Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Mustafa V. Spahiu

 

 

AKTRIM ME VETMINË

 

Vetmia e godet vetminë me qëllim,

Doli sheshit margaritari i guacës…

Mbrëmjes e shohin sytë e macës;

Rolet e tjera bëjnë vetëm zbukurim.

 

Prore në udhëtime ardhja e vonë,

Këmishë gjarpërinjsh gjeta n’djep!

Sorkadhet e ëndrrave lart në plep;

Aktrimi vetmitar s’gjeti dot jehonë!

 

Thellë çudirave ai m’i pafajshmi,të

Përhënët gjazë i mësojnë brigjet,se

Peshqit e gjakut i zhveshin shtigjet;

Qanë në mesditë më i përvajshmi!

 

Në këtë vend – dita me patetikë,

Kridhem ku bën gjumë thellësia…

Vallëzuese belhollë është vetmia,

Profilit të ditë(s) gjendet estetik!…

 

Aktrim vetmitar – sa rol i pështirë!

Skena është gjithnjë lëvizëse,Pro-

Zerpinë me dritëzat terratisëse, e

Kapa fatin bardh’e zi – hiçe ngjyrë!

E shtunë, 9 kollozhék 2021, në Dardaninë Ilire.

 

 

LOTI I FUNDIT S’ËSHTË HESHTJE

 

Shkyqe vrik flakën pa u bë kryeneç,

Ëndrrën e paëndërruar mos e trego

Me ylberesh në dorë mos maratono

Syri i gurtë s’është në vend fatkeq.

 

Loti fundi s’është heshtje e trilluar,

Kalo urën e jetës dhe ec symbyllur

T’fajësuarit mengenesh janë mbyllur

S’fisnikërohen zjarrit të përcëlluar!?

 

Heshtja hap shtigje të ngatërruara

Vetmitë majen s’e zëvendësojnë,e

Lëngatat e djeshme si trashëgojmë,

Fluturat e shpirtërave të shëruara.

 

Se duan balsamin rrin n’pikëllim,si

Para këngës, si para zjarrit në jetë,

Para mëngjesit koha diku ka mbetë

Të gjitha heshtjet t’i përjetoj shqim!

 

Heshtja, vetmia e krijojnë mëshirën!

S’di cili shekull n’shtatë bukuri flen?

Njerëzit pyesin çfarë magjie do vjen

Duke shumëzuar me vete mënyrën.

 

Heshtja s’është përrallë e trilluar, si

Vijë dor’e zbuluar thellë n’shuplakë,

Grua fshehur e shartuar n’hi e gjak;

S’therret kurbani pa ndjesë t’flijuar.

 

Ygdyli vrapimit kërkon rregulla lirike,

Kësaj vetmie ku t’i gjejë vend n’gotë?

O, tëra urat nuk thehen nëpër botë,se

Heshtja ime himn – apoteozë poetike.

E enjte, 7 kollozheg 2021, në Dardaninë Ilire

 

QORTIM NDAJ VETVETES

 

Tri vjeshta pa shkëputur bëj qortime

Ndaj vetvetes po ju them me zemër, e

Hapi dryrin heshtak – çelësi paemër –

Dhe vetë tretëm erërash n’vështrime.

 

I vetes, o, i dashur pse besë ke zënë,

Shumë deri në gjunjë je futur në hi?

Dridhur nga lotët’kanë rrjedhur n’gji;

Ke lënë vetveten – tri ditë pa ngrënë!

 

Me dorë në zemër qartas po ta them!

Ti more burrë mos belbëzo si përrallë;

Je bërë sy e vesh ç’po rrah n’qepallë,

Vetvetes o tjetrit do t’i kërkosh ujem?!

 

Qortimet i nisi në adresën e gabuar?

– I “çmenduri” veten shanë si n’lojë…

Vetmia qenka lodër lidhur me tojë,pse

Kaq shumë tjerëve iu kam BESUAR?

E hënë, 4 kollozheg 2021, në Dardaninë Ilire

 

 

Please follow and like us: