Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeç piktori Mustafa Arapi

Piktori Mustafa Arapi ka ndërruar jetë prej COVID-19 në moshën 70-vjeçare. Ai nuk e fitoi dot betejën me virusin pasi ishte shtruar prej ditësh në spital.

Lajmin e bën të ditur vajza e saj, Dorina e Arapi e cila zbulon se piktori ka vdekur në mesnatë dhe lë dhe një mesazh prekës për babain e saj të ndjerë.

Disa ditë më parë ajo zbuloi se Mustafa Arapi ishte shtruar tek spitali COVID-2 dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres Manastirliu që institucionet t’i kushtonin vëmendje babai të saj si një personalitet i lartë në kulturën shqiptare.

Mustafa Arapi ka lindur më 23 korrik 1950 në Tiranë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë. Pas studimeve ai filloi të punonte si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve nga viti 1985 deri më 1991. Pastaj, gjatë viteve 1993-2006 ishte shef i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

 

 

STATUSI NGA DORINA ARAPI

Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta.
Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua.
Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë!
Të duam përjetësisht!

Please follow and like us: