Albspirit

Media/News/Publishing

Prurjet e reja/Djali i prokurorit Fusha konkuron për LSI

Djali i ish prokurorit Petrit Fusha, Aldi Fusha do të jetë kandidati për deputet nga radhët e LSI. Ky i fundit u pa sot në krah të Monika Kryemadhit, e cila ishte në një takim me banorët e zonës së Saukut.

Nga aty, Kryemadhi prezantoi dy kandidatët për deputet, që janë Aldi Fusha dhe Erisa Xhixho.

Duke i thurur lavde dhe duke e prezantuar si kandidat potencial si “çun lagje”, Kryemadhi shprehet optimiste se djali i ish prokurorit Petrit Fusha, i njohur në opinionin publik si mbrojtësi i kryebashkiakut pasi dyshohet se mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

“Aldin si çun lagje që e kemi edhe pse quhet Tirons. Ne e lamë të diskutonim sot sepse edhe 105 ditë na kanë ngelur nga data 25 prill.  Unë jam e bindur që ndryshimi do të vijë. Të gjithë ne, duke filluar që nga unë e para që jam kryetare e LSI por edhe Aldi që do kandidoj për LSI, edhe Erisa të dy do të jenë deputet në Parlamentin e ardhshëm duhet të jenë të përulur jo thjesht sa për të marë votën por për të zgjidhur problemet”, tha Kryemadhi.

Fill pas Kryemadhit, fjalën e mori Aldi Fusha, i cili shkurtimisht u shpreh se qytetarët janë pa mbështetjen e qeverisë dhe se shumë biznese po mbyllen çdo ditë.

“Praktikisht njerëzit janë të vetëm, nuk kanë një qeveri aktive. Biznesi i vogël është në fazën më të keqe që ka qenë ndonjëherë. Shohim çdo ditë biznese që mbyllen dhe njerëz që ankohen, për shkak të keqqeverisjes”, tha djali i Petrit Fushës.

Please follow and like us: