Ilmi Kasemi Beati: SHOQATA ATDHETARE ÇAMËRIA
Më dërgoj sot im vëlla këtë mesazh, për tridhjet vjetorin e Bashkimit në shtetin amë, të gjith çamëve në kauzën e tyre tragjike dhe arkaike në substancë, e cila noton e vallëzon, në pishinat dhe sallonet e ballos politike.. Unë po shkruaj pak rreshta, për t’ju bashkuar këtij urimi, sepse jo vetëm që është im vëlla, por ndjej detyrimin e thellësisë së shpirtit, për të shprehur edhe një keqardhje personale, se si ai është sakrifikuar, duke u përballur me lloj lloj intrigash nga intrigantët e segmenteve të caktuara, të cilët nuk janë grekë, por fatkeqësisht albanofonë shpirt, moral e tregtaratdheje.
Kur them nuk janë grekë, e kuptoj se greku ka hallin e skrapit, deri sa të gjejë lirën e fundit(monedhë floriri e kohës së andallaizmave), në protodheun.
Unë vet nuk kam talent politik, ndërsa ai ka edhe forcën e mbajtjes së peshës së mëkatit, andaj përparoi drejt sakrificës.
Me përkushtim e ndershmëri, pa dyshimin më të vogël, por këto lloj fenomenesh dhe sidomos sentimentesh, kodoshët i quajnë mitomanizma dhe folklorizma.
Këtej nga anët tona, ende nuk po trokasin në dyert e arta të ndërgjegjes nacionale, sidomos ku jetojnë shpirtrat e përvuajtur të kombit që quhen atdhedashës.
Sepse ato janë shumë, aq shumë sa nga tendinat e duarve të tyre, rrjedh përher gjak, prej gozhdëve të ngulura në shumë kryqe druri, nga tregëtarët e njerëzve të mirë.
Në fundin e errmendjes, gojëve dhe shpirtërave të kyçur, në fundvitin ’90, në çdo shtëpi të skllevërve modern çam, të ngjashëm me popullin e Israilit, që ju printe Moisiu në Egjipt, drejt tokës së premtuar, vlonte ideja e kthimit në tokën e vjetër, në shtëpitë e vjetra, në tempujt e vjetër e të ri. Por mesa duket profeti ynë po vonon.
Kjo ide për kthim prapa, për të rifilluar prap jetën po në këtë planet, prej nga ka dimensionet hapësira, drita, ajri, dheu, uji, guri, vegjetacioni i origjinës është e vjetër sa njeriu. Por Çamëria si çdo vend, ka gjeografinë dhe historinë e vet, të vjetër dhe të re. Në shkrimdheun(gjeografinë) e para antikitetit ajo quhej Thesproti e Pelasgjisë dhe banorët, njerzit e vdekshëm, por edhe hyjnitë quheshin sipas emrit të vendit.
Edhe Zeusi, thot i pa kontestueshmi Homer, ka qenë Pelasg, nga Dodona e Thesprotisë.
Në mos ka ekzistuar realisht fizikisht, ai si kryehyjni ka ekzistencë ideale, të krijuar prej njerëzisë thesprote.
Nuk përjashtohet ekzistenca reale, si një Re(mb-Re-t) në konceptin antik por edhe modern. Mund edhe të ketë ekzistuar si një dinasti njerzish të zgjedhur, të fuqishëm, të mençur, të harmonishëm e të bukur.
Por vet emri që edhe sot në shtetin helen mban ky rajon, mund të jetë artikuluar nga Akejtë, sepse Akaia është kufi me të dhe ne ne Çamët jemi krenar vërtet, për këtë gjitonëri kulturore, linguistike, artistike fantastike.
Cili popull nuk ëndërron të jetë në një mur të përbashkët me këtë kulturë fantastike.
Pra në variantin e kësaj gjuhe,
Thesproti do të thotë Zot-i-par,
nga theos-zot dhe proto-parë.
Ndërsa në një tjetër variant të gjuhës thesprote, por edhe çame natyrisht, përveç se Theo-Dio-Zeus-Zot, ajo zglidhet apo ç’plekset si Dheuparë, nga dhè-tokë dhe proto(pr-pri, parapri, prijam-prijës, pra-prandaj
pro-proje(k)t, pru-prurje, pre-prejorigjine etj…)
Por sido që të jetë etimologia e emrit, ajo copë dheu, toke dhe uji e kësaj botës sonë, që quhet planet e ka një ekzistencë historike, përfshirë dhe atë teogonike.
Ndërsa ekzistenca politike varet nga etika.
Shoqata Atdhetare Çamëria e Shqipërisë, pas atyre të protomërgimtarëve, në Amerik e gjetkë, u institucionalizua në Tiranë, por u themelua nga çdo çam, në çdo zemër dhe shtëpi të tyre, dhe siç e ka zakonin shprehja, nga Konispoli e deri në Vermosh.
Udhë të mbarë Pirro Fitimtari.
(Në fotot:)
Portreti i Pirros, ashtu siç është, i punuar më shumë se tridhjetë vjet më parë dhe portreti i Petros fëmijë.
30.01.2021.
Please follow and like us: