Ibrahim Emiri: “Les trois mousquetaires” – 63 vjet më parë!
RINIA ËNDËRON ME SHPRESA, NDËRSA PLEQËRIA JETON ME KUJTIME.
“Les trois mousquetaires” – 63 vjet më parë!
Unë në qendër me dy shokët e ngushtë të fëmijërisë: Sejdo Tartale e Kolo Vito, nxënës shkolle, në moshën 14-vjeçare.
Pa ngjyra ishte fëmijëria jonë, ashtu siç është e fiksuar në fotot e asaj kohe të largët. Veç leximit e vizatimit, fotografia ishte një nga pasionet tona të fëmijërisë. Aq i madh ishte pasioni për fotografinë, sa që në aktivitetet shkollore fotot i bënim vetë, kurse larjen e stampimin i zhvillonim në një laborator primitiv, që kishim sajuar në shtëpi. Ndjenim kënaqësi të veçantë kur u dhuronim shokëve e sidomos shoqeve fotografitë, që kishim bërë vetë, të cilat na dukeshin më të bukurat në botë. Pa ngjyra, gri ishte fëmijëria jonë, por ndonëse e varfër e me mungesa të panumurta, çuditërisht na dukej e bukur.
Ishte padyshim bukuria e moshës!
Please follow and like us: