Albspirit

Media/News/Publishing

Paralele shqiptaro-amerikane me protestat e dhunshme

Ngjarjet e fundit në ShBA që u kurorëzuan me protestat e dhunshme detyruan autoritetet ligjzbatuese të hetojnë protestuesit, veprimin ose mosveprimin e forcave policore e të gardës si dhe nxitësit e frymëzuesit që dyshohet se është edhe ish-presidentit Trump.

Krejt ndryshe ka ndodhur në Shqipëri me protestat e dhunshme, janë bërë hetime formale, jane ngritur deri edhe komisione parlamentare, janë dhënë disa gjykime qesharake dhe asnjëherë nuk janë hetuar e gjykuar nxitësit politikë të akteve të dhunshme.

Përballë pushteteve autokratike ka gjithherë një debat të madh mes protestave paqësore dhe atyre të dhunshme në largimin e tyre, ka mbështetës së formës së parë siç ka edhe përkrahës për të dytën.

Personalisht jam për protesta paqësore që zgjatin dhe bëhen frymë në gjithë vendin, përballë kësaj forme asnjë pushtet i korruptuar nuk mund të qëndrojë në këmbë. Por që të ndodhë kjo nuk ka rëndësi nëse je nga fshati apo qyteti, rëndësi ka qytetaria, një mentalitet që edukohet vit pas viti, mundësisht që në ciklin 9-vjeçar dhe bëhet ndërgjegje mbarëshoqërore për të reaguar kundër të keqes./albspirit

Please follow and like us: