Lasgush Poradeci, studenti me bursën nga Fan Noli
Në videon e rrallë nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, poeti i dashurisë, Lasgush Poradeci, ka dëshmuar sesi Fan Noli kishte reaguar menjëherë, pasi nuk e kishte dëgjuar emrin e Poradecit, në listën e bursave që do të dorëzoheshin. Ai kujton sesi e kishte ndihmuar Noli, për të marrë bursë studimi për albanologji. “… Babai e deshte shumë kulturën. Teneqexhi qe, po e deshte… Më dërgoi në Manastir, mua. Ai (gjimnazi) qe rumunçe. Atje bëra poezi. Pastaj, filloi lufta e përbotshme… Kurse ti tani, më bëhesh regjisor me gjimnazin, me universitetin, me gjëra të tëra… Në tre gjuhë, mezi e mbarova gjimnazin. Unë s’kisha bursë. Mori vesh Fan Noli, pastaj.
“Po Lasgush… Lasgush Poradeci, – tha, – s’ka bursë?”
Se ia thanë emrat.
“Jo, i thanë, – s’ka bursë”.
“Po si, – tha, – s’i keni dhënë bursë atij?!”.
Edhe bëri telegram në konsullatën tonë të Rumanisë, ku qe sekretar Asdreni.
“Lasgush Poradeci emërohet bursier i shtetit, për të bërë studime në albanologji, të niset për Berlin” – është rrëfimi i vetë poetit.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=103691838230105