Enver Idrizi: Na duhet uniteti për hir të gjakut të dëshmorëve dhe gjeneratave të reja
Intervistë ekskluzive me legjendën e sportit të karates, bëmirësin, patriotin, z.Enver Idrizi
Nuk e besoj, se ka diku ndoj shqiptarë, që nuk ka dëgjuar për Enver Idrizin. Ai është dhe do të mbetet shembull i mirë për gjenerata e gjenerata që do të vijnë, se si arrihen sukseset falë një pune të madhe. Para disa viteve, kam pasur fatin e mirë të flasim disa herë për media elektronike, të shkruara dhe audio-vizuele për karrierën e tij sportive, por kësaj here, duke e ditur, se z.Idrizi gëzon autoritet të lartë në të gjitha tokat shqiptare, do të flasim, se si e sheh situatën aktuale politike në të gjitha trevat shqiptare edhe pse ai na tha, që në fillim, se në politikë nuk dëshiron të përzihet, por si ka vepruar në të gjitha situatat për të mirën e kombit, do të flas, duke shpresuar, se do të shërbejnë për të mirë, e në rastin tonë, për një unitet. Kush e di, gjatë një intervistë, që e patëm pasur për TV Diaspora/RTK me qendrën e saj në Berlin, z.Idrizi na patë thënë, se me këndu dhe me politikë nuk dëshiron të merret, por në diskotekën e tij „TIME“ në Gjermani, patëm pasur rastin e mirë ta dëgjojmë, duke kënduar shumë bukur, sa që patë marrë edhe shumë duatroktije. Një personalitet me plot mirënjohje, kupa, mbi të gjitha urata nga kombi ynë e sportistë. Jo rastësisht, edhe njihet si Bruslia Shqiptarë. E pra, ndoshta një ditë do ta shohim edhe në politikë. Për shumë, do ju lë ta përcjellim këtë intervistë ekskluzive.
Z.Idrizi, të falënderoj për mundësinë, që na dha, të bashkëbisedojmë kësaj here, për tema të tjera, kryesisht për situatën aktuale në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës.
Ju falënderoj edhe juve dhe përshëndes gjithë lexuesit tuaj kudo që gjenden ata. Më duhet ta them, se të kam respektuar gjithmonë dhe do të respektoj. Më lejoni, që ti uroj të gjithë besimtarët e fesë islame për muajin e shenjtë të Ramazanit, duke i uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara tek zoti. Qoftë një muaj i begative dhe unitetit.
Si i kaluat dhe si po i kaloni këto ditë, kur në gjithë botën po dëgjojmë lajme të rënda për COVID-19?
Lutem, që të mos dëgjojmë më lajme të kronikave të zeza me rastin e kësaj pandemie. Jam në Gjermani dhe do ti përballojmë. Sporti është në zemrën time, pa sport nuk mundem të jetoj. Duke komunikuar me familjatë dhe miqë në të gjitha trevat shqiptare, si dhe duke e përcjell situatën atje.
Kësaj here siç folëm edhe para intervistës, nuk do të flasim për sukseset tua, për mirënjohjet tua e kështu me radhë, por do të mundohemi të marrim opinionet tua, për gjendjen aktuale politike e sociale në tokat shqiptare, duke besuar, se do të gjykoni drejt, sepse jeni apolitikë. Besoj, se do të jeni dakord?
Me shumë kënaqësi. Aty ku mendohet, se do të duhej të ishte Enver Idrizi për të mirën e kombit, gjithmonë do të jem. Shkrihem i tëri për kombin tim, sepse jam rrit me frymë të pastër kombëtare.
Sigurisht, se keni përcjellur e po përcjellni situatën aktuale në Kosovë. Jo ka të drejtë ai, jo nuk ka të drejtë. Jo ky kështu, e jo ai ashtu. Komenti juaj?
Ju them sinqerisht, shpirti më dhemb, mërzitem shumë. Po shumë kemi vuajtur si komb. Të mos i hyjmë historisë, se sa vuatje i kemi pasur. Më besoni, se më qahet, mundohem të mos dëgjoj lajme. Janë skena të dhimbshme. Shumë armiqësi mes veti. Jemi vëllezër, politikë të bëhet, por jo aq armiqësi.
Keni kontribuar për çështjen kombëtare gjithmonë, pa u ndalur e as sot e kësaj dite. Çka po i thua vetes, kur sheh përçarje?
E kam obligim kombëtarë, që të jap edhe jetën nëse është nevoja për popullin tim. Nuk jam ndalur e as kurrën e kurrës nuk ndalem, sepse kombi ynë gjithmonë ishte paqësorë dhe është edhe sot. Po habitem, se si mos me u mar vesh mes veti. Jo ti kulaçin më të madh, e jo unë më të vogël. Kosova jonë, ajo tokë ka rrënjët me gjakë, ku kanë dhënë jetën shumë dëshmorë. Vërtet habitem. Vërtet dua të jem në ëndërr e të mos shoh përçarës.
Pse po ndodhin këto mos marrëveshje?
Nuk e di, ndoshta pozita është shumë e ëmbëlt, nuk e kam provuar, por me gjithë kaq zhurmë po vrapohet. Nuk është mirë të hysh në politikë, apo të drejtosh vendin, që ti kundërpërgjigjesh pushtetit që ka kaluar, e kam fjalën, që të nxjerrësh hakun. Gabimet normal, se duhet ti përgjigjen drejtësisë, por jo të merremi me personalen. Pra, vizioni duhet të jetë i qartë, që Kosova, të shkoj drejt NATO-së dhe BE-së. Kosova të ketë zhvillim ekonomikë, me punësim, bujqësi të zhvilluar e kështu me radhë.
Çka i nevojitet për momentin spektrit politikë në Kosovë?
Uniteti. Ne duhet të jemi unikë. Të flasim njejt përballë çdo situate që ka të bëj për të mirën e Kosovës. Për ate Kosovë, që dhanë jetën shumë dëshmorë. Do të humbim gjithmonë, nëse nuk jemi unikë. Nuk shkon me inate. Ligji është ligj. Para ligjit gjithsecili duhet të jap llogari.
Z.Idrizi, ditë më parë, postuat në FB disa fjali, ku ndër të tjera, thoni, se dëshmorët i shihni në flamurin tonë kombëtarë kuq e zi. Çka ke dashur të thuash me këtë?
Po, flamuri ynë kuq e zi, është plot me histori. Aty janë dëshmorët tanë, që dhanë jetën e këtë flamur do ta mbrojmë për jetë. Po më plas zemra sinqerisht, kur po shoh përçarje. Aty përmenda edhe disa miqë, që i njoh shumë mirë, që për të mirën e atdheut, kurrë nuk u ndalën. Dhe theksova, se edhe në luftë edhe në liri, kurrë su ndale e as që po ndalesh për të mirën e atdheut, vëlla, Selim Pacolli! Fjalë zemre të mbështjellur me shpirt, edhe sot, vendosa, që ti shkruaj larg tokës shqiptare, por me shpirt isha dhe do të jem gjithmonë atje, atje, ku ajo tokë është e tëra kuq e zi. Dëshmorët tanë, do të kujtohen gjithmonë, sepse ata janë historia. Invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, familjet e të pagjeturëve, veteranët e luftës së UÇK-së, bëmirësit dhe intelektualët e mëdhenj, që sakrifikuan jetën për liri janë të nderuara e do të mbeten të nderuara përgjithmonë. Përkulje për jetë, dëshmorëve dhe patriotëve të vërtetë! Përkulje për jetë, shtetit më mikë të popullit tonë, SHBA-së! Falënderime pafundësisht, shteteve të ndryshme të BE-së, si Gjermania, pastaj, nuk duhet harruar Kroacinë, Turqinë dhe shtete të tjera, që ishin afër popullit tonë, në ditët më të vështira. Respekt përjetësisht familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së. Populli ynë njëzëri në të gjitha trevat shqiptare, u ngrit në këmbë për të mbrojtur veten. Populli shqiptarë është paqësorë. UÇK-ja do të mbetet e shenjtë për kombin tonë.
Si e sheh të ardhmen e Kosovës?
Për hatër të gjakut të dëshmorëve, invalidëve të luftës, veteranëve të luftës, gjithë atyre prindërve që presin bijtë e tyre të kthehen, apo t`ia dijnë ku e kanë varrin, për hirë të rinisë, të bëhemi bashkë. Ti lëjmë anash fjalët, por të kemi vepra. Të kemi shkenctarë, intelektualë të fushave të ndryshme, sportistë, të investojmë për lirinë e jo të ikin nga atdheu. Kosova një ditë do të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-së. Jemi populli më pro amerikanë. Jemi popull paqësorë.
Me një politikë jo stabile në Kosovë, kush do të fitoj?
Padyshim, se fitojnë armiqtë tanë. Nuk dua të besoj, se ka shqiptarë, që nuk e duan kombin e vet. Kosova ka shumë probleme, ato do të zgjidhen me unitet dhe me zhvillim ekonomikë. Kryekrimineli Millosheviq, siç e dinë e gjithë bota, deshti ta shfaros gjithë Kosovën, por nuk mundi dhe as që do të mund dikush tjetër. Kosova ka miqë të mëdhenjë ndërkombëtarë, jemi popull paqësorë e bëmirës. Shumë politikë po bëhet. O na duhet me punu, mos me lëndu njëri tjetrin. Kurë e kam gabim fjala bie, më kritikoni dhe përmirësohem. Dëshmorët tanë, do të kujtohen gjithmonë, sepse ata janë historia. Invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, familjet e të pagjeturëve, veteranët e luftës së UÇK-së, bëmirësit dhe intelektualët e mëdhenj, që sakrifikuan jetën për liri janë të nderuara e do të mbeten të nderuara përgjithmonë.
Përkulje për jetë, dëshmorëve dhe patriotëve të vërtetë! Përkulje për jetë, shtetit më mikë të popullit tonë, SHBA-së! Falënderime pafundësisht, shteteve të ndryshme të BE-së, si Gjermania, pastaj, nuk duhet harruar Kroacinë, Turqinë dhe shtete të tjera, që ishin afër popullit tonë, në ditët më të vështira. Respekt përjetësisht familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së. Populli ynë njëzëri në të gjitha trevat shqiptare, u ngrit në këmbë për të mbrojtur veten. Kurrë si harroj edhe familjet e të pagjeturëve, që ditë për ditë, presin më të dashurit e tyre, mos po kthehen. Sa shumë sakrificë kemi bërë. Sa e sa masakra bëri Serbia te populli ynë, por ne qëndruam e do të qëndrojmë. Shpirti i dëshmorëve dhe të gjithë atyreve që dhanë jetën për atdhe, bënë dritë në botën e përjetshme dhe ne, duhet të punojmë më shumë, të jemi unikë, sepse armiku i gëzohet mos punës sonë dhe përçarjeve. Gjithmonë e kam respektuar dhe e respektoj patriotin, vëllaun, Selim Pacolli. I cili është rritur me kulturë, traditë patriotike dhe humanitare nga prindërit e tij, që të japësh jetën për atdhe është sikurse të jetosh për jetë. Burrë i urtë, i matur, kur iu desht të kap pushkën për liri ai e kapi. I la gjitha të mirat e kësaj bote dhe iu drejtua me uniformën e çlirimtarit atdheut. Jap jetën që gjeneratat e reja ta gëzojnë ate. Selim Pacolli, me disa fjalë, që po qëndisen nga shpirti, ke bërë një punë të madhe edhe në detyrën tuaj në Komunë të Prishtinës. Po punon me shpirt, që ta bëni Prishtinën si kryeqendra të mëdha të evropës e botës. Ti ke vizion, ti je i qetë, ti je punëtorë, ti je patriotë, me një fjalë ke traditë pune e atdhedashurie. E kemi pas borxh e do ta kemi brez pas brezi, që duhet punuar dhe dhënë jetën atëherë kur duhet, që të ruhet toka shqiptare. Ti në njërën anë dhe vëllezërit tuaj gjithashtu, Presidenti Bexhet Pacolli, një bëmirës i jashtëzakonshëm, që emri i tij është i artë, është i xhevahirë, diamant, gjithmonë ishte aty ku kërkohet për të mirën e Kosovës dhe shqiptarisë. Si sportistë, por edhe si pjesë e kombit tim, nuk jam ndalur as unë e as që do të ndalem për atdhe. Lavdi dëshmorëve, nderime të përjetshme, invalidëve të luftës, veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve, pa harruar edhe kontributin madhorë të veprimtarëve që me paqë e urtësi, i treguam botës, se meritojmë lirinë. Presidentin historikë të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, nuk e harroj, pastaj Ukshin Hotin, Anton Çeta, Prof.dr.Fehmi Agani, Prof.dr.Zekeria Cana e shumë e shumë të tjerë. Dritë ju bëftë shpirti, komandant legjendarë, Adem Jashari me familje, Sali Çeku, Agim Ramadani, Ismet Jashari, komandant Kumanova, vëllezërit Haradinaj Fehmi Lladrovci, Xheva Zahir Pajaziti, Bekim Berisha, Izet Vuniqi dhe të gjithë dëshmorëve të kombit! Lavdi! Jemi një e do të jemi përgjithmonë! Ti lëjmë inatet, ju lutem vëllezër, të bashkohemi si na takon e të ecim te para, drejt BE-së dhe NATO-së! Isha e do të jem deri në fund të jetës sime për unitet!
Po në trevat tjera shqiptare, si në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës?
Shqipëria është më ndryshe, sepse është në NATO. Edhe atje duhet shumë punë për tu bërë. Besoj shumë, se do të bëhet shumë mirë. Në Maqedoninë Veriore, më duhet të flas shumë. Nuk është keq puna, por na duhet të jemi edhe më të bashkuar. Në Mal të Zi, kam miqë shumë dhe atje një unitet është arritur, por duhet mbajtur. E Lugina e Preshevës mendoj se është më së keqi. Për atje, duhet të punojmë të gjithë. Që ajo popullatë të mos vuaj.
„Do të jem për jetë, shërbëtor i kombit tim, do të shkrihem i tëri për flamurin kuq e zi“
Z.Idrizi, padyshim, se kemi edhe shumë pyetje të tjera për ti shtruar e për të marë mendimin tënd, por shpresojmë, se herave të tjera, do të kemi mundësi të flasim.
Ishte kënaqësi. Fola ate, që e kam në shpirt. Të mos harrojmë dëshmorët, kontributin e madh të dëshmorëve. UÇK-ja dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, me në krye, SHBA-në dhe politikën paqësore, të presidentit historikë të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, sot Kosova jonë, po e gëzon lirinë. Ta ruajmë këtë liri dhe të punojmë jo tetë orë në ditë, por nga 12-të. Ti japim hapësirë diasporë sonë, sepse kurrë nuk u ndal për atdhe. Respekt pafundësisht, edhe për gjithë patriotët e mërgatës sonë, si bëmirësin e madh, Presidentin, Behgjet Pacolli, pastaj bëmirësinë tjetër nga Tetova, z.Lazim Destani, patriotin e madh nga Medvegja, Xhim Xhema dhe shumë e shumë patriotë të tjerë në SHBA, evropë, Kroaci, në ate Kroaci, që shumë patriotë iu drejtuan çlirimit të Kosovës dhe luftuan poashtu kundër regjimit të Serbisë për Kroacinë vëlla. Ne jemi paqësorë. Kemi luftuar për ti mbrojtur tokat tona, pragun e shtëpisë dhe gjithmonë do ta mbrojmë. Do të jem për jetë, shërbëtor i kombit tim, do të shkrihem i tëri për flamurin kuq e zi. Të gjitha do ti lë siç i kam lënë për tokën shqiptare dhe Enver Idrizi do të jetë gjithmonë ku është e drejta. Jam për paqe. Nuk dua armiqësi. Të gjithë shqiptarët për mua janë njejt, nuk ka rëndësi, se nga cila trevë e atdheut vjenë, me rëndësi, je shqiptarë. Na duhet të punojmë shumë. Unitet vëllezër. Nuk dua të dëgjoj se ka shqiptarë të keq, që nuk punon në interes të kombit. As që mendoj se ka të tillë. Jemi kuq e zi e do të jemi për jetë.
„Shqipërinë etnike e dua dhe mos më daltë shpirti pa e pa një kombëtare kuq e zi në futboll e gjithë sportin, një ambasadë, konzullatë dhe një flamur“
Nëse do të ishe në politikë, çka do të kishe bërë në ditët e para?
Ju thash, jam sportistë. Kam pasur shumë suksese sportive në karrierën time dhe jam i nderuar nga kombi im. Ka ndoshta edhe ata, që nuk më duan, por ju them, se ju kam vëllezër të një gjaku, gjuhe e flamuri. Mundet të ketë keqëkuptime, por unë nuk kam armiqë shqiptarë. Ju uroj gjitha të mirat edhe atyreve, nëse ka dikund, që nuk më duan. Me politikë nuk dua të merrem, por kontribut kam dhënë e do të jap gjithmonë, nëse kërkohet nga ana ime. Nuk jam me ndoj subjekt politikë, por ju thashë edhe më lartë, se kam në çdo parti miqë dhe i respektoj. I dua që ti shoh bashkë. Punën e parë, do të kisha bërë, pushtetin e vjetër e kisha ftuar, që të flasim dhe ti falënderoj për punët e mira, ndërsa për punët që nuk kanë shkuar mirë, do të mundohem ti bëjmë bashkë, të marrim ide nga ata, nëse duan edhe ata. Sepse, ndoshta, kanë dashur të punojnë ndryshe, por iu ka shkuar siç nuk kanë dashur. Për shkeljet e ligjit, normal se duhet të japin llogari. Akademinë e Shkencave e kisha kyç më shumë të jetë në rrjedha për të na ndihmuar, pastaj të gjithë patriotët e tjerë, intelektualë të pavarur, klerët e të gjithe besimeve, do ti kisha ftuar në takim dhe kisha marrur mendimet e tyre. Nuk dua të jenë në politikë, por të kontribuojnë dhe të gjitha sugjerimet e tyre i kisha pranuar. Familjet e dëshmorëve do të jenë gjithmonë të nderuara. Invalidët e luftës, do të kishin respektin shumë e shumë më të madh, invalidët e luftës, jetimët, skamnorët. Artistë të varfër nuk do të shihja. Me një fjalë, kisha kontribuar edhe për dijetarë të rinjë, duke investuar që të shkojnë e të studiojnë nëpër europë e SHBA. Që të kemi gjeneratë të re shumë e shumë të fortë. Edhe tash i kemi të rinjtë tanë, që punojnë me vullnet, por na duhen edhe shumë e shumë të tjerë. Bujqit i kisha ndihmuar. Mësuesit, policisë, drejtësisë dhe mjekëve, ju kisha rritur pagën mujore në maksimum. Penzionerët, sportistët, do të gëzohen çdo dite që do të delë me të mirat që do ti sjellja. Diasporës i kisha dhënë shumë hapësirë, sepse janë arteria më kryesore e së mirës së asaj toke. Të gjtiha këto ia kam thënë edhe miqëve të mi që janë në politikë. Unë jam sportistë, patriotë e bëmirës, kështu do të jem gjithmonë. Shqipërinë etnike e dua dhe mos më daltë shpirti pa e pa një kombëtare kuq e zi në futboll e gjithë sportin, një ambasadë, konzullatë dhe një flamur. Zoti e bekoftë popullin tim, miqtë tanë ndërkombëtarë me në krye, SHBA-të.
Z.Idrizi, shumë flm për këtë intervistë, që ke folur me bardhësi, ashtu edhe siç jeni.
Ju lutem. Gjitha të mirat. U takofshim në ditë më të mira e të pijmë ujë në mes të Shkupit, asaj toke që ka pasur e ka plot patriotë, që gjithmonë ishte me sy e do të jetë nga Vlora e Ismail Qemajlit dhe nga Drenica e Adem Jashari. Dalshim si është më së miri nga kjo situatë e rëndë me COVID-19. Të respektojmë udhëzimet e kopetentëve dhe ju kisha lutur mediave, që të japin lajme të kontrolluara dhe të punohet si në Shqipëri e Kosovë, se çka do të bëhet kur të dalim nga kjo situate, sepse është dobësuar shumë ekonomia dhe në vendet tona ka papunësi të madhe. Në vend se të punojmë në këtë drejtim, ne merremi me njëri tjetrin. Gjithë energjinë pozitive ta harxhojmë për të mirë e jo kundër njëri tjetrit. Zoti e bekoftë kombin tim dhe gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë kudo që ndodhen ata. Paqe, unitet, punë dhe besim! / Intervistoi: Dashnim HEBIBI, presheva.com/