Albspirit

Media/News/Publishing

Valbona Peraj: Vendin tim e kanë marrë në dorë horrat!

Era Cela

Prej vitesh tashmë jeton në Shtetet e Bashkuar të Amerikës ku dhe vazhdon karrierën e saj. E kam fjalën për këngëtaren seksi shkodrane Valbona Peraj, e cila në një intervistë na tregon se si e ka përjetuar në fillim statusin e emigrantes. Bona na tregon ne çdo lloj peripecie, nga fillimet e saj në emigrim ku thotë se “ma besoni aq stres, aq keq ndihesha në fillim, sa filluan të më binin flokët, disa herë mendoja se kisha kaluar në ndonjë sëmundje të pashërueshme, preva dhe flokët, por thjesht falë zotit ishte stres”. Bona shprehet se tashmë është mësuar me ritmin e jetesës smerikane ku shpreteh se është një jetë e shpejtë dhe duhet të kapësh ritmin. E pyetur nëse i mungon Shqipëria ajo thotë se sigurisht që ka mall, por vendi ynë të jep gjithçka dhe asgjë, thotë ajo. Megjithatë Peraj shprehet se e ka marrë malli për vendin, por dhe për njerëzit e saj të zemrës dhe thotë se nuk e mendon kurrë më të kthehet në atdhe.  

 

Prej vitesh jeton në SHBA, besoj tani je mësuar me jetën amerikane?

Valbona Peraj: Lol në fakt më shumë do thoja fillon e ambjentohesh me ketë vend, ndjek rrymën e jetës. Fillimet ishin shumë të vështira pasi erdha bashkë me djalin tim, Albo, i cili filloi këtu të mësojë anglisht, pa njeri tjetër afër, vetëm mua. Të dy filluam dhe u lidhëm më shumë me njëri-tjetrin. Por jeta në Nju York është e shpejt dhe as vetë nuk e kuptoj se si ikin vitet. Në fillim mendoja çdo ditë si të kthehesha dhe 6 muajt e parë, mos të them dhe më shumë e kam larë me lot rrugën ku ecja. Ndërsa tani çdo ditë që kalon aq më mirë ndihesh në këtë vend…

Sa të vështirë e pati Bona që të ambjentohet me një shtet si Amerika?

Valbona Peraj: Ma besoni aq stres, aq keq ndihesha në fillim sa filluan të më binin flokët nga stresi. Mendova se kisha kaluar në ndonjë sëmundje të pashërueshme, madje preva dhe flokët, por ishte thjesht stres.

A të mungon Shqipëria?

Valbona Peraj: Shqipëria më dha gjithçka dhe asgjë. Vetëm ata që janë emigrantë e kuptojnë që vendi i huaj të jep mundësi jetese më të mirë. Por edhe pse krijon rrethin tënd të ri të miqve, njohjet, ambjentohesh me vendin dhe gjuhën, por ka momente që ti ndihesh bosh, ndihesh vetëm, të mungojnë jo vetëm njerëzit, por edhe gjërat e vogla. Por mua më ka marrë malli shumë për babin tim.

Mendon që një ditë do të rikthehesh sërish për të jetuar në Shqipërin tonë të dashur?

Valbona Peraj: Thuhet ‘kurrë mos thuaj kurrë’. Për momentin nuk mendoj të kthehem më vetëm si vizitore në Shqipëri. Kam investuar në shtëpi dhe në biznes timin këtu në SHBA. Pavarësisht se emigrimi nuk ka qenë kurrë ëndërra ime. Por atë vend fatkeqësisht e shkatërruan disa pisa të ndyrë e zagarë të sistemit. Vendin tonë e kanë marrë në dorë horrat. Gabimi im është që mora shumë vonë kurajon të largohem nga ai vend.

Nëse do të vija në provën e zgjedhjes kë do të zgjidhje, Shqipërinë apo Amerikën?

Valbona Peraj: Thuhet se vendi ku lind quhet mëmëdhe dhe asnjëri nga ne nuk e zgjedh dot. Ndërsa vendi që të jep mundësi të mira jetese, të kthen shpresën, nëse je i aftë mund të bëhesh dikush apo të arrish pikësynimet që i vë jetës, pra vendi ku të ushqen quhet Atdhe dhe besoj që secili nga ne do të zgjedh vendin që të jep siguri.

Pak muaj më parë ke publikuar tre klipe rresht, si janë pritur këto tre projeket nga publiku?

Valbona Peraj: Ishin 3 këngë nga kompozitorë të ndryshëm: “Më prisni se do vi” nga Edmond Zhulali, “Më lëndove ti” të Gramoz Kozelit dhe kënga “Dasma” nga Luan Degistani, realizimi nga tv Blue Sky.

Cilat janë planet e Valbonës më të afërta?

Valbona Peraj: Po jam në realizime surprizë për verën që vjen dhe më shumë bashkëpunime, shqiptare dhe amerikane.

Të flasim pak për jetën private si i ka punët Valbona me zemrën, a rreh ndonjëçik pasi pak ditë më parë në profilin tënd ke publikuar dhe disa foto që flitet se është partneri yt?

Valbona Peraj: Hahahahaha. Në fakt unë kam zemrën me valvula, s’kam kohë të merrem me gjëra delikate. Unë kam për fat të mirë një rreth të mrekullueshëm miqsh, pa harruar dhe armiqtë që shtohen. Në foto ishin të gjithë miqtë e mi në ditëlindjen time që ishte një nga ditëlindjet më të bukura të bëra nga rrethi i shqiptarëve në SHBA. Por aty nuk ka asnjë person në mesin e tyre që mund të ketë marrë peng zemrën time.

Bona shpesh të shikojmë më shumë këngëtarë shqiptarë që vijnë nga Shqipëria, çka kjo tregon që je mikpritëse? E meqënëse jemi këtu a ka Bona ndjonjë mik apo mike të ngushtë nga këngëtarët shiptarë?

Valbona Peraj: Nuk largohem nga tradita unë për të mirëpritur miqtë e mikeshat e mia të vjetra, t’i mbështes me aktivitete ku të mundem dhe pse jo dhe derën e shëpisë sime ta gjejnë hapur. Me Ratin pak a shumë jam rritur, Anjeza Branka që jam gjatë gjithë kohës me të jo vetëm për punë, por dhe për momentet jashtë saj ku kemi dhe një plan-projekt muzikor së bashku, Gerona, Vida Kunora, Fatmira Breçani, Barbana Dini dhe shumë të tjerë.

Dhe së fundi kur do vijë Valbona Peraj në Shqipërinë e bukur?

Valbona Peraj: Planet janë për në verë, për qef dhe për punë, por më ka marrë malli edhe për ty Era, mikja ime!

Please follow and like us: