Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize F. Elshani: Grim femëror në kohë pandemie

 

 

Në këtë kohë pandemie, në këto kohë ku maska ka filluar të bëhet një “aksesor” i nevojshëm dhe i obligueshëm për të gjithë, më ka rastisur të dëgjoj shumë gra, që thonë:

“Kur dal, nuk vendos më buzëkuq, shkaku i maskës”.

“Meqë nuk më ka rastis të dal shumë këto kohë, nuk bëj grim”.

“As parfumin e preferuar nuk e përdor, meqë jam gjithë ditën në shtëpi”.

“Meqë jemi mbyllur në shtëpi, rri gjithë ditën në pizhama” .

Jo, ndaloni, këtu.

Nuk ke pse të dalësh jashtë, që të përdorësh grimin, parfumin, apo veshjet e bukura që ke ble.

Mos i bind njerëzit se ti i kushton kohë vetes për grim e të tilla gjëra, vetëm për sytë e të tjerëve.

Nëse grimi të bën të mendosh se të jep një pamje më të bukur, bëje, edhe nëse je e vetme në shtëpi. Bëje që çdo herë që do shihesh në pasqyrë, ta shohësh veten siç të shohin gjithë të tjerët jashtë shtëpisë.

Nëse aroma e parfumit tënd të preferuar të jep ndjesi më të mirë, hidh, edhe nëse nuk të afrohet asnjë njeri e je gjithë ditën vetëm.

Nëse një fustan apo një veshje tjetër e re dhe e bukur, të bën të ndjehesh mirë, vishe, edhe nëse s’të sheh njeri e je gjithë ditën vetëm.

Nëse grimi që bën e veshja që ke kur del jashtë, të jep komoditet edhe kur je brenda shtëpisë, aplikoji, edhe nëse je vetëm gjithë ditën.

Ty nuk të duhet të të shohin të tjerët, që të ndjehesh bukur dhe e vlerësuar.

Ndjehu bukur e vlerësoje veten tënde fillimisht, e sidomos kur je e vetme në shtëpi.

Edhe nëse nuk të pëlqen aq shumë grimi, atëherë mos e apliko jashtë shtëpisë vetëm që të tjerët të të vlerësojnë.

Nëse nuk të pëlqejnë veshjet më fine, nuk ke aspak nevojë t’i veshësh kur del jashtë, vetëm që të fitosh respekt më shumë nga të tjerët.

Mos harro, dashuria fillon nga vetja jote fillimisht.

Duaje veten e kujdesu për veten tënde.

Më beso, një grua që vlerëson veten në çdo sekondë, bie lehtë së sy vetëvlerësimi i saj.

Kur ke vetëvlerësim, edhe të tjerët do të të vlerësojnë, pavarësisht nëse do përdorësh apo jo grim, nëse ke hedhur apo jo parfumin tënd, nëse ke veshur apo jo, ato veshjet fine që i mban në sirtar.

Please follow and like us: