Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike nga Ela Zdrava

 

LIDHUR PAS TEJE

 

Në dhomat e zemrës më hyre,

e më sillesh papushim vërdallë,

si nuk zure vend të ulesh,

dhe unë pas teje, si e marrë.

 

Sapo sistemoj dhomat,

nga shpirti vjen e m’bën rrëmujë,

rrëmujë më bën edhe trurin,

jetën lëmsh, që nuk zgjidhet kurrë.

 

22/01/2006.

 

MËNGJESI YNË

 

Nuk zgjohem në mëngjes me çokollota,

as me ushqim tek krevati,

as me qirinj si në përralla,

as me petale, që mbulojnë çarçafin.

 

Zgjohem me dritën e syve të tu,

mbushur zemrën me cicërima,

me nxitimin e rrëmujës, që bëjmë të dy,

dalim bashkë në diell, shi apo bubullima.

 

Aty tek tavolina jonë në lokal,

kafja mezi na pret që të ulemi,

ky mëngjes gjithë ditën na mban gjallë,

mjafton kjo kafe kaq shumë të duhemi.

 

12/09/2011

Vëllimi poetik “Mos dashuro një poete”.

 

Please follow and like us: