Dr. Romina RADONSHIQI: Disa softuerë që ju ndihmojnë të manxhoni paratë tuaja
Paraja është një formë e fuqisë. Por më e fuqishme se ajo është edukimi financiar. Paraja vjen dhe shkon, por nëse kemi njohuri se si funksionon paraja, fitojmë fuqi mbi të dhe mund të fillojmë të ndërtojmë pasurinë tonë (Kiyosaki. R & Lehter. Sh., 2011).
Planifikimi është hapi i parë drejt shpëtimit të financave tuaja. Nëse bëjmë një planifikim financiar atëherë ne kemi bërë një pasqyrë të nevojave tona mujore dhe do të jemi në rrugën e duhur për të menaxhur detyrimet tona siç janë: pagesat e faturave apo këstet e kredisë nëse kemi marrë një hua. Menaxhimimi i financave është një proces aq i rëndësishëm saqë sot ekzistojnë softuerë që mund t’i shkarkojmë në kompjuter ose në telefon (smartphone) të tilla si: Mint, Acemoney lite, GnoCash, Personal Capital, Buddi, Miscrosoft Money plus, Free Budget spreadsheets (Elmblad. Sh, 2019).
Mint- ështën një softuer falas ku ne mund të ndërtojmë buxhetin personal ose familjar, duke vendosur qëllimet dhe identifikuar të ardhurat dhe shpenzimet.
Acemoney lite- përputhet në Windows dhe Mac OS X. Ne mund të menaxhojmë buxhetin, investimet dhe të analizojmë shpenzimet.
GnoCash- është në përputhje me Windows, Mac OSX dhe Linux është një softuer desktop. Me anë të këtij softueri mund të ndjekim të dhënat tona
financiare (llogarit bankare, aksione, biznes i vogël).
Personal Capital- mund të arrihet përmes uebit ose aplikacioneve për Android dhe iOS. Ky softuer na ndihmon në lidhje me planifikimin e pensionit, investimet, kursimet.
Buddi- mund të përdoret në Windows, Mac OS X dhe Linux, është në shumë gjuhë dhe i lehtë në përdorim. Me anë të këtij softueri mund të bëjmë buxhetimin, ndjekjen e llogarive dhe raportet e financave personale.
Miscrosoft Money plus- është në përputhje vetëm me Windows. Ky softuer ndihmon në menaxhimin e parasë, pra hyrjet dhe daljet.
Free Budget spreadsheets- Nese ne duam të mbajmë vetëm një buxhet atëherë ne mund të shkarkojmë disa shabllone për spreadsheet të buxhetit që
mund t’i përdorim me Microsoft Excel, OpenOffice Calc ose Google Sheets.
Megjithatë, nëse një individ apo familje nuk dëshiron të menaxhojë financat me programet e mësipërme mund të përdorin metodën tradicionale "Laps dhe Letër".
Pra, ato mund të shkruajnë në një fletore duke u mbështetur në hapat e mëposhtme:
1. Hyrjet (të ardhurat),
2. Identifikojnë nevojat,
3. Përcaktojnë daljet (shpenzimet),
4. Bëjnë planifikimin mujor,
5. Ndërtojnë Buxhetin,
6. Më pas ato menaxhojnë pjesën tjetër të të ardhurava që i ka mbetur duke i kursyer ose duke i shpenzuar për investime.
Referenca
Kiyosaki. R & Lehter. Sh (2011), " Baba i pasur Baba i varfer" , Elta bs fq: 35
https://www.thebalance.com/top-8-free-personal-finance-software-choices-1293614