Albspirit

Media/News/Publishing

Mjerimi i gazetarisë, lajmi për sulmin ndaj Lutfiut dhe Blendit…

https://gazetamapo.al/sulmohen-gazetaret-lutfi-dervishi-dhe-blendi-salaj-u-vidhet-whattsapp-i/

https://dosja.al/sulmohen-dy-gazetaret-lutfi-dervishi-dhe-blendi-salaj-hackeri-u-vjedh-whattsapp-in-kerkojne-ndihme-dhe-kujdes-mos-komunikoni-sjemi-ne/

Padyshim është një ngjarje e shëmtuar, por ende nuk e kuptoj se ku është interesi publik për këtë ngjarje. Dy gazetarë të njohur po përballen së fundmi me një sulm kibernetik. Bëhet fjalë për Lutfi Dervishi dhe Blendi Salaj.  Kanë qenë vetë ata të cilët kanë treguar se dikush i ka hack-uar rrjetin social Whatsapp, përmes një postimi në “Facebook”. Dervishi dhe Salaj gjithashtu u kanë kërkuar miqve që të tregohen të kujdesshëm për të dhënat personale. “Kujdes! Derisa ta rikuperoj Whatsappin, nuk jam unë që ju shkruaj. Dhe nëse ju kërkoj ndonjë kod, mos dërgoni asgjë. Nuk jam unë”, – shkruan Blendi Salaj. “Për miqtë që komunikoj në Whatsapp, ju lutem mos komunikoni me nr tim në Whatsapp deri sot pasdite sepse është i hackuar”, – shkruan Lutfi Dervishi.

Please follow and like us: