Kim përjashton motrën e vogël nga Byroja Politike, pritet reflektim edhe në partitë shqiptare
Me një lëvizje surprizë, Kim Yo-jong, motra e vogël dhe bashkëpunëtore e besuar e liderit koreano-verior, Kim Yong-un, u përjashtua nga Byroja Politike e Partisë së Punëtorëve e Koresë së Veriut.
Ndërkohë, udhëheqësi Kim ka konsoliduar pozicionin e tij në krye të Partisë së Punëtorëve në pushtet të vendit dhe është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i partisë, njoftoi media shtetërore, KCNA.
Titulli i ri u dha në kongresin e 8-të të partisë në Phenian.
Një votim, i cili konsiderohet zyrtar, u zhvillua të dielën, pas një rishikimi të lehtë të rregullave të partisë.
Kim është i treti në dinastinë e sundimtarëve të vendit, pas babait të tij Kim Jong Il dhe gjyshit Kim Il Sung, i cili gjithashtu kishte mbajtur titullin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë.
Pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011, Kim Yong-un u shpall shpejt udhëheqësi suprem i ushtrisë, partisë dhe shtetit të Koresë së Veriut.
Në kongresin e shtatë të partisë pesë vjet më parë, ai u zgjodh kryetar i partisë.
Koreja e Veriut mbetet e izoluar për shkak të ambicieve bërthamore.
Në kongresin e Partisë së Punëtorëve në pushtet, Kim Yong-un tha se ”dëshiroj të zgjeroj ndjeshëm potencialin ushtarak të vendit, megjithë sanksionet ndërkombëtare dhe problemet e rëndësishme ekonomike”. Tre analistë nga ata të pavarurit fare thanë se ky veprim mudn të reflektohet edhe në partitë shqiptare, para zgjedhjeve parlamentare, të cilat vujanë nga nepotizmi dhe i kanë kthyer partitë në shpk.
https://apnews.com/article/kim-yo-jong-north-korea-39b37a67d2fad24f6be3cbaa42fb051f