Nikollaq Neranxi: Programi ekonomik i PD-së ia vlen të përkrahet!
Partia Demokratike prezantoi dy ditë më parë programin e saj ekonomik. Personalisht e përkrah, sepse aty gjej shumë prej problemeve për të cilat unë kam folur gjithë këto vite. Programi merr përsipër zgjidhjen e ngërçit ekonomik për biznesin e individin dhe është plotësisht i realizueshëm.
Sot kemi partinë në pushtet që shkatërroi ekonominë shqiptare duke super pasuruar vetëm 10 vetë dhe nuk ka vullnet për të dhënë zgjidhje për të tjerët si dhe Partinë Demokratike e cila ka një program që i shërben rritjes ekonomike të biznesit dhe individit. Prandaj unë e përkrah këtë program dhe do të votoj Partinë Demokratike në këto zgjedhje. Më poshtë keni disa pika të programit ekonomik të PD:
– Shfuqizimi i shumicës së taksave vendore e kombëtare dhe konsolidimin e një liste të shkurtër të aplikueshme sipas praktikës më të mire botërore. Ku është e mundur, do të synohet bashkimi i dy a me shumë tatimeve e taksave në një të vetme për të ulur kostot e përmbushjes vullnetare nga tatimpaguesit. Pushteti Vendor nuk do të ketë të drejtën e prezantimit të taksave të përkohshme a për një qëllim të caktuar.
Pushteti qendror do të vjelë tatimet taksat e mëposhtme:
– Tatimi mbi Vlerën e Shtuar; Tatimi mbi të ardhurat do të përfshijë taksimin e të ardhurave të individit dhe të organizatave biznesore me një shkallë tatimore prej 9%; Kontributi i sigurimit pensional do të jetë në masën 9% të të ardhurave nga paga për punëmarrësin dhe 9% për punëdhëneësin.
– Heqje e takses Rama per 24 leke te reja per liter te karburantit, ulja e cmimit te energjise elektrike.
– Gangrena e stërgjatur e rimbursimeve të TVSH do të marrë fund duke prezantuar rimbursimin automatik në momentin e kërkesës dhe shpërnguljen e verifikimeve nga para në pas kryerjes së rimbursimit.
– Rritje e pensioneve me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% në vit.