Albspirit

Media/News/Publishing

Kronika edhe në anglisht/Faleminderit kolegjit AAB në Prishtinë!

Një takim i bukur dhe mbresëlënës në kolegjin AAB të Prishtinës, mes studentëve dhe profesorëve të nderuar të këtij institucioni prestigjioz në promovimin e librit “Krime serbe në Kosovë” me bashkëautor Agim Nezën. Në janar 1981 ka qenë botimi i tregimit tim të parë në të përjavshmen letrare “Drita” dhe disa ditë më vonë te “Rilindja” e Prishtinës; në një ditë të shënuar 28 janar që është përvjetori i lindjes së korifeut të letrave shqipe, Ismail Kadare, pra në këtë datë u realizua promovimi i parë i këtij libri në kohë pandemie që, përpos vlerave dokumentare të krimeve të kryera në Kosovë, është edhe një apel për një sjellje më të përgjegjshme të Prishtinës e Tiranës zyrtare.

Shqiptarët e shekulli të ri, me Shqipërinë në NATO, me Maqedoninë e Veriut, me popullsi të ndjeshme shqiptare, po në NATO, me Malin e Zi gjithashtu me shqiptarë në NATO dhe me Kosovën që përfshin forcat e saj ushtarake në operacionet e ushtrisë amerikane… dmth ky komunitet shqiptarësh rikthehet denjësisht në familjen euroatlantike duke qenë ndihmues dhe përfitues me vlerat më të qënësishme perëndimore. Këtij realiteti lypset t’i përgjigjet edhe klasa politike në të gjitha viset tona së pari me demokratizmin e partive, me rigjenerimin e elitave, me kufizimin me ligj të qeverisësve dhe me forcimin e institucioneve demokratike.

Sot nuk na duhen as karagjozë nacionalistë, as lëvizjet që sensibilizojnë pjesë të ndryshme të viseve shqiptare për të pasuruar veteven, por thjesht dhe vetëm shoqëri demokratike, pushtete që ikin e vijnë me votë të ndershme, mënjanimi i individëve dhe shoqatave që enden fondeve të zeza.

——————
Kolegji AAB: U promovua libri “Krime serbe në Kosovë”
Në ambientet e Qendrës Mediale të Kolegjit AAB u promovua libri “Krime serbe në Kosovë” i autorit Çerçiz Loloçi.
Ky libër pasqyron krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë dhe është ndarë në 4 kapituj. Libri “Krime serbe në Kosovë”, i cili ishte botuar për herë të parë para 12 vjetësh me titull “Holokaust, dosja pa koment për krimet e Millosheviqit”, u vlerësua lartë nga pjesëmarrësit
Ramë Buja, profesor universitar tha se ky libër vjen në kohën kur po sfidohemi seriozisht si popull, si komb dhe si shtet, duke iu referuar procesit gjyqësor të ish krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Ky libër, pa pretenduar se ka shteruar, ka përmbledhur në mënyrën më të strukturuar atë që duhet thënë… Ato që janë renditur në këtë libër për mua janë edhe emocion edhe rikujtim i asaj që kemi përjetuar por edhe rikujtim i asaj që ka filluar të harrohet”, tha Buja.
Ai tërhoqi vëmendjen, se megjithatë ne nuk e kemi përfunduar ende punën, për shkak të lojërave që po bëhen nga politika jonë e pa strukturuar.
Ndërsa, botuesi i librit Rexhep Shahu, duke falënderuar Kolegjin AAB për organizimin e këtij promovimi tha se është obligim i universiteteve që të sjellin librin te lexuesit. Si dëshmitar i shumë ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë kohës së luftës, ndërkohë që po ushtronte profesionin e gazetarit të Radio Kukësit, Shahu bëri vërejtje se pak po bëhet në ndriçimin dhe arkivimin e këtyre fakteve.
“Nëse s’ i njohim krimet serbe nuk them që do përsëriten, por do të trashet e keqja brenda nesh… Nëse Kosova e Shqipëria do të kishin bërë ndonjë padi ndërkombëtare Serbisë në Gjykatat Ndërkombëtare, Serbia do të strukej, sepse ajo e njeh frikën e ligjeve ndërkombëtare”, tha Shahu.
Ndërsa profesori nga Shqipëria Sadik Bejko, duke folur për librin tha se në këtë libër përveç dëshmive të gjalla, të të deportuarve nga Kosova në Shqipëri, përfshin edhe dëshmi ndërkombëtare, si ato të BBC, Deutche Welle, etj..
“Krimet që nuk denoncohen janë fyerje për viktimat dhe ne përfaqësuesit e padenjë që nuk bëjmë asgjë”, tërhoqi vëmendjen Bejko duke shtuar se Serbia që ka kryer këto krime ka çuar në pranga disa nga figurat më të shquara të politikës së Kosovës.
Në fund të promovimit, autori i librit Çerçiz Loloçi, theksoi se ky botim i librit është risjellë nga botimi i parë në 1999 kur ky libër kishte dalë për një kohë të shpejtë.
“Ky libër është një kontribut modest, së pari për të mos i harruar krimet, për t’i denoncuar ato dhe të jemi më të mençur për të mbrojtur të drejtat tona”, tha Loloçi, duke shtuar se ka ardhur koha që edhe akademitë e shkencave të punojnë më shumë në këtë fushë.
Në fund të promovimit, prorektorja e Kolegjit AAB, Venera Llunji falënderoi autorin e librit dhe pjesëmarrësit në këtë promovim duke theksuar se historia duhet shkruar dhe duhet dokumentuar për t’ ua lënë gjeneratave që do të vijnë, ashtu që historia plot krime që e kemi përjetuar të mos përsëritet.
BOOK “SERBIAN CRIMES IN KOSOVO” PROMOTED AT AAB COLLEGE
28 January 2021

The book “Serbian Crimes in Kosovo” by Çerçiz Loloçi was promoted at the Media Center of AAB College.

This book reflects the crimes committed during the war in Kosovo and is divided into 4 chapters. The book “Serbian Crimes in Kosovo”, which was first published 12 years ago with the title “Holocaust, the file without comment on Milosevic’s crimes”, was highly praised by its readers and critics.

Ramë Buja, a professor at AAB College, said that this book comes at a time when we are being seriously challenged as a people, as a nation and as a state, referring to the trial of former KLA leaders at the Special Court in The Hague.

“This book has summarized in the most structured way what needs to be said… What is listed in this book for me is both the emotion and the recollection of what we have experienced but also the recollection of what has begun to be forgotten.” said Buja.

Rama also pointed out that we have not yet completed the task we set out to complete, due to the games being played by our unstable politics.

The publisher of the book Rexhep Shahu, thanking AAB College for organizing this promotion, said that it is the obligation of universities to connect the book with the readers. As a witness to many events that took place during the war, while practicing the profession of journalist of Radio Kukes, Shahu remarked that little is being done to shed light on and archive these facts.

“If we turn a blind eye towards the Serbian crimes, it does not mean that they will be repeated, but the evil inside us will grow thicker… If Kosovo and Albania had filed an international lawsuit against Serbia in the International Courts, Serbia would have cowered and ran, because it recognizes the fear of international laws.” said Shahu.

Meanwhile, the professor from Albania Sadik Bejko, speaking about the book, said this book, in addition to the living testimonies of the deportees from Kosovo to Albania, also includes international testimonies of the BBC, Deutche Welle, etc.

“The crimes that are not denounced are an insult to the victims and we are the unworthy representatives who do nothing,” exclaimed Bejko, adding that Serbia, which committed these crimes, has also chained and handcuffed some of the most prominent figures in Kosovo politics.

At the end of the promotion, the author of the book, Çerçiz Loloçi, explained that this edition of the book is a re-release of the first edition of 1999, which was then published for a short time.

“First and foremost, this book is a modest contribution which serves to help us remember the crimes, to denounce them, and to be wiser in protecting our rights.” said Loloçi, adding that the time has come for the academies of sciences to work more in this field.

In her concluding words, the Vice Rector of AAB College, Venera Llunji thanked the author of the book and the participants of this promotion, emphasizing that history should be written and documented for the future generations, so that the crimes we have experienced are not repeated.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=891957724963582&id=408596769173460

Please follow and like us: