Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarja nga Shipkovica, femra e parë që kreu studimet në Universitetin e Berlinit me notë maksimale 10

Dr. med. Xhemile Seferi – mjeke -gjinekologe, punon si në qytetin e Ludwig Lustit, në Gjermani. Xhemilja lindi në Shipkovicë, komuna e Tetovës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, kurse të mesëm në Tetovë. Përndryshe, Xhemilja është shqiptarja e parë që i ka kryer studimet e mjekësisë në Universitetin e Berlinit në vitin 1998. Deri atëherë asnjë femër shqiptare nuk i kishte kryer studimet për mjekësi.
Pas studimeve, në vitin 2006, ajo specializoi për gjinekologji në qendrën universitare në Scharite ne Berlin, me sukses te shkëlqyeshëm me notën maksimale 10.0, dhe vazhdoi të punonte deri në vitin 2012 në klinikën e spitalit të qytetit Neurrupinn. Pas kësaj Xhemilja kaloi në spitalin e Ludwig Lusstit, ku punon edhe sot si mjeke gjinekologe, bashkë me bashkëshortin e saj, i cili po ashtu është mjek, specialist i kardiologjisë.
Jo vetëm familja, por të gjithë ndjehen shumë krenar me të arriturat e saj, pasi ajo është e veçantë dhe sukseshme në lëminë e saj. Sot, ajo ka arritur majat e lëmisë së gjinekologjisë me operacione të ndryshme, në trajtimet e sëmundjeve ginekologjike, obstetrike dhe kirurgjike.
Please follow and like us: