Albspirit

Media/News/Publishing

Akti intim në periudhë pandemie, flasin ekspertët dhe gjinekologët

Pandemia e Covid-19  nuk solli vetëm karantinimin dhe distanicimin social por gjithashtu edhe kujdes të shtuar tek personat që kryejnë marrdhënie seksuale. Sipas ekspertëve, dëshira për të mos shmangur seksin por për të qendruar edhe të mbrojtur gjithashtu nga virusi është e madhe. Ata sugjerojnë që personat të kufizojnë numrin e partnerëve. Të shmangin puthjet dhe të vendosin maskë gjatë aktit seksual, transmeton BBC. Gjithashtu është e këshillueshme që të gjenden pozicione të cilat nuk i vendosin partnerët me fytyrë përballë njëri-tjetrit. Ndoshta karantina mund t’ju ketë mësuar se partneri juaj më i mirë është vetja, duke njohur kështu më mirë trupin dhe dëshirat e tij. Masturbimi, lodrat seksuale ose seksi në telefon apo në internet rekomandohen si opsionet më të sigurta.

Por a përhapet virusi përmes seksit?

Mjeku Alex shprehet se “çdo mundësi e transferimit të koronavirusit, nga goja juaj në duart tuaja, në organet gjenitale, tek hunda ose goja e dikujt tjetër” rrit rrezikun e përçimit të koronavirusit. Kjo është arsyeja pse “Terrence Higgins Trust” rekomandon të mos puthni, të lani duart për më shumë se 20 sekonda para dhe pas seksit. Mjeku shton se virusi është gjetur në spermë, prandaj duhet të përdorni prezervativë për të minimizuar rrezikun. Të gjitha këto këshilla nuk syonojnë të lënë në hije kujdesin për kryerjen e marrdhënieve seksuale me masa mbrojtëse, apo ju të harroni shëndetin tuaj seksual në përgjithësi. Këto këshilla synojnë edukimin, por edhe mbrojtjen e të gjithë personave kundrejt një rreziku të mundshëm ndaj Covid-19. Nëse ju edhe partneri juaj rastësisht mund të keni simptomat e shumë përmendura të koronavirusit, mjekët sugjerojnë të qëndroni sëbashku dhe të karantinoheni. Kështu do të mbroni veten, njëri-tjetrin por dhe të tjerët.

Please follow and like us: