Ali Daci: Në Sanxhak shqiptarë mund të jenë vetëm të vdekurit, të gjallët jo?!
Në Sanxhak shqiptarë mund të jenë vetëm të vdekurit, të gjallët jo?!
E gjithë kjo sipas filozofisë shoviniste serbe dhe serbofileve tjerë.
Në konferencen e fundit për media, lideri i Sanxhakut Sulejman Uglanin ndër të tjera ka përmendur regjistrimin e popullsisë që do të jetë këtë vit në Sanxhak. Ai ka thënë se çdo njeri ka të drejtë të regjistrohet ashtu siç dëshiron ai. Pra, ai mund të deklarohet si boshnjak, shqiptar, mysliman e si të dëshiron ai. Kjo është e drejtë legjitime e çdo qytetari që jeton e vepron në Sanxhak. Duke iu referuar prononcimit të tij, mënjëherë kanë reaguar qarqet pro serbe në këtë krahinë duke shpifur e fyer Z. Uglanin se ai po punon për shqiptarizimin e boshnjakëve të Sanxhakut dhe menjëherë kanë futur në kornizë edhe Org. “Kosova për Sanxhakun” dhe prijësin e saj Z. Ismet Azizi duke e quajtur lobist pro shqiptarizmit në Sanxhak. Është e ditur botërisht se shqiptarët e Sanxhakut nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit vehten kanë guxuar ta ndjejnë shqiptarë vetëm në Kohën e Shqipnisë në vitet 1941- 1945. Se sa e egër ishte Serbia atëherë për banorët autoktonë shqiptarë të Sanxhakut na flasin faktet historike. Ashtu si në luftërat Ballkanike, në kohën e mbretërisë SKS e gjatë luftrave botërore, Luftës së Parë e të Dytë dhe sidomos pas pushtimit komunist, shqiptarit atje i është mohuar e edhe sot po i mohohet e drejta më elementare njerëzore, vet deklarimi kombëtar. Nuk janë pak vite, por edhe një shekull i tërë i shtypjes, asimilimit dhe shpërbërjës kombëtare të këtij populli krejtësisht të pambrojtur shqiptar atje. Vlen të thuhet se ‘Naçertanja’ e Çubrilloviqit nga pushtuesit serb është aplikuar më avansim mbi popullin e Sanxhakut në tërësi, si nga ana e asimilimit, e spastrimit etnik, e mohimit dhe ndalimit të gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare atje. Serbia e sotme atje ka instaluar mekanizmat shteterorë për zhbërjen totale të kësaj popullate më anën e emisarve të vet boshnjak të cilët janë tepër alergjikë në emrin e Shqiptarit, bile edhe më alergjikë se sa edhe vet urdhërdhënësit e tyre, serbët. Në raportet ndëshkuese dhe njësitet pushkatuese partizano- çetnike të vitit 1945 shkruhet, se janë pushkatuar këta shqiptarë nga fshati Orle, nga Vraçaku Uglla e vendet tjera e që mbiemrin kanë të bastarduar Zukurliq, Qodiq, pra kushërinjt apo të parët e myftiut famëkeq, sot nënkryetar i Daçiqit në parlamentin serb. Pra, ata mund të jenë shqiptar vetëm të vdekur e assesi shqiptarë të gjallë. Ky është vullneti serb sot e mot edhe për Sanxhakun. Shumë e neveritshme është të lexosh sot portalet pro serbe më kostum boshnjak që veprojnë në Sanxhak. Këta udhëheqës politikë anti shqiptarë nuk pushojnë së trumbetuari kundër Org. “Kosova për Sanxhakun” së kjo organizatë po punon në projektin “Fesi i gjelbërt” për shqiptarizimin e boshnjakëve të Sanxhakut, projekt ky pjellë e antishqiptarëve e pse jo edhe e anti boshnjakëve. Zotëri shqiptaret janë plis bardhë e as fes gjelbërt e as të zi, si ju që shpifni o faqezinjë. Çfarë idiotizmi i shfrenuar ndaj shqiptarëve të Sanxhakut në veçanti dhe e shqiptarëve në përgjithësi. Nuk do koment kjo punë. Serbët më dorën e zgjatur të tyre, në Sanxhak po fusin një frikë të pa parë tek qytetarët e Sanxhakut duke u futur frikë në palcë që në asnjë mënyrë mos të guxojnë të deklarohen së cilit komb i takojnë e assesi kombit shqiptar. Ndalimi i vet deklarimit për regjistrim në Sanxhak tejkalon të gjitha normat ligjore e njerzore. Boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut mund të deklarohen çka të dëshirojnë serbët dhe bashkëpunëtorët e tyre, vetëm atë çka ishin të parët e tyre, shqiptarë assesi, jo!… Megjithatë Nezir Shkrelin dhe shokët e tij nuk i trembin dot. Shovinizmi këtu ka brirë që çdo ditë e net vret ëndërrat e atyre që s’janë serb apo proserb.
Please follow and like us: