Avdush Canaj: Mërgimtari plisbardhë

Mërgimtari plisbardhë
në ballë të Nurenbergut
mërgimtari plisbardhë
pi kafe me duhan Kosove
bënë be në emër të tokës
se kurrë nuk do ta harroj shqipen
as bijtë e vet me emrat ilirë
këtu janë sot për nesër
atje kanë shtëpinë e madhe
zjarri në vatër
s’do të shuhet kurrë
Please follow and like us: