Cikël poetik nga Nexhat Halimi
Me faqe në shuplaka
E diel është dhe dhembje dhe mërzi e pritur
Ti s’do të vish as këtë herë njëmend zemër
Gjarpri me trëndafil në kokë hijes rrëshqet
Mbi gishta të dorë së majtë nga pikin gjak.
E hija ime ik e ik në të majtë në të djathtë
Deri te kroi ku mbushje ujë pak nga pak
E asgjë s’lëvizte as ikte as vinte nëpër sokak.
Më prisje në dritare me të dy faqet në duar
Me bërrylat në parvaz mbështet me faqet në shuplaka
E nga zemra shpërthente tërë gjak flaka
E unë digjesha në pritje pa asgjë afër të zgjuar
Pa flutura e fluturime zogjsh ndër parmakë.
Me të dy gjunjët e lënduar të zhveshur cullak
E kërkoja veten të plagosur në lak.
Zjarr dhe gjak
Në varëse të vjetër hijen zgjat vetëm kapela me tufë
E një tjetër për ngjasim i vjetër ndërmjet vjen me kalë
E ndër shkallë të kripës një lule e verdhë e çelur aty.
E sendet e lashta në vetmi përndarë vizatohen përsëri
Ka ditë të pres ka javë natyrisht ka dhe vjet
Të zgjohet etja e prerë thikë ndërmjet
E jashtë vërej bie shi me furi bie borë, ah borë
Të të sjellë ty Fedorë.
E bukuri e fjetur në pezhishkë të padukshme lëviz etur
Ndoshta je ti e ardhur për largësi të afërsisë së tretur
E unë me duart ngrirë nga nata e acarët të shkruaj letër.
Vërej jashtë bie pandërprerë borë
Vetëm drita e fanarit të trilluar të rrugës më ndrit
E nga goja dhe ja nga hundët më rrjedh zjarr dhe gjak.
Dashuri e ndonjë sharje
Mbrëmë unë e kapa hijen në majë të erës
Apo të lajmëroja për sytë e pranverës
Ndoshta kthehesh prapë te kroi ku ende rrjedh uji
Apo fund fushës së ndezur me kalë ik e vjen muji.
A ishte ajo dashuri e vrarë a vetëm sharje
Ja dheu i varrit shembet apo është shkarje
E bilbili i njëjtë fluturon nga po ajo degë
Ti e prek qiellin e fluturon iluzionit lidh për vegë
e përplasë kokën mbi dy duar tryezës së vjetër
E të kujtoj mbi letrën kaq pa ndjenjë i fjetur
a është e diel zemër këtë të diel ç’ digjet kaq etur.