Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta Sheldon Adelson, miliarderi hebreo-amerikan që e nisi biznesin duke shitur gazeta

Izraeli sot

Hebrenjtë në Shtetet e Bashkuara janë ndër më të pasurit e planetit. Ata kanë një dashuri të madhe për Izraelin dhe janë mbështetës të mëdhenj të tij.

Sheldon Adelson ëshë një prej tyre. Një manjat biznesi, investor dhe filantropist. Aktualisht, sipas Forbes, Adelson ka një pasuri prej 40.4 miliardë dollar, duke qenë njeriu i 20-të më pasur në botë.

Dhe të mendosh, Sheldon u rrit duke fjetur në dyshemenë e një apartamenti të marrë me qira në një ndërtesë shumëkatëshe.

Sheldon, tani 84 vjeç, ishte djali i Sara dhe Artur Adelsonit, një  familje me të ardhura të pakta. Familja e babait të tij ishte me origjinë nga hebrenjtë e Lituanisë dhe Ukrainës. Babai i tij ishte taksist dhe nëna e tij menaxhonte një dyqan të punimeve me shtiza.

Rruga e gjatë dhe e vështirë drejt pasurimit të tij nisi në moshën 12 (1945) vjeç, kur ai mori borxh 200 dollarë (2740 USD në 2017) dhe bleu një licencë për të shitur gazeta në Boston.

Në moshën 16 vjeç (1948) mori 10 dollarë (sot janë 100 mijë dollarë) nga xhaxhai i tij, për të nisur një biznes në prodhimin dhe shitjen e karameleve.

Me një shpirt sipërmarrësi ai krijoi më shumë se 50 biznese të suksesshme, duke u bërë një milionier në moshën 30-vjeçare.

Sheldon Adelson është themeluesi, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Las Vegas Sands  Corporation, kompanisë më të madhe të kazinove në SHBA.

Në vitin 1991, gjatë muajit të mjaltit në Venecia me gruan e tij të dytë, Miriam, Adelsonit i lindi ideja për të ndërtuar një mega-resort hotel, duke investuar 1,5 miliardë dollarë për “The Venetian”, një hotel dhe kazino, që sot ka mbi 4000 suita, 18 restorante, një qendër tregtare, që lidhet me kanale, gondola, etj.

Në Makau, që sot konsiderohet si Las Vegasi i Kinës, Adelson ka investuar në 2,4 miliardë dollarë për të ndërtuar Venetian Macao Resort Hotel. Ai zotëron midis të tjerave Marina Bay Sands në Singapore, një investim prej 5,5 miliardë dollarësh, me 2500 dhoma luksoze, përveç aksesorëve të tjerë, pishina, restorante, kube nate,  etj. Ai është pronar i gazetës së përditshme falas izraelite “Israel Hayom”, e themeluar në vitin 2007, teksa besohet se Adelson, një mbështetësi i Netanyahut, ka investuar 50 milionë dollarë. “Israel Hayom” është gazeta më e madhe në Izrael.

https://www.israelhayom.com/2021/01/12/sheldon-adelson-1933-2021/?fbclid=IwAR2JmML_6aySP8ImHXGbM2SAXuUfckIvWtA5L01GdgGZTRINs9sN4vfXNNw

Please follow and like us: