Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Kaceli: Lutje e sinqertë Zotit!

Një kujtim, një poezi, një kushtim…

Kjo poezi prej katër rreshtash, ndoshta nuk ia vlen me e quajtë as edhe poezi!
Diku e paskam shkrujtë në letër të pastër, aty nga viti 1991. E nuk më kujtohej a e kam publiku në shtypin e kohës!
Vetëm kur miku im i kahershëm Arben Ndoi e shkroi (fjalë për fjalë) në profilin social të poetit dhe mikut tonë të përbashkët, poetit dhe gazetarit, Marash Mirashi, (miqtë si Arbeni ishin lexuesit dhe redaktorët e parë të poezive tona) u kujtova e iu vuna kërkimit në fletoret e mia të dikurshme!
E gjeta me mundim.
E thashë me vete: Hajt se ndoshta e kam publiku edhe në ndonjërin nga tre librat e mi poetikë!
I pari “Simbiozë” Lezhë 1994, ma shumë asht si fletore se sa libër! Bile i mungon edhe ISBN-ja, për faktin se në atë kohë iu mungonte të gjitha botimeve që dilnin nga shtypi i kohës.
Habia ma e madhe: Në faqen e fundit të librit kisha publiku edhe këto katër vargjet me titull:

Lutje e sinqertë Zotit!
O Zot!
-ndihmomë të çmendem
ndonëse jam i shkalluar
në këtë botë të marrë.

janar 1991.

Gjithsesi duke falenderuar edhe një herë mikun tim Arben Ndoi për kujtesën e mrekullueshme, (30 vjet nuk janë pak) po e lë në gjykimin tuaj se a mundet me u quejtë poezi apo jo! (Sinqerisht mua më duket poezi, e vetja, nganjëherë,  më duket edhe pak si poet!)

Please follow and like us: