Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje dhe muzikë në Ditën e Kulturës Kombëtare të Rumanisë

Prej disa vitesh me vendim shtetëror në Rumani dita e lindjes së poetit të shquar, Mihai Eminesku respektohet si Ditë e Kulturës Kombëtare.
Këtë vit aktivitetet përkujtimore të ditëlindjes së poetit të njohur në Rumani e më gjerë ishin të shumta.
Të enjten e 15 janarit 2021 një program kushtuar 171 vjetorit të lindjes së Emineskut u mbajt në mjediset e Muzeut të Artit Popullor Dr. “Nicolae Minovici”. Ky muze është edhe pjesë e strukturës së Muzeut të Qarkut të Bukureshtit.
Protagonistët e këtij aktiviteti ishin sopranoja shqiptare Arlinda Morava – pianisti Ștefan Iliescu – violonçelisti Bogdan Postolache dhe aktorja Theodora Stanciu.
Koncerti titullohej: “Mihai Eminesku- poeti i përjetësisë sonë”.
Vargjet e Emineskut të ndërthurura me muzikën dhe interpretimin lirik dhe të fjalës artistike përcollën një atmosferë të ndjerë dhe të përkorë.
Në këtë koncert sopranoja shqiptare Arlinda Morava interpretoi vargjet e Emineskut edhe në gjuhën shqipe./opus.al/
Programi ishte një prodhim i “Link Tv” dhe mund të ndiqet edhe në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=3jxtn3m0PaQ
Please follow and like us: