Albspirit

Media/News/Publishing

Pushka top Valmir Bytyqi, shqiptari bëhet babai i katërnjakëve!

Një shqiptar në Gjermani konsiderohet me fat, sepse gruaja e tij gjermane ka sjell në jetë katërnjakë në Klinikën e Gjinekologjisë në spitalin e Augsburgut, gjë që ndodh një herë në 100 vjet mesatarisht pa terapi të fertilitetit.

Së pari në jetë erdhi Leoni pastaj Luis, vazhdoi Aroni dhe në fund Beni. Lindja e katërnjakëve të Michaela Seidl dhe partnerit të saj shqiptar Valmir Bytyqi, në spitalin e Augsburgut zgjati tre minuta. Katër djemtë janë në gjendje të mirë shëndetësore, të gjithë peshonin njësoi 1.300 gramë dhe po merrnin frymë në mënyrë të pavarur.

Për momentin ata ndodhen në kujdesin intensiv për fëmijë të parakohshëm për shkak se erdhën në jetë dy muaj me herë me prerje cezariane.

Lindja e katërnjakëve pa terapi për fertilitet është jashtëzakonisht e rrallë. Ekspertët vlerësojnë se ka lidhje të katërnjakëve në 1.853 raste.

Për momentin Leon, Luis, Aron dhe Ben janë ende në repartin e monitorimit të klinikës së fëmijëve.

Please follow and like us: