Albspirit

Media/News/Publishing

Mitrush Kuteli: Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret

Nga Testamenti i shkrimtarit Mitrush Kuteli (Dhimiter Pasko), drejtuar gruas së tij me këshillat e fundit për jetën e saj dhe të fëmijëve.
-Toka ku gëlojnë gjarpërinjtë e ku të vrasin shokët se u bën hije!
-Të doni njëri tjetrin, të ndihmoni njëri tjetrin, të duroni njëri tjetrin!
-Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje.
-Nuk dua njerëz në varrimin tim. Më të shumtit vinë për sehir, për formë. Unë i kam urryer ngahera varrimet e bujëshme, me kallaballëk.
Please follow and like us: