Brahim AVDYLI: AUREOLA E DRITËS
AUREOLA E DRITËS
APO FANTOMA E ERRËSIRËS[1]
1.
Nuk e di
çfarë fjale të shtojmë,
këto dy festa
janë kaherë
kështu, me njëra-tjetrën,
Shën Kolli dhe Shën Gjergji
mijëra fluturime
nëpër fraza të fjalëve i bëjnë,
çdo vit e kthjellin
apo e vrëjnë qiellin,
ndryshe
ia kthejnë njëra tjetrës
peshojat e zotrave,
nuk i lënë vend
askujt
për aureolën e dritës.
2.
Më kujtohet si fëmijë
kur gëzoheshim
me festën e Shën Gjergjit
e natën e Shën Kollit[2]
i dëgjonim me kujdes
si përpëliteshin zërat në errësirë,
prapavija e sindromave
gjendej
në shtratin e Prokustit,
kush e dinte histonë e saktë
të këtyre datave
në kalendarin e falsifikuar
të psherëtimave.
3.
Na zgjohet rusisht
Mbretëresha Katerina
në kulmin e çmendjes
të lëshojë kuajt
mbi epshet e falsifikimit,
të përpunojë
me vjedhje shpirtash
natën vonë
klerikët rusë
e në gadishullin e madh
t`i ngjallë gënjeshtrat,
pastaj e ngrit
Vuk Karagjiqin
me fundrrinat e popujve
të vendosë njëfarë shteti,
kulturat e popujve të mbledhë
dhe t`i vë
në formën e vet të mbijetesës,
për shembull
në krye të së pavërtetës
i shtrydh mitet e rrejshme
e Darkën e Fundit
t`ia shtojë Biblës,
Lazar Jezusi e Juda
zgjohen të çmendur
për shtetin fetar
duke e mbikaluar
nëpër errësirë
kufirin e mjegullave…
4.
Shën Gjegjin
padashur ua falim jevgjitëve
edhe pse ishte
prej rrënjës sonë të fjalëve,
e nuk e di
cili e dëshironte
të rrënjosë të vërtetën
të ngjallte natën
të mirën nëpër hënë
e hëna të na lë
në prag të ëndërrave
derisa sa iu ndal
turri i vdekjes
perandorisë osmane,
katolikët u kthyen në ordodoks
e shqipja
çmendej në vetvete
gjarpërinjt
e patën prishur folenë
dhe shpresat.
5.
Shën Kollit i frikësoheshim
sepse magjitë
i ngjallnin shtrigat,
edhe pse e dinim
se konglomerati serbë
nëpër hapësirat e horizonteve
e dhunonte dritën,
derisa i ndeznim qirinjtë
për të fladitur pak
fjalët e zemrës
pa yll në ballë,
e dhembja e jonë
e pat humbur udhën
deri në shpirt!
6.
Dikur e gjetëm
nëpër fjalorë të begative
kur zbriste
nëpër vite të dhembjes
Shën Nikolaus,
nga poli i bardhë
me dritën e padukshme
të yjeve
shqepnin
dhuratat e papritura
për një natë
të dhembjes së fëmijëve
derisa buzëqeshnin
nga drita e zemrave!
7.
Aspak nuk na ndalej
kuptimi i peshës së feve
herë na dukej
engjul i flaktë
me petale të flatrave
e herë njeri
i përjashtuar nga Vatikani
apo i pranuar vet
nga Kisha
Ortodokse Ekumene
e kështu na bëhej
se e përtypte
dhembjen e zemrave,
u buzëqeshte fëmijve
kur dridheshin
themelet.
8.
Çdo gjuhë drite
e dërgonte të flasë me ta
sepse fëmijët
ende qenë të pastërt,
merrej sikur dëshironte
t`ua lehtësojë nga pak
hapat e kohës,
mbushej globi
me katedrale ortodokse,
e mbilleshin
kishat greke,
aureolat e rrejshme
dëpërtonin deri në Rusi,
pastaj iu ktheheshin
pjesës tjetër
të shpifjeve
shteteve pa komb
me emra apokaliptike,
nuk kishte rëndësi
të ishin skandinave
apo angleze
e perëndimore,
mjaftonte
që të mos takoheshin
me gjenezën tonë
simbolike!…
9.
Çdo gjë sillej
rreth shpërfilljes sonë
që të mos e njohim
origjinën,
të jesh i kthyer nga e prapta
e të ndodhesh
pa e pritur e pa e kuptuar
në anën tjetër të medaljes,
Nikë dhe Nikolla
janë shqipe
e nuk ndodhen
në Fjalor
të prejardhjes së emrave,
shenjtëria u bë djallëzi
e djallëzia e praptë
u bë shenjtëri,
na bëhet sikur hënës
t`i themi “diell”
e nuk e dimë
se shëndritjen
e merrë prej bazës,
kështu
na rrjedhin vitet
prej antikës së hershme
deri te mitologjia
e gënjeshtrave.
10.
Ademi e Nuha
është prej fillimit
të testamentit të rrëfimeve
e quditërisht
i përkthejnë në fjalë
Adam e Noa,
Gjergjin nuk e kanë
por e kthejnë në Georg
e Martini e Nikolla
të shenjtën e shtrijnë
pa fusnota-
humanitet i pa kohë,
kalon pastaj
nga Zvicra në Evropën e Bashkuar
herë antike
herë ortodokse
dhe katolike
pa e shqyrtuar aspak
domethënien
e shprehjes morale![3]
11.
Kush do të dijë
se neve na i vjedhin
kishat
ortodoksizmi
na bëhet “serb”
si Manastiri i Shën Nikollës,
futet si tillë
nën mbrojtjen e shekullit
nga UNESKO-ja,
e harrojnë me qëllim
Gjon Buzukun
aty u inspirua
të shkruaj për nevojat
e shtresave të varfëra
Perëndia BESA
vetëm te shqiptarët
kishte kuptim,
por papritur
ai u kthye
në Manastir Serb!
12.
Kështu
natën vonë
vinë të na vrasin serbët
me dorën e engjullit,
Shën Nikolla
në Konçillin e Nikës
na u rreshtua
kundër Arianit,
përderisa albanët
janë arianë të përkryer
të dhembjes mijëvjeçare
për Zotin NJË
të DIJËS
ndonëse enigmatike
është figura e vjerrur
në altarin e shpirtave.
13.
Herë thonë
se rrjedh nga Veriu
me erërat e forta
të Polit,
herë fis ilir
nga Azia e Vogël
e krishterimit romak
dhe nuk e dinë
se Antioka e vërtetë
prej shekullit një e deri në gjashtë
në Syrinë antike
përplasej me rrebtica
me Egjyptin tonë
nën krihet e Shqiponjës,
atje ishte
fitimtar i popullit
nga të shtatë shërbyesit
e Ze në Je të Jezusit,
ortodoks nuk ishte
por jud i pranuar
në të krishterë!
14.
E pse t`u themi
urdhëroni burra
me burrni të vjedhur
të botës
së dalur mendsh,
vidhni sa të duani
nga gjeneza e jonë
e thuani pashkëputur shumërisht
janë bari dhensh
albanët,
Dija jonë rrjedhë prej Thotit
kur nuk kishte
parti feshë,
i kemi në varg
Instancat Ndërkombëtare
që të mbulojnë
të mos e dimë
ku është Gadishulli Yllirik,
Evropa i ka bashkuar
armiqtë tanë
e ne na i ka lënë delet,
ani pse dardanë
e albanë
iu thonë të parëve tanë,
nuk mund të bashkojmë
as shtetin Yllirik,
në rrotë të së ëmes
le të fluturojnë
edhe bashkimet,
kur të vdesim
ndoshta e marrim vesh
të vërtetën!…
15.
Gjallërisht
prej mileniumeve
deri te Katredalja “Nënë Tereza”
në Prishtinë
na thërret
Dom Lush Gjergji
t`i kthehemi vetvetes
e të vërtetës,
të njëjtëzohemi
me rrënjët tona
e te fillimi, [4]
bota e shpërfillur
nuk do t`ia dijë
gjenezës,
është shpërndarë
nëpër fetë,
t`i krijojë
edhe shtetet
ndër besime,
e gabimisht t`iu zë besë
heronjëve të feve
që na drejtojnë
të vrasim njëri-tjetrin
pa vetëdije
e humanitet…
16.
Antika dhe mesjeta
janë jetë e ngatërruar në mes
e më të errëta
na i bëjnë armiqtë,
arianët
u mbushen me rrëmujë
u shërndanë
nëpër Euro-Azi
e shkuan me rrëfimet e kallura
deri në Indi,
Sirinë e patëm
vatër të dhembjes së trishtë,
Jeziti i bardhë
në të kristaltë të arit
ishte prej lotësh,
tani shiten si sheitë
e sunitë
nëpër mindilat e qyrrave
e bota ecë
gabimisht!
17.
Pranë vetes
shumerët i kishim
e kanë mbetur
në lëndinat e kohës
së lënë djerrë,
askush nuk i llogaritë
shekujt albanë
me alfabetin diellor
e as rrëfimet misterioze
nuk mundet
të deshifrojë,
sanskritishten
Petro Zheji e analizon
e të mbijë
në truallin e shqipes,
askush nuk e llogaritë
as fëmijën
që më së pari
thirri “bukë”
në Egjypt,
në të gjitha anët
jemi të shkelur
e të përbuzur me derrat,
të urrejtur
deri në kupë të qiellit
anipse
detyrimisht jemi
gjeneza
e dhembjes suaj!…[5]
Shpjegimi im shkencor:
_________________________
1) Në këtë poemë, që dërgohet sot në gazetat elektronike, ua kam bashkangjitur edhe disa shpjegime të nevojshme shkencore, sepse edhe për shkrime hisorike nuk jam krejtësisht “i panjohur”! Por, nuk “i njohin” vetë mirë lexuesit apo shkojnë në anën tjetër. Askush nuk ka mundësi që t`i kopjojë pa e thënë emrin tim! Deri tani, me paturpësi, i kanë kopjuar të thënat e mia dhe i thonë si “thënie të vetat”…
Prej Anglisë e deri në Egjypt, Indi e vise të tjera të brezit të mesëm, nëpër botë, kanë qenë të vendosur e të shpërndarë yllirianët, yllirët, “njerëzit e yjeve”, që kanë zbritur NGA YJET, NDËR TO, NGA YLLI I DYFISHTË, I QUAJTUR SIRRI (SIRRI-US, me alfabetin pellazgjik dhe me alfabetin fenikas të Kadmit), që u themi thjeshtë “ilirët”, të cilët e kanë folur gjuhën e vjetër shqipe, deri në Babyloni…
Për këte, në njëfarë forme, e vendosim plisin e bardhë, të ruajtur prej gjysmës së vezës, prej të cilës kuptohet zanafilla e jetës, pra kemi lindur në tokë; simbolikisht kemi “zbritur” prej yllit sirius. Ne nuk jemi “ILLYRIAN”, siç na quajtë të huajt, POR JEMI YLLIR, PRA YLLIRIA, “NJERËZ TË YJEVE”!…
Ndërsa të gjithë popujt e tjerë, të cilët kanë synime të errëta ndaj nesh, e ndërrojnë vendin e “y”-së me “i”-në, e në vend të “i”-së e vendosin “y”-në, pra anasjelltas, të dy germat, dhe quhet “illyria”. Për këte, shikoni më mirë hartën numer 8. Historianët e vjetër duhet t`i njohin Yllirët prej Egjyptit, i cili shpjegohet në baza shkencore, psh. Xhusepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007 apo Skender Hushi, “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, EMAL, Tiranë 2009, në të cilat Thoti paraqitet shqipfolës dhe krijues i shkrimit të vjetër me anën e hieroglifeve egjyptiane, të cilat na e japin germën e parë të fjalës shqipe. I lavdëruari, THOTI, përveç të tjerave, deklarohet ZOT i DITURISË; i URTISË, etj.
Po e them se gjuha bazë e të gjitha gjuhëve indo-gjermane është gjuha shqipe, madje 12.000 vite para erës sonë e deri më tani; është e vetmja gjuhë simbolike; ndërsa gjuhët e tjera të botës kanë dalur prej kësaj gjuhe, jo tjetër. Gjuhët e botës janë gjuhë konvertuale (con dhe vert, prej latinishtes, do të thotë se ato gjuhë vlerësohen e lidhen me vlerat e gjuhës bazë, pra dalin prej saj, con=te, prej; e gjuha bazë është gjuha shqipe. Pra, gjuhë simbolike është vetëm gjuha shqipe, B.A!) dhe konceptuale (bazohen në koncept)…
Baza etimologjike është e shqipes, e jo e gjuhëve të tjera, sepse ato bazohen vetëm në koncepte, ndërsa gjuha shqipe është e bazuar në simbolet brenda fjalës, sikuse e të gjitha llojeve të emrave!…
Ilirët (Yllirët) kanë qenë më parë se sa të tjerët, e gjuha shqipe është para gjuhëve të tjera, madje prej vitit 25.000 p.e.s. e deri vitin 3.500 p.e.s., kur fillojnë të ndahen gjuhët e tjera, pas gjuhës armene, si psh. gjuha shqipe e shkruar me alfabet pellazgjik, e me vonë gjuha shqipe e shkruar me alfabet fenikas të Kadmit; gjuha kelte dhe gjuhë të tjera…
2) a) Shën Nikolla (San Nicolaus) është prej Antiochen e Syrisë antike (Shqipja e ruan ende “y”-në e fjalorit të drejtshkrimit dhe e shqipton pastër “y”-në, ndërsa shumica e gjuhëve e shkruajnë “y”, por e shqiptojnë me “i”. P.S.: do të keni edhe një shkrim timin për “y”-në dhe shqiptimin e saj, si edhe në emrat e shteteve, p.sh. Egjypt, Syrie, etj., të cilat i shpjegojnë se atje kanë qenë yllirët dhe kanë folur gjuhën shqipe! Syrinë mund ta shikoni te wipikedia-pikë-org, e cila shpjegohet me “greqinë e vjetër”, por është e thënë shkencorisht gabim, sepse Greqia është krijuar si shtet kur janë krijuar shtetet (1821-1827). Nuk është “greqishtja e vjetër”, por është gjuha shqipe e Epirit, e shkruar me të dy alfabetet e saj: alfabetin pellazgjik dhe alfabetin fenikas. Alfabeti fenikas ia zë gradualisht vendin alfabetit pellazgjik. Këto dy alfabete të vjetra nuk janë dhëna saktësisht. Aty, mungojnë disa germa. P.sh. nuk është dhënë “ë”-ja shqipe, etj.
Antiocha e Syrisë na jepet në dy pjesë, por kjo është e dhënë edhe në dy libra: a). “Lexikon zur Bibel”, Herausgegeben von Fritz Rienecken, R. Brockhaus Verlag, Wuppertal /D 1960, faqe 994, në të cilën Nicolaus (Nikë dhe Nikolla është shqipe, por prapambetja “us” është sipas shkrimit me alfabet fenikas, prej Fenikisë, së ardhur në të tri ndarjet e greqisë së vjetër, që nuk thirrej askund “Greqia”!) është “Fitimtar i Popullit” (e nuk thuhet “komb”, sepse kombi ishte ilir!), “një prej shtat shërbyesve” të Jezusit. Antiocha ka qenë prej shekullit të parë e deri në shekullin e gjashtë të erës sonë nën ndikimin e Egjyptit dhe nën ndikimin e Aleksandrisë; më vonë, bie nën sundimin e Konstantinopojës (Stambollit), sot Turqisë.
Po në këtë faqe, faqe 993, na jepet edhe një fjalë e rrallë shqipe: NIKANOR, të cilën e “shpjegojnë” me greqishte, por aspak nuk ka të bëjë me “greqishten”, e kjo ka të bëjë me shqipen e shkruar, me të dy alfabetet, të cilat janë përdorur atëherë (pellazgjike-pelasgian dhe fenikase=Phoenician, shiko fotografinë numer 7!). Edhe këto alfabete janë të shqipes, e jo të greqishtes, sepse “greqishtja” nuk ka ekzistuar atëherë. Alfabeti fenikas ia krijon poashtu “vendin” alfabetit i cili quhet “grek”, nëpër histori të rrejshme, me korigjimet e vazhdueshme, deri në vitin 1000 të e.s.
E fjala do të thotë se Nika fitoi apo fitoi Nika, në të cilën fjalë nik-an-or është shkurtesa “an”, që do të thotë ana, pra ana e Nikës, e fituesit; ndërsa “or” është prapashtesë e emrave të gjinisë mashkullore të gjuhës shqipe, tekstualisht ilire. Emri NIKANOR, thuhet edhe në Rrëfimet Apostologjike të Biblës, 6,5, e cila ka edhe pjesë të tjera, të cilat kanë kuptim në gjuhën shqipe, e në asnjë gjuhë tjetër, prej 2500 gjuhëve që është përkthyer Bibla, si p.sh. pjesa “Nëfillim”, e nuk ka aspak të bëjë me “greqishten” e vjetër, që fillon dikur në një pjesë të vogël të territorit të sotëm të Greqisë, larg prej Maqedonisë, e cila quhej ACHAJA (Shikone fotografinë 8!).
Kjo nuk duhet të quhet se është përkthim prej “greqishtes”, as “greqishtes së re”, të cilat na u futen në përdorim prej shqipes, me alfabete të tjera, pellazgjik e fenikas.
b). Libri i dytë është poashtu “Jerusalemer Bibel-Lexikon, Herausgegeben von Kurt Hennig, Der deuschen Ausgabe bey Hännsler-Verlag, Neuhausen-Stuttgart 1990, në formatin e madh 28 cm i gjatë me 22 cm i gjërë, dhe i trashë 4,8 cm; i cili, në faqet 55, 56, 57 dhe sidomos 633, na ipet San Nicolaus (Shën Nikolla, Shënkolli), me të dhëna të tjera. Ai është “Volksbesiegte”, pra “Fitimtar i Popullit”, dhe një prej të gjashtë Diakonëve të Komunës Bazë të Jerusalemit apo i pari i prejadhjes jude (sipas “greqishtes së vjetër” Jud-Proselyt!), i kthyer në besimin e krishterë katolik. Me thënien “për përkthim” nga “greqishjta e vjetër”, tani nuk po merremi. Kush u pëshpëritë gjatë të gjitha gjuhëve që “përkthejnë”, unë nuk e marr vesh! Por, nuk ka pasur aspak “grek” atëherë, vetëm FISI AKEJ (ACHAJA), i cili është “i huaji” për tërë territorin e atëhershëm të Greqisë së sotme. Për të pasur një krahasim nga ky libër, po e marrim një fotografi të hershme, në të cilën shihen ndarjet e shteteve, dhe është prap fotografia e 8-të. Shihet se nuk ka pasur kurrëfarë “Greqie”, në atë territor!…
Në faqet 55, 56 e 57 na ipen më gjërësisht shpjegimet për Antiochen e Pisidies (Pisidisë), e cila është shpjegimi i parë, ndërsa i dyti është për Antiochen e Syrisë. Antiocha e Pisidisë është në juglindje të Azisë, afër Yavlaç, të së sotmes Turqi. Prej këtu e marrin gabimisht dhe shpesh e thonë se “Shën Nikolla vjen prej Turqisë”, dhe kjo gjë nuk është e saktë. Kjo është Antiocha-1. Në të vërtetë, ajo është krijuar prej vitit 301 p.e.s. gjatë sundimit romak, përmes Sekulus I, si qytet, dhe i shpallur në vitin 188 p.e.s., gjatë sundimit romak, si “qytet i lirë”, dhe komunë e madhe jude.
Antiocha-2 është e shpjeguar po aty shumë mirë: Antiocha e Orontës së Syrisë. Kjo është e themeluar në vitin 300 p.e.s., gjatë Sekulus I. Ajo e mbanë emrin e babait të Sekulus-1, Antiochus, sikurse edhe tjetra, Antiocha-1. Qyteti ka qenë afër 26 km prej detit dhe shërbente si port i detit. Vendi ka qenë kryesisht i banuar prej popullit të Maqedonisë, sepse kanë qenë me vendim të lejuar që të banonin, por kur thuhet se janë krysisht të Maqedonisë, atëherë është fjala për iliro-albanët, e kjo gjë duhet që të dihet. Ajo i përdorte të dy dialektet e gjuhës shqipe, gegë e toskë, sepse gegët (Gigantus) ishin banorë të ish-territorit të Greqisë së sotme e këtej…
Në Bibël (këtu, në Apg 6,5) thuhet se Nicolaus është një “Proselyt”, i lirë, po e them unë, sipas besimit të Epirit dhe të Pellagonisë, dhe e shqiptojnë gabimisht të “greqisë së vjetër”, sepse është territori i vjetër i Greqisë së sotme! Ajo do të thotë: pro=për dhe Sel=selena apo selyt=i besimit të Selenës; ndërsa yt=e yt, do të thotë ty, prej teje.
Proselyt është tekstualisht në gjuhën shqipe! Nikolla (Nicolaus) ndodhet në Jerusalem, gjatë predikimit të “Stepfanus” (Stefani), në Rrëfimet Apostologjike, në Bibël, 6,5. Pas rënies së tij, si martir i fesë katolike dhe në shenjë të përndjekjes së krishterëve nga Jerusalemi, shkatërohet edhe pjesa e komunës (shoqërisë) bazë të lindjes së besimtarëve krishterë, dhe ata që shpëtuan, kaluan nga Samaria e deri në Feniki e Qipër, ndërsa Antiochia u shëndrrua në një Sinagogë, ku referoheshin ardhjet e Mesias, Jezus Krishtit (Je si Ze-U-si, është shpjegim i im, B.A.!), në Rrëfimet Apostologjike 8,1.4.6; 11,19. Aty erdhën shumë shpejtë besimtarët, në atë bashkësi (komune) të tyre, që e besuan krishterimin.
Ne shpesh e themi “komune”, por nuk kuptohet aq mirë kjo fjalë, prej të cilës janë krijuar disa fjalë. AJO ËSHTË BASHKËSI. Komunë ishte e tërë Antiochia. Ndërsa bashkësia apo komunja ishte “jo-jude” dhe pjesërisht “greke”. Nuk thuhet se prej cilës krahinë “greke” kanë shkuar. Në qoftë se kanë shkuar prej Akajës (ACHAJA), janë të huaj, e në qoftë se janë nga krahinat tjera, janë ilirë, e kështu na shpjegohet gabimisht. Unë mendoj se kanë shkuar prej Epirit ilir, sepse Jez-us është e gjuhës pellazgjike të Epirit.
Ndër të tjera, shpjegohet për Rrëfimet Apostologjike (11,27-30), të cilat kualifikoheshin si më e para e Diakonisë së Shoqërisë (komunës) së Krishtere, e cila me çertifikatë u dëshmua si Shoqëri e Krishterë Jo-Jude dhe mesi i Kishës së Vjetër…
3) Të gjitha fetë janë krijuar për shprehjen e tyre morale, mirëpo asnjëra deri më tani nuk e ka mbajtur këtë sentencë fundametale nëpër gjenerata. Ndonjëra e ka tradhëtuar këtë premisë morale të krijimit nga feja e parë, krishtërimit katolik, të Jezus Krishti, i cili, sipas disa biografëve, thuhet se është nga Macedonia. Dialekti i të folmes së tyre, ka qenë armaishtja, gjuha që quhet “gjuhë e Jezusit”, sot gjuhë Kopte, gjuhë liturgjike e fesë katolike.
Ju shikoni shpjegimin e Sulejman Matos, ”Ta li tha cumi”, në librin e tij, “Në kërkim të rrënjëve”, Botimet Dudaj”, Tiranë 2005, faqe 167-170, që i thotë këto gjëra. Ata ishin i njëjti fis me armenët, që ishin pjesëtar i popullit të frigasëve, kombi ylliro-arbër (iliro-arbër). Populli frigë (frigasit) kanë qenë populli më i madh në botë pas indianëve dhe bënë pjesë në shtatë mrekullitë e botës! Frigasit qenë para egjyptianëve…
Në Shqiperinë e sotme, Maqedoninë Veriore dhe në Kosovë kanë qenë brigasit, e që janë në Azinë e Vogël frigasit. Kur Faraoni Psametik i Egjyptit deshi që ta gjëjë gjuhën paraegjyptiane nga njerëzit e parë, i mbylli fëmijët në burg, me të cilët nuk foli asnjë njeri. E shpjegon edhe Sulejman Matoja, në faqen 169. Sipas Herodotit, fëmijët që ranë në gjunj dhe me duart e shtira, pas dy vjetëve në burg, kërkuan BEKOS, që është BUK. Pra, vërtetohet shkencorisht që fjala e parë e folur në botë ka qenë e gjuhës frike, degë e gjuhës së vjetër shqipe! Bota fle në lesh, edhe shqiptarët flejnë, por ky është argument i joni!…
Ata që janë ekskluzivisht më të ligj kundër nesh, janë të krishterët e tjerë ordodoksë dhe islamistët arabo-osman, jashtë kombit tonë. “Gënjeshtra shkon lak e më lak, duke u shpërbërë, në dhjetra ndarje të feve, e në dhjetra gjini të tyre, në drejtime të së njëjtës fé”, – them vetë në artkullin tim, të dhënë në web-faqen provizore, “Gjuha simbolike e Thotit-9”, në http://www.brahimavdyli.ch . Po deshët, shikoni edhe artikujt e tjerë, “Gjuha simbolike shqipe dhe gjuhët e tjera konvertuale, I-II-III”, dhe në të njëtën web-faqe, “Simbolika e shkrimeve te Thotit dhe krijimi i feve të tjera”, pjesët 1 deri në 9. Të tjerat, presin mundësi të reja financiare që të botohen, sepse nuk kam fare mundësi që t`i botoj..
4) Sikur thërret ndojnjëri “t`i kthehemi rrënjëve tona” e të bashkohemi te gjeneza e madhe dhe të mos shkapërdedhemi apo të mos shpërfillemi mëtutje si komb, ashtu siç duan që ta realizojnë armiqtë tanë, në bazë të disa veprave, guxojmë të themi se, për herë të parë, në epokën pas Krishtit, ka arritur ta bëjë vetë i madhi Gjergj Kastrioti, në Lezhë, në Shqipëri. Lezha është vend i shenjtë i shtetësisë arbërore, sepse aty kryepatrioti, kryeluftëtari dhe mbreti i të gjithë shqiptarëve, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu ka arritur të mbajë me sukses Kuvendin e Lezhës, pra Lidhjen arbërore të Lezhës, përkatësisht Besëlidhjen e madhe kombëtare, me 2 mars 1444. Me atë sukses ka arritur të sendërtojë bashkimin e kombit shqiptar, në saje të vigjëlencës e trimërisë së tij, të jetë një halë vdekjeje në gojë të Perandorisë Osmane dhe të ushtrisë së saj, dhjetë fish më të madhe dhe më të armatosur se sa ushtria e vet!…
5) Sa i përket gjenezës së popujve dhe gjenezës sonë ilire, pra zanafillës së njerëzimit, dëshirojnë edhe njëherë të cekim se Polifemi, që e quanin Ciklopi, ishte njeriu-zot, shumë herë më i madh se sa njeriu i rëndomtë, i cili e kishte edhe syrin e tretë dhe nuk kishte dijeni për orën, pra për kohën, për lindjen dhe për perëndim e ditës, në bazë të lëvizjes së Diellit. Shikoni artikujt e mi, për babain tonë të madh, Polifemin, sepse e keni edhe fografinë e kufomës së gjetur në shpellen e Spilës, në Vlorë, Shqipëri, por edhe nga historia, p.sh. në artikullin tim “Edhe njëherë për shqiponjën e shqiptarët-1”, me disa të dhëna të tjera, jo tërësisht, në faqen provizore, me pak gabime: https://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-1/.
Polifemi ishte i martuar me Galatean dhe i kishte tre djem: Ilirin, Galin dhe Keltin. Në librin për kulturën e keltëve, e kemi një hartë të denjë pararomake dhe të vjetër, në të cilën figuron Azia e Vogël me emrin e së nënës, “Galatia”; ndërsa “Galien”, ishte Gjermania e sotme, në emrin e vëllaut të dytë, Gali. Keltët, janë zhdukur, por ndonjëri përkujtohet në kulturën e tij, sepse ishte vëllau i vogël i Ilirit. Atje, nuk kishte të ndarë kombi “para evropiano-aziatik, pos rajoneve, midis ilirëve, trakëve, etruskëve, iberëve, e të tjerë.
Këtu e kam sjellur prapë figurën epokale të Gottfried Wilhelm Leibniz, të përpununuar në ilustrim nga Florim Kuçi, për rëndësinë e gjuhës së vjetër shqipe. Është e katërta fotografi, që e mbanë fjalën shkencore, se nëse njeriu do ta zbulojë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet ta studiojë gjuhën shqipe dhe të ndërtojë gjuhën e vjetër shqipe. Ne, i kemi të gjitha bazat e historisë së botës!…
Pra, nuk ishte gjuha “indo-evropiane” apo “indo-gjermane”, por gjuha e jonë e vjetër shqipe (B.A.M)!…
[1] Shiko pikën 1, të shpjeguar shkencorisht në fund të poemës.
[2] Shiko pikën 2, të shpjeguar shkencorisht në fund të poemës.
[3] Shiko pikën 3, të shpjeguar shkencorisht në fund të poemës.
[4] Shiko pikën 4, të shpjeguar shkencorisht në fund të poemës.
[5] Shiko pikën 5, të shpjeguar shkencorisht në fund të poemës.
1. Xhusepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007;
2. Edhe një fotografi tjetër nga www.mesopotamya.com, që sot na del tjetër gjë;
3. Freskë e Shën Nikollës (Kishës së Shënkollit) nga Kisha në Shqipëri dhe fëmijët pranë tij;
4. Thënie e Gottfried Wilhelm Leibniz, për rëndësinë e gjuhës shqipe, nga Florim Kuçi;
5. “Lexikon zur Bibel”, Verlag R.Brockhaus, Wuppertal-1985, faqe 1597+60 shtesa=1657 faqe.
6. “Jerusalemer Bibel”, Edicioni i korigjuar dhe formati i madh, Botimet Hänssler Leksikoni, Neuhausen-Stuttgart 1990; 960 faqe me fotografi, në kolorit;
7. Alfabetet e para, tri të mesmet janë të shqipes së vjetër, pjesërisht edhe alfabeti fenikas, si ilustrim, por nuk janë me zanore dhe i bërë nga ata që nuk e njohin natyrën e gjuhës shqipe;
8. Provinca e Azisë së Vogël, Gadishilli Yllirik e deri në Egjypt, hartë nën Perandorinë Romake, e nxjerrur nga Bibla e Jerusalemit, formati i madh, faqe 80;
9. Një kopje e kopertinës së veprës së Petro Zhejit, “Mbi rolin mesaik të shqipes”, e cila e shpjegon rolin e gjuhës shqipe deri në Babiloni, dhe sot nuk botohet më. Akademia e Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) është bërë pre e ndikimeve të rrebta të armiqve tanë dhe këtë autor të vjetër e të denjë, i cili ka vdekur, e lufton me të madhe, apo bijtë e tij i diskriminon;