Unë jam ndjerë një nënë e gabuar
“Ndihesha e turpëruar të kthehesha në punë, të dilja për darkë me bashkëshortin tim, apo të shkoja nëparukeri për t’u kujdesur për veten. Shkova një herë tek parukierja dhe dëgjova atje një femër tjetër tëpëshpëriste: “Çfarë dreqin bën këtu Elena? Unë po të kisha djalin të sëmurë, do qëndroja në shtëpi”. Unëkthehesha në shtëpi dhe shkoja të lahesha për të hequr nga vetja gjithë “papastërtitë” e grumbulluara jashtë. I thoja vetes: “Ma shpife, çfarë je duke bërë?”. Nga inati i prishja edhe thonjtë e sapo rregulluar nëparukeri, sepse ndihesha keq që isha përkujdesur sadopak për veten time. Ato shikime, ato fjalë, tëkujtojnë se ka vetëm një vend ku duhet të qëndrosh: pranë djalit tënd që është duke u mjekuar. Ato shikime të ndalojnë të mendosh diçka tjetër, përveç sëmundjes.
Ka edhe diçka tjetër që të ndalon të rikthehesh të jetosh. Është ndjesia e fajit për fatin që ke pasur, sepse kam shumë mikesha që kam njohur në spital, edhe ato nëna si unë, por që nuk i kanë fëmijët e tyre. Kështu u mundova ta fshehja lumturinë time, por ato nëna më kanë thënë: “Nuk duhet të ndihesh e turpëruar” dhe është falë tyre, Valerias, Elenës dhe Valentinës, të cilat më qëndruan pranë, që unë u riktheva në jetë me emocionet e duhura dhe që tashmë ndihem më e lirë.
Sot jam mirënjohëse që meshkujt e mi, Giacomo dhe Bernardo, janë me mua, si dhe jam mirënjohëse qëkam marrë një nga mësimet më të vlefshme në jetë, të cilin dua ta ndaj me të gjitha femrat. Mos u ndjeni jo të pastra, mos u ndjeni në faj. Unë jam ndjerë një nënë e gabuar, por nuk dua të ndihem më kështu dhe nuk dua që as ju të ndiheni kështu. Mos kini frikë të riktheheni sërish në jetë”. – Elena Santarelli
Elena Santarelli është një modele e njohur italiane dhe djali i saj Giacomo vuante prej leuçemisë, por qëpas shumë seancash kimioterapie dhe radioterapie, ia doli ta mposhtte kancerin. Me fjalët e saj, ajo na tregon edhe një herë se sado probleme të kemi, sërish duhet të kujdesemi sadopak për veten tonë. Kur dikush është sëmurë në shtëpi, “sëmuret” gjithë shtëpia. Dhe nuk është aspak e nevojshme që me fjalët tona, t’ia vëmë dikujt në dukje se ku duhet të jetë në një moment të caktuar. Çdokush e di vendin ku duhet të jetë, nuk kemi pse t’ia kujtojmë ne dhe përballë vështirësive të jetës, nuk ka asnjë gabim të gjesh pak minuta për t’u kujdesur për veten.