Mihal Grameno dhe mitropoliti i Korçës, muslimani Pelushi
At Foti Cici
Përkujtojmë sot 150-vjetorin e lindjes së heroit të popullit shqiptar, Mihal Gramenos, i cili dha një ndihmesë të çmuar edhe për kombëtarizimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Për këtë arsye ai vazhdon të shpërnjihet dhe të mohohet nga regjimi i sotëm shkombëtarizues në Korçë si dhe në gjithë KOASh-in, ashtu si gjithë figurat dhe personalitetet ortodokse të sfondit kombëtar në Shqipëri.
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani (Fatmir Pelushi), jo vetëm që nuk kryen përkujtimore për Mihal Gramenon, por ndalon priftërinjtë e Korçës për të bërë përshpirtje për korçarin e madh.
Në të kundërt, në kishat e Korçës kryhen rregullisht shërbesa në festat kombëtare greke, ndërsa klerikët e Mitropolisë së Korçës marrin pjesë në shërbesa ku nderohen personazhe që kanë kryer akte terroriste në Shqipëri.
Nuk dihet nëse urrejtja për Mihal Gramenon rrjedh nga zemra e z. Fatmir Pelushi, nga komplekset e tij si mysliman me trashëgimi familjare antikristiane, apo është peng i bashkëpunimit të tij me tri shoqata nacionaliste greke që veprojnë në Korçë.
Nëse z. Pelushi nuk është i rekrutuar nga shërbime të huaja, siç besohet në komunitetin ortodoks, përse të ndalojë përshpirtjet për Mihal Gramenon, Petro Luarasin, Papa Kristo Negovanin, Themistokli Gërmenjin e të tjerë, të cilët kanë vepruar në qarkun kishtar të Mitropolisë së Korçës?
* * *
Mihal Grameno e përligji bukur kalesën e tij në botën shqiptare në përkushtim atdhetar, me luftë për lirinë e popullit shqiptar dhe për autoqefalinë e komunitetit ortodoks, me krijimtari të gjerë në letërsi, teatër dhe publicistikë, e cila kjo është edhe fusha e tij më spikatëse.
U lind në Korçë në një familje tregtare, u shkollua në vendlindje dhe më 1885 mërgoi në Rumani, ku në Bukuresht u përfshi në lëvizjen kombëtare shqiptare, madje si sekretar i gazetës “Drita, më 1889.
Në vitin 1908, Mihal Grameno është i pranishëm në Kongresin e Manastirit, si përfaqësues i Klubit të Korçës.
Në vitin 1909 themeloi në Korçë “Lidhjen Orthodokse” dhe redaktonte të përkohshmen e përdyjavshme me të njëjtin emër, në vitet 1909 – 1910.
Në vitin 1910 u arrestua nga autoritetet osmane.
Më 1 shkurt 1911 nisi të botojë e redaktojë të përjavshmen “Koha”, fillimisht në Korçë dhe më pas në Jamestown NY, ku jetoi në vitet 1915-1919. Ishte detyruar të largohej nga Shqipëria mbas shpërthimit të Luftës I Botërore.
U kthye në Evropë për të përfaqësuar shqiptaro-amerikanët në Konferencën e Paqes në Paris.
Vazhdoi të shkruajë e të botojë, por më vonë u tërhoq nga lëvizja kombëtare, i sëmurë dhe i lënduar.
Vdiq në Korçë, më 5 shkurt 1931.
Për meritat e shquara në dobi të atdheut, i është dhënë titulli “Hero i Popullit”.
I përjetshëm kujtimi i tij!
Please follow and like us: