Dhëndrri mallakastriot Beketi i shkruan qeverisë italiane: Më mbroni nga Edi Rama
Mediat italiane kanë shkruar një shkrim të gjatë për historinë e Agon Channel në Shqipëri, për pronarine saj, dhëndër në Mallakastër, Françesko Beketi dhe sulmin e bërë nga Edi Rama. Media italiane IlPost shkruan se Beketi jeton në Londër prej gjashtë vitesh dhe më 29 Dhjetor i ka dërguar një kërkesë për “mbrojtje diplomatike ndaj Republikës së Shqipërisë” Kryeministrit Giuseppe Conte dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Luigi Di Maio.
Pasi i ka shkruar Contes dhe Di Maio, Beketi i është drejtuar presidentit të republikës italane Mattarella duke thënë publikisht se ai ishte “në eksil në Mbretërinë e Bashkuar” dhe rrezikonte arrestimin “në bazë të një urdhri ndalimi të lëshuar nga autoritetet shqiptare, pas një persekutimi kokëfortë dhe i paligjshëm».