Albspirit

Media/News/Publishing

Agim Neza & Çerçiz Loloçi: Krime serbe në Kosovë (3)

I.

KRIMET PA KOMENT TË REGJIMIT TË MILLOSHEVIÇIT

 

23. Varr masiv në Krushë të Madhe

 

Sipas BBC dhe 6 refugjatëve të shpëtuar

 

Në fshatin Krushë e Madhe, forcat jugosllave kanë vrarë më 26 mars rreth 40 burra, në shenjë hakmarrjeje për mbështetjen që ky fshat i jepte luftëtarëve të UÇK-së. Dëshmia e kësaj ngjarjeje jepet nga 6 refugjatë, tri gra e tre burra që tashmë gjenden në Shqipëri.

Trupat jugosllave, ushtarake e policore, e sulmuan fshatin tonë qysh më 25 mars, një ditë para fillimit të bombardimeve ajrore të NATO-s. Njëri prej nesh, që ishte duke kullotur bagëtitë, u qëllua nga serbët, teksa po vraponte drejt fshatit. Në mëngjesin e datës 26 mars, rreth orës 7, serbët kishin ndarë 40 burra të moshës më të re dhe i kishin ekzekutuar me mitraloz. Pranë Krushës së Madhe ishin vrarë 15 shqiptarë; trupat e tyre ndodheshin në afërsi të një postblloku të ushtrisë dhe milicisë serbe, në rrugën kryesore midis fshatrave Zercë dhe Krushë e Madhe. Njëri nga ne kishte hipur mbi një pirg prej 112 të vrarësh, por arriti të mbulohej mes kufomave; serbët më pas i spërkatën me benzinë trupat e pajetë dhe u vunë flakën.

Filmimet e kamerës amatore të Melaim Ballanicës

Kanali televiziv BBC ishte i pari që transmetoi pamjet e masakrës të forcave serbe, e cila shkaktoi mbi 100 të vdekur, dëshmi kjo e të shpëtuarit Melaim Bellanica, që e filmoi ngjarjen me një kamerë amatore. Vetëm nga pamjet e xhiruara dallohen qartë 26 kufoma; ka atje trupa të zhytur në pellgje gjaku e me pamje të rënda. 2 të rinj janë filmuar të shtrirë, pranë njeri-tjetrit në një banesë të rrënuar. 4 meshkuj, njëri prej të cilëve adoleshent, janë shtrirë brenda një hendeku dhe kanë mbetur të pambuluar.

Një skenë tjetër e kameramanit amator tregon burra të vrarë në tokë, të rreshtuar pranë një fushe. Pamjet e filmimit japin mjaft të dhëna për krimin; shumë persona plumbin e kishin marrë nga afër, por kishte edhe të tjerë që ishin goditur nga larg.

 

24. Llapi e Turjaka, male të masakrave dhe të dëbimit të mbi 100 mijë banorëve

 

Transmetim i BBC

Forcat ushtarake e policore serbe kanë sulmuar gjatë këtyre 48 orëve të fundit në një numër të konsiderueshëm fshatrash në zonën e Llapit; ata sulmuan egër fshatrat Lluk, Turkish e Strëce, ku janë vendosur një numër i madh banorësh të ardhur të tmerruar nga Podujeva.

Ata kanë qëlluar mbi turmat duke lënë shumë të vrarë. Vështirë të gjesh një fshat ku të mos jenë vrarë njerëz apo që të mos ketë të vrarë. Tërbimi serb ndaj fshatrave bëhej më i madh ngaqë mendonin se këtu fshiheshin luftëtarët e UÇK-së.

Ndodhte që serbët, gjatë kontrollit të imtë, të hasnin edhe në luftëtarë çlirimtarë, por nuk bëhej fjalë që ata të kapeshin sepse do të luftonin deri në momentin e fundit. Asnjë luftëtar i UÇK-së nuk do të pranonte të binte në duart e pushtuesve dhe kur e shikonin që s’kishin asnjë mundësi shpëtimi, ata luftonin derisa vriteshin.

Forcat ajrore serbe kanë bombarduar gjithashtu një shkollë në Bajgore të Shalës, duke vrarë e plagosur mbi 20 vetë. Mbi një milion persona janë bllokuar brenda në Kosovë, kryesisht në pyje dhe në male për t’i shpëtuar terrorit dhe masakrave serbe.

Vetëm në malin e Turjakës dhe zonat përreth fshihen mbi 100 mijë kosovarë, të ndarë në grupe-grupe, nën kërcënimin e vazhdueshëm të shfarosjes etnike, të urisë dhe të ftohtit, të sëmundjeve dhe mungesës së mjeteve më të zakonshme për të mbajtur frymën gjallë; ata qëndrojnë në qiell të hapur dhe lëkunden mes jetës dhe vdekjes.

Shumë prej tyre kanë qenë dëshmitarë okularë të vrasjeve të pjestarëve të familjes, të paktën 42 vetë janë pushkatuar në malin e Pronocit.

 

25. Vrasje dhe përdhunime në Malishëvë

 

Tregon Feride Buçkaj nga Malisheva që ka humbur gjymën e familjes

 

Mezi kemi mundur të shpëtojmë fëmijët. Burrat dhe meshkujt e rinj i vranë serbët para syve tanë. Nga një familje e madhe që kemi qenë, tani kemi mbetur vetëm 3 gra dhe fëmijët. Dy nga djemtë më të rritur i kam luftëtarë të UÇK-së. Na ky shkak kanë mësyrë në shtëpi forcat serbe, nuk patëm kohë të shkonim në katin përdhes ku kemi edhe një kalim të nëndheshëm.

Një drejtues i serbëve ka ndarë meshkujt nga femrat dhe burrat i ka nxjerrë në oborr. Nusen e vëllait më të vogël e kanë tërhequr zvarrë, e futën në një makinë dhe nuk dimë se çfarë u bë me të. Burrin e saj e mbanin të lidhur dhe me një thikë në fyt. Kur ai desh të kundërshtonte e therën në vend.

3 burra të tjerë që mbetën i lidhën dhe i mbështetën pas murit. Na kërkonin para dhe sende me vlerë, na i morën ato dhe pastaj masakruan burrat.

7 ushtarë serbë i qëlluan me automatikë dhe nuk na lanë që t’i fusnim në varr; ikëm të lemerisur nga tmerri.

Selime Zeraj, 68-vjeçare nga Gjakova

Serbët u sollën në Gjakovë si të çmendur; kanë vrarë sa u hante dora. Gjëmën më të madhe ua kanë bërë vajzave dhe nuseve të reja. Në lagjen tonë i vunë flakën shtëpive, shkretuan gjithçka dhe pastaj iu drejtuan vajzave.

Ato i merrnin me forcë dhe i përdhunonin në katin e dytë të një banese. Disa vajza i kanë përdhunuar edhe para syve të prindërve dhe të afërmve të tyre.

Shykri Bernaci nga Drenica

Bodrumin ku ishim strehuar e prishën serbët me tank sepse e dinin që atje kishte shumë të strehuar. Ne bëheshin mbi 50 banorë, por vetëm 17 prej tyre kemi munduar të largoheshim nga një tunel i fshehtë, të tjerët u varrosën nga pesha e tankeve.

Xhevat Krasniqi nga Drenica

Kemi parë me sytë tanë eshtra njerëzish e kufoma të djegura që janë hedhur pastaj në përrej dhe buzë lumenjve. Edhe rrugës kemi parë njerëz të sakatuar e të lënë mbi tokë; kemi parë edhe 2 të rinj me koka të prera.

Haki Bërdeshi nga Drenica

Familjen fqinjë me ne e masakruan disa paramilitarë serbë. Të 5 burrat e familjes Haxhiaj, nga fshati Drenicë, i kanë pushkatuar serbët dhe i kanë vënë flakën shtëpisë; gratë dhe fëmijët i morën me një kamion dhe nuk dimë se çfarë u bë më tej. Terror dhe reprezalje u bë edhe në disa familje të tjera të Drenicës.

Hajri Pirota nga Peja

Në dalje të Gjakovës hasëm në një fabrikë të braktisur e të rrënuar si moçal; atje pamë të ekzekutuar rreth 20 persona. Tre ose katër vetë ishin fëmijë 12-vjeçarë, por kishte edhe gra e pleq të vrarë. Gjatë rrugës kemi parë rreth 300 burra e djem të veçuar dhe trefishin e tyre nga krahu tjetër me gra e fëmijë. Serbët kërkonin që ata të ngrenin tre gishta lart, por askush nuk e bënte simbolin serb. Në këtë kohë ata vrisnin disa nga burrat. Kemi parë edhe një xhami të djegur në Krushë të Madhe, e kishin mbushur atë me meshkuj dhe i kishin vënë zjarrin.

Zenel Xhemaliaj, fshati Celinë, komuna Rahovec

Ishte ditë e enjte kur filloi ofensiva, jemi larguar pothuaj të gjithë dhe jemi strehuar në mal. Shihnim me dhimbje shtëpitë tona që digjeshin nga flakët. Pas 5 ditësh ia behën serbët dhe na rrethuan aty ku ishim strehuar. Kush tentoi të largohej ata e vrisnin menjëherë. Gratë dhe vajzat i nisën për në Prizren, ndërsa ne burrave na thanë se do të na pushkatonin. Dhe kështu bënin, vrisnin herë pas here 3-4 vetë nga meshkujt. Një gruaje i rrëmbyen foshnjen 6-muajshe nga gjiri dhe e goditën me kondak pushke. Fëmija mbeti në mes të rrugës, ndërsa nëna e saj vazhdonte të klithte nga dhimbja.

Mehmet A. nga Krusha e Vogël

Të enjten e 25 marsit, një divizion i armatës së ushtrisë jugosllave dhe agjentë të policisë serbe kanë rrethuar fshatin, një pjesë prej nesh, rreth 300 persona kemi mundur të largohemi në mal. Në të njëjtin fshat banonin edhe disa familje serbe, por ato nuk u prekën. Një ditë më pas serbët na zbuluan e na detyruan të zbrisnim sërish në fshat, ishim 108 burra dhe 2 djem 13-vjeçarë. Na morën paratë e dokumentat dhe na mbyllën në një banesë që ende nuk ishte përfshirë nga flakët. Serbët më aktivë kishin vënë kapuçë të zinj në kokë; ata na gërthisnin, na shanin, na fyenin e na provokonin.  Më pas u shfaqën në hyrje të dhomave dhe filluan të shtinin me armë automatike. Në breshërinë e parë unë rashë përtokë dhe mbi shpinën time u këputën një mori trupash pa jetë. Pas mbarimit të batareve, serbët hodhën benzinë dhe u vunë flakën kufomave. Munda të largohem mes flakëve, ndërsa dëgjoja klithma e britma të atyre që ishin plagosur dhe nuk mund të lëviznin dot.

Hasan Berisha, 47-vjeçar nga Suhareka

Ka më shumë se dy varre masive, me dhjetra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Suharekë nga forcat ushtarake serbe. Në periferi të qytetit janë dy groposje të mëdha. 40 meshkuj të Suharekës, që po largoheshin nga ofensiva serbe, kanë gjetur vdekjen pas kapjes së tyre.

 

26. Të masakruarit në Krushë të Madhe

 

Tregon Afrim Duraku, 32-vjeçar, babai i 3 fëmijëve

Shtëpia ime ndodhet në pjesën e epërme të Krushës së Madhe, fshat me 5 mijë banorë në krahinën e Rahovecit. Që andej unë mund të shihja gjithçka kryenin forcat serbe mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare.

Ata dogjën e shkatërruan gjithkrejt, vranë mbi 200 vetë, ndërsa 19 prej tyre i dogjën brenda banesave të veta. Edhe në Nagavë u përsërit e njëjta skenë makabre, u rrethuan në fshat mbi 250 shqiptarë dhe u bombarduan nga forcat ajrore në 1 prill.

Mbi 35 veta gjetën vdekjen nga gjylet e bombardimeve serbe. Ja disa nga shqiptarët e masakruar:

  1. Farudin Hoti, 42 vjeç
  2. Petrit Durak Hoti, 18 vjeç
  3. Sali Durak Hoti, 22 vjeç
  4. Zejnulla Adem Hoti, 50 vjeç
  5. Isak Zejnulla Hoti, 21 vjeç
  6. Kujtim Emërllah Hoti, 22 vjeç
  7. Baki Emërllah Hoti, 20 vjeç
  8. Florian Emërllah Hoti, 20 vjeç
  9. Kreshnik Farudin Hoti, 15 vjeç
  10. Valon Beq Hoti, 19 vjeç
  11. Xhemal Xhavit Hoti, 34 vjeç
  12. Asllan Nezir Hoti, 47 vjeç
  13. Fari Lah Hoti, 32 vjeç
  14. Plakë Halil Hoti, 30 vjeç
  15. Bekim Ymer Hoti, 30 vjeç
  16. Bashkëshortja e Bekim Hotit
  17. Refki Tafë Hoti, 57 vjeç
  18. Beq Imer Hoti, 20 vjeç
  19. Feim Sef Hoti, 24 vjeç
  20. Hasan Nexhat Hoti, 25 vjeç
  21. Imer Halim Hoti, 30 vjeç
  22. Ramadan Sahit Hoti, 50 vjeç
  23. Bajram Ali Hoti, 32 vjeç
  24. Azem Zejnullahu, 22 vjeç
  25. Hazer Bajrush Shala, 25 vjeç
  26. Selman Shala, 77 vjeç
  27. Ali Selim Duraku, 50 vjeç
  28. Habib Latif Duraku, 60 vjeç
  29. Ismet Jemin Duraku, 55 vjeç
  30. Islam Jemin Duraku, 56 vjeç
  31. Agim Rremë Duraku, 49 vjeç
  32. Bajram Ali Duraku, 31 vjeç
  33. Shaban Rasim Duraku, 50 vjeç
  34. Eqerem Jemin Duraku, 51 vjeç
  35. Rrem Jemin Duraku, 70 vjeç
  36. Jeton Abdyl Duraku, 18 vjeç
  37. Sali Sadik Nalli, 24 vjeç
  38. Blerina Bajram Nalli, 23 vjeç
  39. Ramadan Dudë Sadiku, 34 vjeç
  40. Halise Veli Krasnqi, 75 vjeç
  41. Rustem Sadri Reshiti, 70 vjeç
  42. Daim Tafë Bajrami, 60 vjeç
  43. Qamil Bajram Sejfullai, 54 vjeç
  44. Faredin Dine, 33 vjeç
  45. Fillim Seladine Dine, 31 vjeç
  46. Xhavit Mahmuti, 30 vjeç
  47. Blerina Beqiri, 25 vjeç
  48. Tahir Skënder Beqiri, 37 vjeç
  49. Arlinda Malësori, 22 vjeç
  50. Nurije Sali Dana, 60 vjeç
  51. Agron Morina, 16 vjeç
  52. Myftar Zeqiri me 5 familjarë
  53. Sanije Zeqiri, 55 vjeç
  54. Bajram Zeqiri, 30 vjec
  55. Gruaja e Bajram Zeqirit
  56. Vajza e Bajram Zeqirit
  57. Sebahete Zeqiri, 35 vjeç
  58. Valon Zeqiri, 13 vjeç
  59. Bledar Zeqiri, 9 vjeç
  60. Albulena Zeqiri, 9 vjeç
  61. Alma Zeqiri, 1 vjeç
  62. Altin Zeqiri, 7 vjeç
  63. Alban Zeqiri, 5 vjeç
  64. Suzana Beqiri, 21 vjeç
  65. Një vajzë 13 vjeç
  66. Tre fëmijë romë me mbiemrin Saliu
  67. Mentor Hasan Shala, 27 vjeç
  68. Sami Sadik Nalli, 28 vjeç
  69. Rexhep Nalli, 32 vjeç
  70. Milaim Kamber Gashi, 29 vjeç
  71. Bislim Rasim Qerimi, 26 vjeç
  72. Selim Can Bajrami, 65 vjeç
  73. Osman Hasan Sejfullai, 53 vjeç
  74. Milaim Qemal Ramadani, 34 vjeç
  75. Gruaja e Mehmet Bicrës, 39 vjeç
  76. Zenel Bajrami, 40 vjeç
  77. Afrim Opterusha, 24 vjeç.

 

27. Të masakruarit në Drenicë dhe Izbicë

 

Dokument i agjencisë ‘Kosova press’

 Agjencia e shtypit e UÇK-së, “Kosova press” publikoi në fillim të javës së parë të prillit në Bruksel disa lista me 178 emra njerëzish, të ekzekutuar nga ushtarakët serbë në fshtatrat e Izvicë, Runikut, Kllodernicit dhe Turiqevc të Drenicës. Lista e parë përmban 126 emra të ekzekutuar në Izvicë, trupa e tyre të pajetë janë zbuluar ditën e shtunë.

Njerëzit ishin ndarë në katër grupe prej 3-40 vetësh dhe janë pushkatuar po nga 4 grupe ushtarakësh, të zgjedhur nga eprorët serbë. Një listë tjetër publikon 52 të vrarë në fshatrat e Runikut, Kllodernicit dhe Turiqevës. Dy fëmijë 12-14 vjeç, shumë të rinj dhe femra numërohen në mesin e të ekzekutuarve.

Të vrarë në zonën e Drenicës:

 

Izbicë

  1. Idriz Xhemajli
  2. Halit Rama
  3. Hetem Osmani
  4. Enver Bajraj, 32 vjeç
  5. Bajram Bajraj, 72 vjeç
  6. Sami Bajraj, 19 vjeç
  7. Muharrem Osmani
  8. Rabishe Osmani, 62 vjeç
  9. Muhamet Bërhami
  10. Demush Bërhami
  11. Muhamet Kadriu
  12. Shaban Rexhepi
  13. Mehmet Aliu, 64 vjeç
  14. Zaim Bajrami

 

Burojë

  1. Avdulla Duraku
  2. Dibran Duraku
  3. Sokol Duraku
  4. Bel Duraku
  5. Rexh Duraku
  6. Tahir Zeka
  7. Melaim Zeka
  8. Isuf Shala
  9. Halit Begani
  10. Hajriz Shala
  11. Isuf Shala
  12. Hamit Thaçi
  13. Dibran Thaçi
  14. Ramë Thaçi
  15. Hamit Ibrahimi
  16. Asllan Areva
  17. Islam Haliti
  18. Besart Hajra
  19. Qazim Bajrami, 67 vjeç
  20. Azem Shabani
  21. Zeqir Kelemendi
  22. Salih Shala
  23. Metush Qelaj
  24. Smajl Qelaj
  25. Muj Shala
  26. Ali Draga

 

Tërnovë

  1. Brahim Bajra, 79 vjeç
  2. Iliaz Bajra, 70 vjeç
  3. Fazli Bajra, 62 vjeç
  4. Asllan Bajra
  5. Kajtaz Kajtazi

 

Vojnik

  1. Hamdi Demaj
  2. Gani Demaj
  3. Deli Krasniqi
  4. Ram Kotorri
  5. Fejzi Hoxha
  6. Muhamet Hoti
  7. Hajzër Gashi
  8. Beqir Draga
  9. Mustafë Sejdiu
  10. Mustafë Muja
  11. Zaim Bajrami
  12. Rrahim Krasniqi
  13. Florim Krasniqi
  14. Jetullah Kelemndi
  15. Bajram Neziri
  16. Rahim Tahiri

 

Jashanicë

  1. Rifat Hoti
  2. Qerim Hoti
  3. Rustem Hoti
  4. Hazir Hoti
  5. Tahir Hoti
  6. Zeqir Shpati
  7. Hajdar Bajraktari
  8. Hamza Qupeva
  9. Qerime Mula

 

Leqin

  1. Iliaz Dervishi
  2. Rexh Qelaj
  3. Ismet Draga
  4. Hajriz Draga
  5. Zymer Shala
  6. Cen Draga
  7. Zade Draga
  8. Sadik Hoti
  9. Ajet Beqiri

 

Kllodernicë

  1. Driton Mulaj
  2. Abedin Mulaj
  3. Man Mulaj
  4. Sheremet Mulaj
  5. Miradije Mulaj
  6. Shaban Mulaj
  7. Zekiri Mulaj
  8. Ismete Smakaj
  9. Halime Smakaj
  10. Fegjri Gashi
  11. Nazmi Osmani
  12. Muj Shala
  13. Murat Draga
  14. Rustem Draga
  15. Sofie Draga
  16. Halim Shala
  17. Isuf Shala
  18. Haxhi Beka
  19. Sala Beka
  20. Ramadan Beka
  21. Vajzë e familjes Beka
  22. Vajzë e familjes Beka
  23. Xhemail Beka
  24. Xhevat Osmani
  25. Ahmet Osmani
  26. Smajl Qelaj
  27. Sali Dervishi
  28. Shaban Osmani
  29. Naim Kajtazi
  30. Bajram Hasani
  31. Kadri Hasani

 

Runik

  1. Islam Myftari
  2. Mexhit Myftari
  3. Rifat Myftari
  4. Rahman Myftari
  5. Rustem Myftari
  6. Emine Latifi
  7. Hivzi Çitaku
  8. Tahir Hajrizi
  9. Idriz Fejdiu

 

Vitak

  1. Isuf Mulaj
  2. Zeqir Mulaj
  3. Vajzë e fisit Mulaj
  4. Shyqyri Mulaj
  5. Osman Mulaj
  6. Osman Spahiu
  7. Ismet Spahiu
  8. Fetah Spahiu
  9. Valdete Spahiu
  10. Murat Topalli

 

Fshatra të tjerë

  1. Bajram Dervishi, Kastriot
  2. Mustafë Hyseni, Kastriot
  3. Kamer Spahiu, Kastriot
  4. Hatmane Osmani, Kastriot
  5. Hamdi Doqi, Kërnic
  6. Qerima Hajra, Rakinic
  7. Osman Dajaku, Rakinic
  8. Zenel Hoti, Pluzhin
  9. Halit Hajdari, Pluzhin
  10. Qazim Xhemali, Likoc
  11. Lah Fetahu, Turiec
  12. Jetullah Thaçi, Ozdrim
  13. Sahit Duka, Ozdrim
  14. Halit Muslia, Klinë
  15. Iliaz Muslia, Klinë
  16. Shefqet Hoti, Morinë
  17. Vehbi Hoti, Morinë
  18. Sabit Qollopeku, Shtupek
  19. Ram Syla, Shtupel
  20. Bislim Bajraktari, Resnik
  21. Ramadan Raci, Jelloc
  22. Musli Doqi, Grapc
  23. Zenel Veliqi, Polac
  24. Hysni Musa, Prekaz
  25. Mehmet Aliu, Rezall
  26. Hasan Mustafa, Obri

Në këto fshatra janë gjetur edhe mjaft të plagosur.

 

28. Serbët të rrëmbejnë fëmijët po nuk u dhe para

 

Barbaria serbe nuk ka kursyer as jetën e fëmijëve të mitur, duke i përdorur si mjet presioni ndaj prindërve që të jepnin gjithçka nga pasuria e tyre. Mësuesja 25-vjeçare, zonja Gashi nga komuna e Malishevës rrëfen historitë e trishtueshme me ushtarakët serbë

 

Meshkujt e familjes na kanë mbetur në Kosovë. Pasi na kanë nxjerrë me dhunë nga shtëpitë, ushtarët serbë na morën dhe na grumbulluan në fshatin Guri i Bardhë. Aty na veçuan nga djemtë e burrat, kryesisht të moshës 18-55 vjeç. Atë natë kemi fjetur në oborret e shtëpive, nën reshjet e shiut, suferinës dhe baltës.

Të nesërmen na nisën për në Malishevë. Ishim gati 25 mijë vetë, pa ngrënë e pa pirë dhe pa mundur të kryejmë asnjë lëvizje. Serbët na tërhoqën zvarrë dhe na hipën në disa autobuzë. Pikërisht në këtë moment kanë ndarë edhe nënat nga fëmijët e mitur. Një vajzë 11 vjeç e vranë para nesh; e kemi parë kur e kanë varrosur shumë afër grumbullit me kufoma.

Gjatë rrugës nga Guri i Bardhë deri në Malishevë kemi ndeshur në dhjetë postblloqe serbe, ushtarë dhe civilë që na kontrollonin fije e për pre, na fyenin e na provokonin dhe kërkonin një shkak të vogël për t’u hakmarrë. Na kanë vënë thikat në fyt dhe na kërkonin para ose sende me vlerë. Po të mos kishte çfarë t’u jepje, ata të ekzekutonin ose të çnderonin para të gjithëve; më e tmerrshme ishte provokimi që bënin me fëmijë duke u cikatur thikat në fytyrë ose në qafë.

Gjatë ecjes kemi parë dhe një autobus me njerëz që ishte përfshirë nga flakët. Ndalën edhe autobuzin tonë që ta shikonim këtë ngjarje rrënqethëse. Edhe në qafë të Morinës na ndaluan prapë dhe na morën secilit markat që na kishin mbetur.

Dashurie Symetaj, fshati Piskotë

Në Gjakova kanë bërë krimet edhe ushtarakët serbë, por edhe çetnikët e paraushtarakët. Pasi i kanë nxjerrë njerëzit me dhunë nga shtëpitë dhe pasi i kanë djegur ato, kanë filluar masakrimin e burrave e të djemve. Fillimisht kanë pushkatuar të gjithë mjekët e spitalit “Isak Rrezaj” që u mbush me kufoma dhe të plagosur. Pas tyre kanë vrarë të gjithë intelektualët dhe personat që angazhoheshin në parti ose organizata politike.

Fatime Hyseni nga Gjakova

Njërin vëlla e kam luftëtar të UÇK-së që prej 10 muajsh. Po të mos kishte qenë edhe ky formacion ushtarak i luftëtarëve në mbrojtjen tonë, ne do të kishim vdekur me gjithsej. Deri tani forcat serbe nuk kanë mundur të hyjnë në qytet, por në fshatrat përreth kanë bërë kërdinë në të vrarë dhe djegien e shtëpive.

Ushtarakët serbë rrinin si të tulatur gjatë bombardimeve ajrore të NATO-s, por sa përfundonin ato ia fillonin me tërbim reprezaljeve nga të gjitha anët. Ushtarët e paramilitarët serbë granatonin, digjnin dhe vrisnin këdo që u dilte përpara.

Fahrije Haliti nga Gjakova

Në lagjen tonë erdhën fillimisht 15 policë dhe u vendosën në një banesë përballë shtëpisë sime. Siç duket ata nuk e njihnin mirë terrenin sepse më pas erdhën forca të shumta ushtarake që hynë me forcë dhe i nxorrën njerëzit përjashta me dhunë. Në shtëpi lashë vjehrrin në moshën 84 vjeç. Banesat tona u dogjën krejt.

Florije Gashi, fshati Sterkë

Ushtarakët serbë bënë një masakër të vërtetë në Turjak, kanë nxjerrë njerëzit nga shtëpitë, kanë vjedhur e plaçkitur çfarë kanë mundur dhe i kanë kthyer ato në gërmadha; kanë shkuar në plumb mbi 42 vetë dhe i hodhën në një varr masiv.

Abdyl Hamiti, 62 vjeç

Ishim në gjumë kur fare pranë shtëpisë ranë breshëri automatiku. Hapa derën dhe u përballa me ushtarë e policë serbë. Ultimatumi i tyre ishte që për 5 minuta ne të zhdukeshim nga banesat tona. Sa jemi larguar 50 hapa, shtëpitë tona u përfshinë nga flakët.

Në errësirë nuk munda t’i dalloj të gjithë pjestarët e familjes që dolën me mua ose ishin brenda, por ende e kam në vesh britmën e djalit tim, Amanetit që u shkrumbua bashkë me nusen.

Hysen Hysenaj, 52 vjeç, fshati Strelci i Epërm

Njerëzit e Arkanit dhe Shehselit ishin tepër gjakësorë ndaj nesh, ata kryenin çdo krim apo masakër me gjakftohtësi dhe nuk ngurronin të thirrnin me mburrje emrat e dy shovinistëve. I kam parë vetë kur i vunë zjarrin një komshiut tim dhe i dogjën të gjithë pjestarët e familjes. Krejt një fshat shqiptar e dogjën dhe pushkatuan të gjithë përkrahësit e UÇK-së.

Gjyle Ramadani nga Prizreni

Nuk qajmë dot se lotët na janë tharë për burrat dhe djemtë tanë. Unë nuk e di se ku janë Murati, Selaudini, Sahiti, Afrimi, Selimi e Bajrami; ndoshta serbët i kanë vrarë si shumë meshkuj të tjerë.

Merita Kryeziu nga Prizreni

Shikoni po deshët trupin tim, për të mësuar për masakrat dhe dhunimet serbe. Pesë pjestarë të familjes i kemi lënë atje, në mëshirën e fatit. Babai im, Sadriu ka mbetur pa një sy sepse ia kanë nxjerrë çetnikët serbë.

 

  1. Dyzet dëshmi në prokurorinë e Durrësit

 

Mijëra banorë nga Kosova që kanë bujtur në qytetin e Durrësit kanë filluar të dëshmojnë para organit të prokurorisë rreth masakrave serbe: në Rahovec natyra e krimeve ishte djegje shtëpish, plaçkitje biznesesh dhe pushkatim burrash, në Gjakovë vriteshin njerëz të pafajshëm, grabiteshin automjete, përdhunoheshin gratë dhe ekzekuto-heshin intelektualët.

…Në një operacion para dy javësh, serbët mblodhën 10 familje që kishin pjestarë në radhët e luftëtarëve të UÇK-së dhe i kanë mbyllur në një magazinë. Më pas magazina është bombarduar me njerëzit brenda dhe ata kanë mbetur të vdekur të gjithë.

… Serbët ndaluan një çift nga Peja dhe i rrëmbyen vogëlueshin që nuk i kishte mbushur 6 ditë dhe e kanë zhytur për minuta të tëra në një pellg me ujë të ftohtë. Pas pak fëmija ka vdekur.

… Mijëra kosovarë mbajnë në kujtesën e tyre krime e masakra nga më të patreguarat, për të cilat mund të dëshmojnë kudo, madje edhe në gjykatën e Hagës.

 

 30. Granatimi i Nagovecit

 

Dy rrëfime nga fshati Nagovec

“Në mesnatën e 1 prillit, bombardimet serbe kanë shkatërruar të gjithë fshatin Nagovec si dhe zunë brenda gjithë familjen e Sekajdin Cerkin Gashit ku ndodheshin rreth 30 vetë, kryesisht pjestarë të familjes dhe të disa miqve të strehuar përkohësisht atje.

Fillimisht granatimet kanë rënë në banesat e Dalip e Sinan Gashit, ku vdiq plaku i shtëpisë Sinan Gashi dhe janë plagosur të tjerë. Kemi qenë të gjithë në gjumë dhe gjithçka është transformuar në një tmerr të vërtetë. Më të lebetitur ishin fëmijët, që pësuan edhe plagosje nga ciflat e granatave. Unë u dëmtova në kokë e në shpatull dhe sakaq më mbuloi gjaku”, thotë Ahmet Rushiti, 42 vjeç.

“Kunati im Ismet Gashi fjeti tri netë bashkë me kufomat e shtëpisë dhe tashmë është shtruar në spitalin psikiatrik”, thotë Arife Gashi nga Suhareka.

 

31. Masakrimi i njëzet mësuesve

 

Flet Hajrulla Kabashi, fshati Opterush, Rahovec

Milicia serbe ka masakruar 20 mësues para nxënësve të tyre, ndër ta edhe dy kolegët e mi, Lule Gashi dhe Refki Rexhaj. Ata nuk kursyen as 5 nxënësit e mi, dy prej të cilave ishin motrat e mësueses Lule Gashi. Rreth orës 5 të mëngjesit, forcat serbe të Arkanit e Sheshelit vranë 47 persona, duke u larguar në drejtim të fshatit Manush të komunës së Prizrenit. Këto forca grumbulluan dhe banorët e fshatit Leshan dhe Tërnie. I mblodhën në oborrin e shkollës duke i veçuar burrat nga gratë, ndërsa pushkatuan ata që mbetën te pragu i shtëpive.

Robërit shqiptarë i mbajtën 5 orë para tytave të mitralozëve duke i kërcënuar e sharë. Pamjen më të tmerrshme e pashë me nxënësen time, Berisha Gashi që ishte masakruar me nënë dhe dy motrat e saj.

Kasaphanë njerëzore

Nga Kosova vijnë çdo ditë fakte e dëshmi ngjethëse të masakrave çnjerëzore të policisë dhe ushtrisë serbe. Burra, gra, fëmijë e të moshuar janë vrarë dhe kufomat e tyre janë djegur me benzinë.

Lista civilësh të pambrojtur, të vrarë në mënyrë kolektive, terror e djegie e njerëzve, therje e foshjave, dëbime masive nga trojet e veta, grabitje e pasurive dhe shkretëtira e zhuritje të fshatrave e qyteteve. Çdo njeri, çdo fshat, çdo komunë, çdo qytet, çdo institucion, çdo vatër shqiptare arshivon vrasje, masakra, përdhunime, grabitje…

E vrasin dhe i djegin kufomën

“Ishim duke u strehuar në bodrum kur na erdhën 3 ushtarë me maska, që i shoqërone një civil serb nga Peja. Jemi njerëzit e Arkanit, na thanë dhe morën dy djemtë e mi, Besnikun dhe Bashkimin.

Na grabitën florinjtë dhe unazat, markat dhe dokumentat e makinës së bashkëshortit. Pak më vonë vranë Bashkimin, ndërsa Besnikun e futën në shtëpinë e fqinjit, Isuf Mulaj dhe i vunë flakën banesës. Më pas doli gjithë lagjia, ndërsa forcat e Arkanit qëllonin dhe na trembnin me tytat e armëve”, tregon Mereme Lokaj, 55 vjeç.

Flet Bendoneta Shala, 23 vjeçare

Burri im Besniku bëri fjalë me serbët që vrisnin njerëz të pafajshëm dhe ata e zhveshën dhe i vodhën çfarë kishte. I afruan edhe motrën e tij dhe  e provokuan, edhe asaj i morën sendet e çmuara.

Më pas grumbulluan banorët e fshatit te pallati i sportit dhe u vunë flakën banesave. Disa shqiptarë i vrisnin para shtëpive të tyre, ndërsa të tjerë duke i tërhequr nga grumbulli i njerëzve.

 

32. Plumba në gojët e foshnjave

 

Flet Dëfrim Rizvanolli, kreu i Sindikatave të Pavarura, Gjakovë

Në Gjakovë serbët qëllonin me çdo lloj armatimi. Rrugët ishin të shkreta, dyqanet ishin të plaçkitura nga çetnikët e milicia dhe pastaj u vihej zjarri. Në qytet kam lënë qindra të vrarë e të masakruar, një pjesë prej tyre janë edhe të pavarrosur. Ka edhe të vrarë nga bombardimet që i kanë zënë banesat brenda.

Tek fisi Shala janë lidhur me zinxhirë nga serbët 8 persona dhe janë djegur në shtëpitë e tyre. Jo vetëm ushtarët e policët, por edhe civilët serbë silleshin kryq e tërthor qytetit. Numri i të dëbuarve nga Gjakova nuk është 105 mijë njerëz, por më shumë. Qyteti tashmë është kthyer në një fantazmë ku nuk lëviz këmbë njeriu. Nuk dihet se sa ka vrarë dora serbe gjatë rrugës; edhe në bjeshkë ngjiteshin çetnikët dhe civilët e maskuar dhe kryenin masakra.

Daut Hoti, 76-vjeçar

Të vrarë në Krushë nuk janë 100 mijë, por dhjetë herë më shumë. Tanket, artilieria, policia, paramilitarët dhe ushtria kanë zaptuar gjithë fshatin në orën 4 të mëngjesit. Banonim në atë katund më shumë se 6 mijë frymë dhe ka mundur të shpëtojnë më pak se gjysma. Unë ika me 3 vëllezërit duke i shpëtuar kasaphanës. Kam në shpinë një plagë automatiku, por djali më ka mbetur atje, ndoshta është djegur bashkë me fshatin. 19 persona nga familja Hoti tani nuk jetojnë më. Bashkëfshatari Zejnulla është vrarë me gjithë djalin e tij, Isakun. Kanë prerë edhe foshnjet në djep dhe në qendër të fshatit i kanë masakrurar. Ka shumë familje të masakruara që e kalojnë numrin pesëmbëdhjetë. Policët serbë edhe me benzinë i kanë djegur burrat e djemtë; plumbin në gojë ua kanë derdhur foshnjeve, nuseve të reja e gocave.

Florim Duraku, 16-vjeçar

Kudo që na ka shkelur këmba, flakë kemi gjetur; kudo që kemi ikur flakë kemi lënë. Ne shpëtuam gjallë pasi serbët na dhanë 5 minuta kohë për të lënë fshatin. Edhe nga ata që iu bindën këtij urdhëri, prapë u morën nga serbët dhe u vranë.

Sinan Duraku, 73 vjeçar

Shumë masakra nuk i kemi parë me sytë tanë, por i kemi dëgjuar nga të njohurit. Sa ndalonim diku merrnim vesh se ishin vrarë të afërmit e familjes e farefisit. Kush ka mbetur nga Durakët janë vrarë nga serbët në kohën që kanë hyrë në fshat. Të paktën 10 prej tyre janë deklaruar të humbur, por mund të ketë edhe më shumë. Kur kaluam në Rugovë, që është afër fshatin tonë, ushtria serbe nuk kishte hyrë. Sa i jemi ngjitur malit kemi parë fshatin dhe zonën të përfshirë nga flakët. Ecnim nëpër bjeshkë duke iu ruajtur bombardimeve dhe të shtënave me armë.

 

33. Grabitet zyra e OSBE dhe krime të tjera

 

Përballë stacionit policor në rrugën e Reshtanit, një grup policësh kanë hyrë në shtëpinë e Vesel Berishës, ku ka qenë e vendosur zyra e OSBE-së dhe kanë grabitur 13 mijë marka e sende të tjera.

Pasi kanë mbaruar grabitjen, civili serb Zoran Llaziç ka hedhur bombë te shtëpia ku mbetën të vrarë edhe disa fëmijë. Një fëmijë që mbeti gjallë, Zorani e qëlloi me pistoletë. Gjithashtu serbët kanë pushkatuar edhe 3-4 burra të kësaj shtëpie, kufomat i kanë ngarkuar në kamion dhe i kanë transportuar për në Prizren.

Një vajzë me emrin Valbona tregon tmerret e serbëve

Para shitores ‘Ballkan’, persona të paidentifikuar, ndoshta edhe shqiptarë, kanë vrarë një civil serb, çka shërbeu si shkak për nisjen e ofensivës së madhe serbe dhe për masakrimin e njerëzve të pafajshëm. Në fillim kanë djegur shtëpinë e Shefki Kuqit dhe kanë ekzekutuar me pistoletë pa zhurmë Xhemali Morinën si dhe 2 persona të tjerë që banonin në Suharekë.

Një kriminel i UDB-së, Mirosllav Mishkoviç, bashkë me 2 serbë nga fshati Banjë dhe me mjekun Boban Vuksanoviç (kryetar i komunës së Suharekës dhe personi kryesor që ka drejtuar masakrat në këtë zonë), kanë hyrë nëpër shtëpi dhe kanë marrë me dhunë gra, fëmijë e pleq, i kanë lidhur dhe i kanë ndarë në tre grupe: te tregu i qytetit, te fusha e sportit dhe te shitorja ‘Ballkan’. Në prani të nënës së vet ata kanë vrarë pa asnjë droje Arlinda Ferhat Kuqin nga Suhareka.

Sahare Krasniqi nga Suhareka

Pasi na grabitën markat, automjetet dhe sendet me vlerë, burrat i kanë rrahur egërsisht dhe më pas i kanë pushkatuar. Tmerret nuk kanë të sosur në krahinat tona, maskra bënin të gjitha palët që ishin përfshirë në luftë nga ana serbe.

Në Suharekë ka mbi 200 të linçuar e të vrarë; trupat e pajetë nuk mund t’i marrë kush, por janë lënë ashtu për t’i ngrënë qentë. Paramilitarët serbë mua më kanë vrarë bashkëshortin Ruzhdi Krasniqi dhe kunatin Afrim Krasniqi. Në qytetin tonë në shënjestër kanë qenë biznesmenët dhe tregtarët e mesmë që i kanë plaçkitur e vjedhur e pastaj i kanë ekzekutuar; një fat të tillë pësuan edhe Marsel Shabani e Sahit Berisha.

Selim Spahiu, 62 vjeçar

Shpërngulja me forcë e shqiptarëve nga trojet e tyre, shoqëruar edhe krime shtazarake ndaj një popullsie të pambrojtur synon bashkimin në shtetin e Beogradit të serbëve të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë e Sllovenisë.

Regjimi i Beogradit, nëpërmjet një strategjie të përcaktuar qartë nga qarqe politike e financiare, para afro 8 muajsh ka fillluar shkatërrimin monetar të shtetasve që ndodheshin në juridiksionin e ish- Jugosllavisë. Strategja fillonte me shpërbërjen e bankave shtetërore dhe krijimin e atyre private, që ofronin përqindje të lartë interesi.

Në atë kohë të gjithë shtatasit jugosllavë u janë drejtuar këtyre bankave të dyta për të derdhur atje kursimet e veta. Kësaj strategjie nuk i shpëtuan as shtetasit e Kosovës që kanë shitur toka, bagëti e pasuri të tjera.

Shumë shqiptarë që jetonin përkohësisht në Gjermani, Zvicër, Norvegji, Danimarkë, Francë, Belgjikë, pra në të gjitha vendet perëndimore kanë tërhequr depozitat dhe i kanë derdhur në bankat private që kontrollohen vetëm nga serbët.

Fuat Asllani, 38-vjeçar nga Peja

Ka qenë mbrëmja e datës 26 janar kur forcat ushtarake dhe policët serbë u futën në fshat dhe vranë një pjesë të meshkujve nga 18 vjeç e lartë, por edhe gra e fëmijë. Të paktën 10 fëmijë i kam parë të vriteshin para syve të mi.

Ngjarja më tronditëse ka qenë ajo që ndodhi me një fëmijë 7-vjeçar, që kishte dy vëllëzër më të rritur me UÇK-në. Serbët e kishin marrë këtë informatë nëpërmjet hafijeve të tyre serbe, por edhe shqiptare dhe për këtë torturuan të gjithë familjen dhe vranë xhaxhain e tij. Më pas njëri prej serbëve, nxorri një thikë dhe i preu veshin fëmijës dhe e detyronte babain e vet që ta kafshonte.

 

 

 

 

 

Please follow and like us: