967 në Zabel të Epërm të Gllogovcit. Më 16. 12. 1990 mobilizohet dhunshëm në ushtrinë jugosllave. Shkon në Vutoviricë të Kroacisë, VP-1530/16. Më 16 1. 1991 Lulëzimin e vranë njëherë e pastaj e hodhen nën rrotat e trenit, për të thënë se bëri vetvrasje.

47. Mustafë Arif Pantina lindi më 13 shtator 1963 në Gllarevë të Klinës. Në prill të vitit 1963 mobilizohet në Garnizonin ushtarak të Derventes (Bosnje e Hercegovinë). Për katër muaj me radhë, sikur e shpjegonte në letra ju nenshtrua presionit ushtarak, ndërsa më 1 gusht 1983 në poligonin e kazermes u vra me snajper. U tha se e vrau veten duke marrë një kokër mollë në degë.

48. Muhamet Raif Biçkaj lindi më 1 nëntor 1971 në Hogosht të Kamenicës. Më 14 qershor 1991 mobilizohet dhunshëm në postën ushtrake të Dugo Sellos (Kroaci). Dy javë më vonë shpërthyen luftimet në Kroaci. Muhameti nuk pranoi urdhërat të dalë në frontin e luftës prandaj u vra më 29 korrik 1991.

49. Muharrem Mehmet Rrobeli lindi më 7 mars 1971 në Laqiç të Kamenicës. Më 17 mars 1991 mobilizohet në Knin të Kroacisë, në VP 1318/18 në Kazermen “Boshko Zhuniq”. Në prill 1991 shpërthyen luftimet. Më 30. 8. 1991 një ushtar nga Strumica e Maqedonisë, i yshtur nga një dorë e zgjatur e sigurimit ushtarak e qëlloi me breshëri armësh nga afërsia. Ndaj tij nuk u mor as masa e arrestit.

50. Mumin Hafiz Shkodra lindi më 8 mars 1970 në Sadovinë të Çerkezëve të Vitisë. Më 15 mars 1991 rekrutohet në Garnizonin VP 7375/2 të Mitrovicës së Sremit (Serbi). Më 2 tetor 2001 në lokalitetin e Shidit u vra “me gjasë, pas shpine”.

51. Neshat Xhafer Gashi lindi më 1969 në Orrobërd të Istogut. Në mars 1988 mobilizohet në Ribnicë të Sllovenisë, VP 1297/24. Pas shumë përndjekjesh dhe detyrimesh që çdo ditë të mbaj roje në kazermë, Neshati njofton të motren se i është përgatitur vrasja. Më 16 maj 1988 u sulmau por kishte fat dhe nuk u qëllua. Më 18 maj 1998 po në të njëjten roje sulmohet me breshëri armësh dhe vritet. Nuk u dha asnjë shpjegim.

52. Xhevdet Hajredin Aruçi lindi më 12 qershor 1966 në Rrezallë të Skënderajt. Më 19. 5. 1990 urgjentisht u mobilizua në Tuzëll të Bosnje Hercegovinës. Më 27 qershor 1990 një bandë ushtraësh, të drejtuar nga një oficer i Garnizonit me shufra hekuri e masakruan deri në vdekje.

53. Qerim Abdurrahman Aliu lindi më 25 nëntor 1961 në Kumanovë. Më 1981 mobilizohet në Vitoviricë. Më 28 gusht 1981 dërgon një telegram në shtëpi që ta vizitojnë sepse ishte i sëmurë! Familjarët shkojnë menjëherë në Kazermë, por marrin përgjegjen nga komandanti: Ai ka bërë vetvrasje!

54. Qamil Ramadan Thaçi lindi më 26 korrik 1968 në Demjan të Hasit të Thatë (Gjakovë). Në qershor 1988 e mobilizojnë në armatë, në Osjek të Kroacisë, VP 5530/41. Mbi Qamilin u bë një provë helmi. Papritmas iu dhanë 7 ditë pushimi. Dy veta e sollën deri në të hyrë të fshatit dhe pastaj u zhduken. Në natën e parë filluan dhembjet e forta, ndërsa Qamili arriti vetëm të thoshte se “Më helmuan!”. Vdiq më 25 mars 1989. Ushtria nuk dha asnjë shpjegim.

55. Rexhep Zijadin Ahmeti lindi më 30 prill 1972 në Dobratin të Podujevës. Më 15 prill 1991 shkon mobilizohet në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, VP 7394/13. Më 13 qershor 1991 gjatë ushtrimeve një dorë oficeri pas shpine ia shkrepi katër plumba në kokë. Vdiq më 3 gusht 1991.

56. Samedin Fazli Krasniqi lindi më 26 shtator 1963 në Terpezë të Gllogovcit. Më 24 dhjetor 1990 pas shumë ikjesh mobilizohet në Llastovë të Kroacisë. Më 17 gusht 1991 e transferojnë në Shibenik. Samedini ishte ushtarë i pasigurtë sikur edhe gjithë ushtrët shqiptarë. Sipas ushtarit Muharrem Ahmetaj nga Korisha oficeri Urosheviq e nxori nga rreshti Samedinin dhe e dërgoi në raport me akuzën se po e organizon dezertimin e ushtarëve shqiptarë. Natën kazerma rrethohet nga ushtarët kroat të lirisë. Urozheviq i nxjerr ushtarët në vijen e parë dhe jep urdhër që të qëllojnë kroatët por Samedini nuk gjuan. Urosheviq pasi urdhëron disa herë Samedinin që të gjuaj dhe Samedini nuk zbaton urdhërin, e sulmon me armë automatike plumba dum-dum dhe pasi e palgosë ikë duke e lënë ushtrinë vetëm.

57. Selman Shpend Metaj lindi më 18 shtator 1971 në Shushicë të Istogut. I përndjekur nga ushtria mobilizohet në ushtrinë jugosllave në mars 1991, në Knin të Kroacisë, VP 1318/14. Më 20.9.1991 goditet nga një predhë në kokë në Pavkovo Sello, afër Shibenikut (Kroaci).

58. Vahedin Xhimshit Hajrizi lindi më 22 tetor 1969 në Kuklibeg të Dragashit. Më 18 dhjetor 1989 urgjentisht mobilizohet në ushtri, së pari në Sombor e pastaj në Divulja të Trogirit (Kroaci). Ishte i rrezikuar vazhdimisht dhe këtë ia kishte thënë babait në telefon, por babai i tij nuk arriti ta tërhiqte. Bisedat e tij i përcolli sigurimi ushtarak dhe Vahedinin e vrau vetëm pas tre muajve më 26 prill 1990.

59. Enver Shaban Ramadani lindi më 18 janar 1989 në Brojë të Skënderajt. Më 1988 mobilizohet në ushtri, në Vitoviricë të Kroacisë. Në dhjetor 1988 i shkon për vizitë i vëllai, por nuk e lejojnë ta shpeh sepse sipas oficerëve Enveri ishte kokëfort. Më 14 janar 1989 oficeri i tij e nxjerr nga dhoma në mesnatë Enverin, me arsyetim se duhet të shkoj në raport. Në mëngjes ushtraët lajmërohen se Enveri bëri vetvrasje.

60. Naim Ramadan Ajgeri lindi më 1968. Në shtator 1987 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, në Ajdovçinë të Sllovenisë. Në emër të një fakti se Naimi paska thyer fotografinë e Titos në kazermë, torturohet deri në vdekje më 14 prill 1988.

61. Halil (Habib) Hajrullahu, nga fshati Banullë i Lypjanit, u vra me 02. shtator 1981, gjatë kryerjes se shrbimit ushtarak ne Banjalluke ( Bosnje e Hercegovinë).

62. Shaban (Sadik) Prushi nga fshati Prush-Zylfaj i Gjakoves, u dergua per ta kryer shërbimin ushtarak ne postekomanden e Garnizonit te Banjallukes, VP-1266/3. Ne shtator te viti 1981 derisa po e kryente sherbimin, familjes ju soll i masakruar nga ushtria dhe u varros me percjellje te ushrakve pa I dhen familjes as me te voglen informate.

63. Izeir (Rrustem) Sadiku (1957), student, nga fshati Rahovicë i Presheves, ne vitin 1981 u dergua per ta kryer sherbimin ushtarak ne garnizonin “Lora” te Splitit. Me 12 prill 1982, sipas nje informate te terthorte te oficerit Franjo Tot, oficer i larte i sigurimit ushtarak, Frane Dobravqiq, e kishte ftuar Izeirin ne raport. Me ate rast oficeri Dobravqiq e ka hedhur nga kati i trete, duke i shkaktuar plage vdekjeprurse. Te njejtit nuk i dihet varri.

64. Hasan (Telat) Sezairi (1959), nga Gostivari, u likuidua me 15 maj 1982, gjate kryerjes se sherbimit ushtarak ne Krivollakë.

65. Latif (Mehmet) Zeqiraj, nga Istogu, u vra me 4 qershor 1982, derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne Lubjanë (Slloveni).

66. Sami (Shani) Krasniqi, (1956), nga fshati Buqe i Sharrit, u vra me 16 shtator 1982, derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne Novo Mesto (Slloveni).

67. Mustaf (Ramadan) Hoxhaj (1963), nga fshati Bellanicë i Suharekes, ku aftesohej per pilot, me 28 dhjetor 1082, u arrestua dhe u dergua ne burgun e Sarajeves. U likuidua me 3 maj 1983, ne Split.

68. Enver (Selman) Elezi (1964), student nga Shkupi, u vra me 4 qershor 1983, derisa po e kryente sherbimin ushtarak, ne Divulle te Splitit (Kroaci).

69. Murat (Muharrem) Isufi (1965), maturant, nga Haraçina e Shkupit, u vra vetem nje jave pasi qe shkoj ne sherbimin ushtarak, me 4 qershor 1983, ne Lubjanë (Slloveni).

70. Naser (Shaqir) Gashi (1962), nga fshati Kopiliq i Poshtem i Skenderajt, u vra derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne Shetinska Gora (Slloveni), me 10 qershor 1984.

71. Agron (Haxhi) Ferizaj (1957), nga Kodralia e Deçanit, I diplomuar ne veterinari ne Fakultetin e Sarajeves, profesor i Gjimnazit “Lugj Gurakuqi” te Klinës, me 6 janar 1984, urgjentisht e derguam per ta kryer sherbimin ushtarak ne Novi Sad. Me vone e transferojne ne Baçka Topollë (Vojvodinë), prej nga me 23 gusht 1984, e percollen ne arkivol te metalte me shpjegim se “ ka ber vetvrasje”. Familja Ferizaj ngriti aktakuzë penale kunder eprorve te Garnizonit te Baçka Toppolles. Dy here mori pjes ne seancat gjyqsore ne Gjykaten Supreme Ushtarake, ku kerkuan shpjegimin rreth “vetvrasjes” se birit te tyre. Familjes Ferizaj ju tha se ky rast eshte “sekret ushtarak”, duke i kercnuar qe te mos e ngasin me tej rastin.

72. Beqir Sahiti, nga fshati Stubëll i Vitise, u vra gjat kryerjes se sherbimit ushtarak ne Maribor (Slloveni), 1984.

73. Mujë (Rexhë) Muçaj, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, me 23 prill 1985, ne Benkovc (Kroaci).

74. Ejup (Fejzë) Sahiti, (19610, nga fshati Papz i Ferizajt, ne vitin 1984 u dergua per ta kryer sherbimin ushtarak ne Valevë (Serbi), VP-2666. Si pjesemarres i demonstaratve te viti 1981 qe ishte, pasi qe nuk pranoi te bashkpunoje me shërbimin e Sigurimit ushtarak, me te marre robat civile, vritet me 24 tetor 1985, vetem 12 dite pa e mbaruar sherbimin ushtarak. Per vrasjen e tij nuk u dha asnje shpjegim nga ushtria jugosllave. Edhe Gyqi ushtarak u mbajt, por nuk u dhan informacione per familjen.

75. Rexhep (Ismet) Blakaj, nga fshati Jabllanicë e Vogël, Komuna e Pejes, u vra derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne kazermen e Viroviticës (Kroaci), ne nentor 1985.

76. Enver Hasi, nga fshati Poroj i Tetoves, u vra derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne ushtrin jugosllave, ne vitin 1985.

77. Inajet (Fuad) Itsrefi, (1966), nga fshati Veleshtë i Struges, ne janar te viti 1986, dergohet per ta kryer sherbimin ushrak ne Kazermen e Petro Varadinit afer Novi sadit (Vojvodinë). Me 12 qershor 1986, deri sa gjendej ne roje, nje dore e fshehur nje karikator plumba e zbrazi ne trupin e tij.

78. Erdogan (Alajdin) Morina (1959), nga Prizreni, u vra derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne ushtrine jugosllave, me 2 dhjetor 1986.

79. Mustafë (Mumin) Ramadani, nga fshati Bozofc i Tetoves, u vra me 27 prill 1987, dersi sa po e kryente sherbimin ushtarak ne Garnizonin Ushtarak te Strumnicës (Maqedoni).

80. Aziz (Sadik) Kelmendi (1967), nga fshati Karaçicë i Lypjanit, me banim ne Prizren, me 1986 dergohet per ta kryer sherbimin ushtarak ne Leskovc (Serbi). Emri i Aziz Kelmendit lidhet me inskenimin e “Masakres se Praqinit”, te cilen e beri KOS-i ushtarak jugosllav, per ta shtuar urrejtjen e popullit shqiptar dhe njekohesisht per ta pasur nje shkas te ri per ashpersimin e fushtaes kunder ushtareve shqiptare. Per Azizin u tha se diten e fundit te lirimit nga armata, kishte vrare dhe plagosur disa ushtare te nacionaliteteve te ndryshme. Megjithse dhoma ishte perplot ushtare nuk doli asnje deshmitar qe ta pohonte nje akuze te tillë. Azizin e ngarkuan per kete rast dhe e vrane pas shpine te njejten dite, me 3 shtator 1987, jashte kazermes, ndersa zyrtarisht njoftuan se kishte “ber vetvrasje”(!).

Se “Procesi i Paraqinit ishte i montuar” nuk ka asnje dyshim,”Deshmitari kryesor i ngjarjes se 3 shtatorit (1987) eshte vrarë. Ai ishte Aziz Kelmendi, te cilin organizatoret e krimit ose e kane vrare para kryerjes se krimit ose e kane vrare ne mal pasi qe e kane kryer krimin ne kazermë. Pra, çeshtja mbetet e pandriçuar vetem ne faktin se a eshte vrare Azizi para ose pas vrasjes se ushtarve”, thote Riza Xhakli, i denuar me 20 vjet burgim ne procesin e montuar te Paraqinit.

Te gjitha te dhenat e mevonshme dhe zhvillimet qe pasuan ne ish-Jugosllavi treguan qart montimin e ketij rasti. Dhjet vjet me von, madje edhe ish prokurori ushtarak ne Sarjevë, ka deklaruar se “procesi i Paraqinit ka qene i montuar”. Pikerisht ne kete kohe jan ber kerkesat permes shtypit, fillimisht nga Jovan Butulia me 1997, per rieshqyrtimin e ketij procesi te montuar.

81. Qani (Muharrem) Shabani (1965), nga Rahoveci, u vra me 5 nentor 1987, derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne Pulë (Kroaci).

82.Ramush Shala, nga fsahti Rufc I Lypjanit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak ne Sarajevë,me 1987.

83. Abedin Buleshkaj, nga Istogu, si pasoje e keqtrajtimeve dhe torturave te renda gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, beri vetvrasje vetem disa dite pas leshimit nga sherbimi ushtarak.

84. Naser (Xhafer) Gashi (1969), nga fshati Orrobërd i Istogut, ne mars te viti 1988, dergohet per te kryer sherbimin ushtarak ne Ribnicë te Sllovenise, VP-1297/24. Pas shume presionesh, perndjekjesh dhe detyrimesh qe çdo dit te mbaje roje ne kazerme. Naseri njofton motren se i eshte pergatitur vrasja. Me 16 maj 1988, e sulmuan me arme zjarri, por kishte fat dhe nuk e qelluan dot. Dy dite me vone, me 18 maj 1988, po ne te njejten vendroje e sulmuan serish. E ekzekutuan me bresheri armesh. Per vrasjen e tij nuk u dha asnje shpjegim.

85. Afrim (Muhamet) Lushtaku (1966), nga fshati Prekaz i Poshtem te Skenderajt, me 14 qershor 1988, dergohet per ta kryer sherbimin ushtarak ne Kranj (Slloveni), VP-1098. Me 28 qershor 1988 u gjet i masakruar ne lumin Moraça. Familjes ju tha se “kishte bere vetvrasje”!

86. Isuf Krasniqi, nga fshati Gllobar i Gllogocit, i vetmi djale ne familje, vdiq si pasoje e presioneve dhe keqtrajtimeve te renda gjate kryerjes se sherbimit ushtarak.

87. Halim (Shaqir) Litaj (1970), nga Klina, vdiq ne rrethana te pasqaruara, me 4 shtator 1989, derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne Doboj (Bosnje e Hercegovinë).

88. Rrustem Bejta, nga fshati Prekaz i Skenderajt, si pasoje e keqtrajtimeve te renda, vdiq vetem disa dite pasi u leshua nga sherbimi ushtarak.

89. Fatmir (Adem) Tafaj (1970), nga fshati Grejkoc i Suharekes, derisa po e kryente sherbimin ushtarak , u masakrua me 27 gusht 1990, ne Sisak (Kroaci).

90. Nuhi Tafaj, nga fshati Grejkoc, xhaxhai i Fatmirit, ishte ushtar po ashtu ne Sisak ne vitin 1970. Pasi, siç ishte thene se Nuhiu e kishte vrare nje oficer, gjyqi ushtarak e denoi me 20 vjet burgim. E derguan ne vuajtje te denimit ne Goli Otok, prej nga nuk u kthye kurr më.

91. Zenun Lushaj, nga fshati Gjonaj i Hasit, Komuna e Prizrenit, u mbyt me torture dhe u masakrua derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne APJ ne vitin 1990. Gjate torturave te njejtit i kane nxjerr syte.

92. Raif J. Miftari, nga Medvegja, kapiten, u vra ne ushtrine jugosllave, me 27 prill 1991, ne Zhivicë.

93. Fatmir (Nezir) Krasniqi, nga Prishtina, u vra ne kazermat e Smedereves, me 23 maj 1991, kur po e kryente sherbimin ushtarak.

94. Rexhep (Zijadin) Ahmeti (19630), nga Tërpeza e Gllogocit, me 24 dhjetor 1990, pas shum shmangjeve, u zu nga policia serbe dhe e derguan me dhune per ta kryer sherbimin ushtarak ne ushtrin jugosllave. E derguan ne Llastovë te Kroacise. Me 17 gusht 1991 e transferojne ne Shibenik, ku oficeri Urosheviq e kishte akuzuar per organizimin e dezertimit te ushtareve shqiptare. Ky oficer me pas e godet per vdekje.

95. Sefer (Mustafë) Ramadani (1972), nga fshati Osek Hylë i Gjakoves, me 1991 e derguan me dhune per ta kryer sherbimin ushtarak ne ushtrine jugosllave, e derguan ne frontin e luftes serbo-kroate. U vra pas shpine, me 1 shtator 1991, ne Trebinje te Krocise, sepse “nuk kishte zbatuar urdhrat serbe”!

96. Skender D. Kryeziu (1969), nga fshati Capar i Prizrenit, u vra derisa po e kryente sherbimin ushtarak, me 16 shtator 1991, ne Sinj (Kroaci).

97. Selman (Shpend) Metaj (1971), nga fshati Shushice i Istogut, i perndjekur nga ushtria, ne mars te viti 1991, e derguan me dhun per ta kryer sherbimin ushtrak ne ushtrin jugosllave. E dreguan ne Knin te Kroacise, VP-1318/14. Me 20 shtator 1991, vrittet ne Pavkovo Sello, afer Shibenikut (Kroaci).

98. Ejup S. Bedrolli, nga fshati Çallapek i Lipjanit, u vra me 29. shtator 1991, gjate kryerjes se sherbimit nushtarak ne Bjellovar (Kroaci).

99. Burim (Sherif) Behrami (1972), nga Mitrovica, u vra gjat kryerjes se sherbimit ushtarak me 25 tetor 1991, ne Beograd (Serbi).

100. Ejup E. Gashi, nga Bardhi i Madh i Fushë-Kosoves, u vra gjat kryerjes se sherbimit ushtarak, me 21 nentor 1991, ne Llastovë (Kroaci).

101. Vesel D. Duraku, nga Demjani i Gakovës, u vra gjat kryerjes se sherbimit ushtarak, me 15 dhjetor 1991, ne Turanj.

102. Ali (Nazif) Sahiti (1971), nga Komogllava e Ferizajt, me 15 mar 1991, e derguan me dhune per te kryer sherbimin ushtarak ne Garnizonin e Shtipit (Maqedoni), VP-6381/3, ndersa me 22 mars 1991, e transferojne ne frontet e luftes ne Shtunj (Kroaci), VP-7260/5. Me 19 dhjetor 1991, nje ushtar nga Rashka (Serbi) e vrau mu ne mes te poligonit te kazermes. Kufomen e tij ushtria e mbajti ne morg 26 dite me radhe pa e njoftuar familjen.

103. Rasim R. Istrefi, nga fshati Kovaçicë i Mitrovices, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, me 20 dhjetor  1991, ne Karllovc (Kroaci).

104.Xhevdet Z. Musliukaj, nga Mitrovica,u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, me 23.12.1991, ne Utenje.

105. Afrim Zylfiu, nga Kumanova, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Trebinje (Kroaci), me 1991.

106. Elez Halipi, nga fshati Vrapçishtë i Gostivarit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Shabac, me 1991.

107. Fadil Salihu, nga fshati Livoç i Poshtem i Gjilanit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Gospiq, me 1991.

108. Halim Gashi, nga fshati Akllap i Lypjanit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak,ne Gospiq, me 1991.

109. Ilaz Fazliu, nga fshati Polaticë i Tetoves, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, me 1991.

110. Ilmi Popaj, nga fsahti Bellacërkë i Rahovecit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Vipavë (Slloveni)me 1991.

111. Mirsad Cekiqi, nga Peja, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Beograd, me 1991.

112. Muharrem Muharremi, nga Fshati i Vjeter i Ferizajt, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Zare (Kroaci), me 1991.

113. Nexhmedin Osmani, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Novo Mesto (Slloveni), me 1991;

114. Numan Rexhepi, nga Tetova, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Trebinje (Kroaci), me 1991.

115. Shaip Behrami, nga fshati Pakashtice I Podujeves, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Knin (Kroaci), me 1991.

116. Sherif Kashtanjeva nga fshati Nerodime I Ferizajt, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Shabac, me 1991.

117. Shukri Kelani, nga Prishtina, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Bjellovar (Kroaci), me 1991.

118. Xhevdet Pomak, nga fshati Brod i Sharrit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak ne Pakrac, me 1991.

119. Xhiman Alia, nga fshati Skrobishtë i Prizrenit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Vukovar, me 1991.

120. Abedin (Sabit) Krasniqi, (1970), nga fshati Bardh i Vogël i Fushë-Kosoves, me 15 qershor 1991, e zuri policia serbe dhe e derguan me dhunë per ta kryer sherbimin ushtarak ne Manastir te Maqedonisë, nga me 14 shtator e transferojne ne Knin (Kroaci), VP-13-18/6. Me 11 shkurt 1992, e ekzekutoi Radolub Danoviç, i biri i komnadantit te Garnizonit te Shkupit, Aleksander Danoviçit.

121. Gëzim (Sefer) Hasani (1971), nga Strofci i Vushtrrise, me 15 qershor 1991, e derguan me dhune ne kryerje te sherbimit ushtarak ne Bërçko (Bosnje e Hercegovinë),VP-9840/6. Me vone e transferojne ne Bllazhuj te Sarajeves, VP-9785. Me 9 prill 1992, plagoset per vdekje. Vdiq me 16 prill 1992, ne Zagreb.

122. Sefer (Bislim) Çukoci (1976), nga Cërnilla e Ferizajt, ne vitin 1993, policia serbe e kerkoi per ta derguar ushtar ne frontet e luftes, por ai nuk ju pergjigj thirrjes dhe kaloi ne iegalitet. Me 23 gusht 1993, policia dhe ushtria serbe e rethuan fshatin e tij te lindjes, ku e zun Seferin dhe e ekzekutuan publikisht ende pa i veshur rrobat ushtarake, per te futur tmerr e panik tek te rinjte e tjere shqiptar te cilet refuzonin te shkojne ne ushtrine serbo-jugosllave.

(Në rast se mundet të ketë ndonjë gamim këtu në emra e mbiemra, le ta sqarojnë familjarët e tyre).

Autori është gazetar-analist i pavarur, ky shkrim është botuar në Bota Sot më 11 tetor 2016 në formën e një letre të hapur drejtuar ish presidentit Hashim Thaçi

Please follow and like us: