Avdulla Kënaçi vjen në librat e tij, pas një karriere të suksesshme në gazetari
Sadik Bejko, shkrimtar
Avdulla Kënaçi vjen në librat e tij, pas një karriere të suksesshme në gazetari.
Në rrëfimet e vëllimit “Liridona”, zotëron ritmi i shpejtë i reporterit, gjuha e gjallë e terrenit, fakti i vërtetuar që si gozhdë e ngulur në dru, i lidh dhe u jep peshë e reliev të gjitha subjekteve.
Ky autor nuk është një eksperimentues i studios së rehatshme.
Në këto tregime e novela, vjen era e freskët e ngjarjeve reale, era e freskët e jetës në rrjedhat e saj spontane, hartuar me lirshmëri, pa rend e pa parashikim. Përvoja ia del më përtej se sajimet e ndërlikuara stilistike. Asgjë nuk është e kërkuar për të bërë efekte, ose sensasione…
Gjithçka rrjedh në shtratin e lumit që të çon në det. Të gjalla janë faktet, detajet, gjuha dhe ngjyrimi emocional, si era e pyllit nëpër fletë.
Please follow and like us: